Connect with Us

Cakir sërish protagonist, jep një penallti inekzistente në Gjermani-Rumani, VAR korigjon gabimin e arbitrit

Sport

Cakir sërish protagonist, jep një penallti inekzistente në Gjermani-Rumani, VAR korigjon gabimin e arbitrit

Publikuar

-

/

Fillimisht në Champions League, pastaj në kualifikueset e Kupës së Botës.Sigurisht nuk mund të thuhet se ky është momenti më i mirë në karrierën e tij për Cuneyt Cakir:arbitri turk, me një përvojë të gjatë në arbitrim.

Pas rastit Milan-Atletico Madrid, veçanërisht me kartonin e kuq për Kessie dhe penalltinë në fund për Atletico Madrid, këtë herë turku u bë protagonist por këtë herë me ekipet kombëtare.

Në ndeshjen Gjermani-Rumani, në minutën e 5-të, Cakir akordoi një penallti shumë të dyshimtë për Gjermaninë në kontaktin midis Burca-s dhe ëerner. Arbitri turk nuk kishte asnjë dyshim për vendimin e tij, pavarësisht faktit se kontakti dukej jo i qëllimtë. Këtë herë Var thërret gjyqtarin dhe ky i fundit pasi shikon pamjet anulon penalltinë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Eksperienca në Shqipëri, ndihmësi i Longos jehonë në Itali për Kukësin

Publikuar

-

Nga

Ndihmësi i Diego Longos te Kukësi, Amedeo di Late, ka dhënë një prononcim së fundmi për portalin italian “ivig.it”, ku ka folur rreth eksperiencës së tij në Shqipëri. Ai e konsideron si një përvojë shumë të rëndësishme krah Longos, ku iu deshën vetëm 90 sekonda për të pranuar ofertën e parë për të punuar jashtë Italisë.

“Unë po jetoj një eksperiencë të madhe së bashku me një teknik të madh si Diego Longo, ne kemi krijuar një grup të bashkuar në të cilin ka shumë kultura të ndryshme, por magjia e dhomës së zhveshjes, e cila është gjithmonë e njëjtë nga Kategoria e Tretë në nivelet më të larta, siguron që të gjitha dallimet të pranohen dhe të bashkohen së bashku nën flamurin e një qëllimi të vetëm. Qoftë fusha provinciale apo stadiumi i madh, janë vlerat ato që bëjnë gjithmonë diferencën.

Kjo është përvoja ime e parë jashtë vendit dhe m’u desh një minutë e gjysmë për të vendosur. Ka trena që kalojnë vetëm një herë në jetë dhe të jesh në gjendje të punosh krah për krah me një trajner të kalibrit të Diego Longos në top kategorinë shqiptare është vërtetë një nder dhe një kënaqësi”, u shpreh fillimisht Di Late. Më tej, ai është ndalur edhe te situata në futbollin shqiptar, si edhe te trajneri tjetër italian te Kukësi, pikërisht ai i portierëve, Andrea Kardinale.



“Stërvitjet janë shumë intensive. Ne përpiqemi të propozojmë një mentalitet të ri në lidhje me një kulturë futbolli të bazuar kryesisht në agresivitetin dhe fitimin e topave të dytë. Ne duam të propozojmë një futboll ku loja dhe propozimi janë në qendër, një identitet i qartë loje që do të vihet në praktikë pavarësisht kundërshtarit që takojmë. Pa harruar të rrisim veçoritë e lojtarëve që kemi. Ka sportistë interesantë dhe të rinj shumë të mirë.

Presidenti dhe e gjithë kompania janë shumë ambiciozë dhe nuk na bëjnë të humbasim asgjë. Kardinale është një person i bukur që e kam gjetur pas shumë vitesh, një profesionist serioz dhe kompetent. Aksidentet e bukura të jetës”, thotë ai. Në fund, Di Late ndalet edhe te jetesa në vendin tonë.

“Ndihem shumë rehat në Shqipëri. Tirana është një qytet që ofron shumë. Italianët shihen shumë mirë. Ka një afinitet të bukur mes dy popujve. Shqipëria është një komb me rritje të shpejtë: çdo metër ka një kantier në ndërtim. Është gjithashtu një vend me një identitet të madh futbollistik, me një stil luftëtar ashtu si heroi i tyre kombëtar”.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Reina po pëson një “thes” me gola, ndaj Sampit Strakosha titullar

Publikuar

-

Nga

Me 29 gola të pësuar, 4 vetëm në ndeshjen e fundit ndaj Udineses Lazio është mbrojtja më e tretë më e dobët e Serie A dhe portieri veteran Pepe Reina është vendosur në bankën e të akuzuarve.

Duke filluar që nga ndeshja e kësaj fundjave ndaj Sampdorias trajneri Maurizio Sarri mund të vendosë të ulë në stol portierin spanjoll për të rikthyer si portier titullar Thomas Strakoshën i cili në këtë edicion është aktivizuar vetëm në ndeshjet e Europa League.



Ish-portieri i Napolit dhe Milanit ndoshta ka nevojë për pak kohë pushim për të rigjetur veten ndërsa Strakosha është stërvitur mirë gjatë muajve të fundit dhe bëri paraqitje të kënaqshme edhe në dy ndeshjet e fundit me kombëtaren shqiptare ku ishte titullar.

Por edhe nëse rifiton vendin e titullarit te Lazio gjasat janë që Thomas Strakosha të largohet në fund të këtij sezoni nga Lazio kur i përfundon edhe kontrata me bardhekaltrit.

LEXO TE PLOTE

Sport

Fair Play Financiar/ Ndëshkohen 8 klube, nga gjobat deri tek përjashtimi

Publikuar

-

Nga

Tetë klube janë ndëshkuar nga UEFA, sepse kanë shkelur “fair-play”-in financiar. Në seksionin e parë të mbledhjes së institucionit që kontrollon financiarisht klubet (Cfcb) është deklaruar se Astana (Kazakistan), Cluj (Rumani), Cska Sofia (Bullgari), Mons Calpe (Gjibraltar), Porto (Portugali), Real Betis (Spanjë), Santa Clara (Portugali) dhe Sporting Lisbona (Portugali) nuk kanë respektuar dispozitën “asnjë borxh i skaduar”.

Astana dhe Cluj janë gjobitur respektivisht me 150 mijë dhe 200 mijë euro, ndërsa klubet e tjera janë ndëshkuar me një kontribut financiar të pakushtëzuar dhe përjashtimin e mundshëm nga kompeticionet e Uefa-s për tre sezonet e ardhshme (nëse kualifikohen), nëse nuk vërtetojnë deri në 31 janar të vitit 2022, që i kanë bërë pagesat që duhen kryer.

Është kërkuar gjobë 75 mijë euro për Cska Sofia dhe Santa Clara, 15 mijë euro për Mons Calpe, 300 mijë euro për Porton dhe 250 mijë euro për Betis dhe Sportingun.



Cfcb ka zbuluar se AEK-u i Athinës nuk ka respektuar dispozitat në lidhje me licensimin dhe Fair Play financiar dhe ka arritur një marrëveshje me klubin grek. Aek ka pranuar të paguajë 1.5 milion euro dhe do ti mbahet edhe 10% e shpërblimit që jep UEFA, nëse kualifikohet në Kupat e Europës.

Shpëton Besiktasi që ka plotësuar kërkesat që i janë vendosur verën e kaluar dhe ndaj tij nuk do të merret asnjë masë.

LEXO TE PLOTE