Connect with Us

“Berisha dosje në DASH, Rama në FBI”/ Gazetari “shkund” politikën, akuza dhe për Metën

Politikë

“Berisha dosje në DASH, Rama në FBI”/ Gazetari “shkund” politikën, akuza dhe për Metën

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

“Nëse Berisha e ka një dosje në DASH, Rama e ka në FBI”. Kështu u shpreh përmes një lidhje Skype në edicionin e lajmeve të MCN TV gazetari Robert Papa teksa fliste për shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe famijes së tij.

Siç u shpreh Papa, dosja e kryeministrit Rama mund të jetë në FBI për shkak të fotografisë që bëri me presidentin amerikan Barack Obama ku një biznesmen pagoi për të.

Fotoja Rama-Obama u publikua në vitin 2012 dhe asokohe u cilësua si një skandal nga demokratët, të cilët akuzuan kryeministrin, se kishte paguar 80 mijë dollarë për këtë foto në formë kontributi për zgjedhjet në SHBA.

Intervista:

Zoti Papa, sekretari amerikan, Antoni Blinken, do të raportojë përpara Kongresit për listën me personat e shpallur non grata ku bën pjesë edhe familja e ish-kryeministrit Sali Berisha. Mendoni se ky zhvillim do të sjellë të reja sa i përket çështjes Berisha?

Papa: Nuk është se do raportojë Blinken për listën me personat e shpallur non grata, është detyrim i shtetit që çon një raport në Kongres. Është vënë theksi për korrupsion sinjifikativ. Deri tani kishte pandema se Berisha mund të kishte cënuar sigurinë kombëtare por del haptas se kryesorja është korrupsioni. Ne na vjen keq që në këtë listë të jetë dhe një shqiptar. Ambasadorja duket se kërkon që këtij problem ti shkohet deri në fund. Çdo shqiptar ka të drejt të pyes pse goditet vetëm njëri krah. Nëse dosja dhe dënimi politik ndaj Berishës do jetë i njëjtë me të Dakos dhe Doshit nuk do lejë shije të mirë. Por drejtësia vendos në fund.

Nderkohe ekziston një klauzolë që lë hapësirë për heqjen sanksioneve nëse ndryshojnë rrethanat për individin apo nëse kjo do i shërbente interesit kombëtar të SHBA-së. Mendoni se kjo klauzolë mund të aplikohet edhe për rastin Berisha?

Papa: Interesa të mëdha kombëtare kanë ndodhur në kohën e Mit’hat Frashërit kur nuk donin ti jepnin vizën. Nuk besoj se për këtë listë mund të ndodhë dicka për interesa të mëdha kombëtare. Berisha duhet ta kishte ndërtuar çelësin para se të bëhej non grata ai i besojë Bashën dhe anashkaloi. Nëse Berisha e ka një dosje në DASH, Rama e ka në FBI. Një kongresmen e dërgoi problemin deri në FBI kur Rama pagoi 80 mijë dollarë për të bërë një foto me presidentin Barack Obama duke shkelur ligjet amerikane sepse një i huaj nuk lejohet që të ndërhyjë në politikën e brendshme dhe të kontribuajo me një sasi të madhe dollarësh. Ka pasur një gjyq ndaj shqiptarëve që u treguan bujarë ndaj Ramës dhe Rama që ishte mosmirënjohës. Mos i duket çudi Ramës që ditës që nuk do jetë kryeministër do jetë non grata dhe ai. Vuçiç dhe figura të tjera me të vërtetë kanë dosje korrupsioni, por ndërhyjnë kur duhet.

Pse tani ky vendim për Berishën?

Papa: Ata godasin kur mendojnë ata. Ata janë të zhgënjyer për korrupsionin në Shqipëri sepse kanë bërë investime të mëdha. Akuzat për Metën janë se është njeriu më i korruptuar në Ballkan, por ata nuk e godasin sepse është ende në detyrë.

Zoti Berisha i ka mbledhur firmat për të thirrur Kuvendin e Partisë Demokratike, por ndërkohë vijon takimet me bazën duke mos e depozituar kërkesën për mbledhjen. Nga ana tjetër, zoti Basha ka premtuar se nuk do e lejojë mbledhjen e këtij Kuvendi, por pa treguar se si do e ndalojë. Duket se të dyja palët po tregohen të kujdesshme për të hedhur hapin e parë në përballjen finale. Pse ky hezitim?

Papa: Që Berisha është lojtarë i fortë në PD askush se vë në dyshim, por Basha do mbetet në politikë si Bashkim Fino, që mbahej aty. Mund ta heqin si kryetar por jo si deputet. Ajo që fiton këtu është baza e PD për një hapje, por më i fituari është Rama në këtë mes.

Pavarësisht se cili do të fitojë nga kjo përballje, Basha apo Berisha, ju si e shihni të ardhmen e Partisë Demokratike?

Papa: Berisha e sposton Bashën, ka pasur shumë pushtet. Duhet bërë partia si këtu që askush si njeh kryetarët. Duhet të zgjidhet me votë se cilët do të jenë kandidatët.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Murrizi e pranon/ Nuk kam ikur nga PD, më kanë përjashtuar

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti Mylim Murrizi ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike.

Në një intervistë për media, ai shprehet se nga PD nuk ka ikur, por që është përjashtuar nga Kryesia e kësaj force politike.



Murrizi tha se nga PD nuk është larguar se ka pasur ndonjë hatër mbetje me Kryedemokratin Lulzim Basha.

LEXO EDHE:  Deklarata “bombë” e deputetit/ Bushati në rrezik për jetën

LEXO EDHE:  Kulluri “kryqëzon” Bashën dhe Ramën/ Ja çfarë do të thotë të jesh Perëndimor

Unë nuk kam ikur nga Partia Demokratike, më kanë përjashtuar kryesi e PD. Unë s’kam ik se jam mërzit me Bashën dhe po pres që të vijë një që të luftojë Bashën të jetë më i mirë”, u shpreh Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

FRPD i përgjigjet Bashës/ Të gjithë në Foltoren e Berishës

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ditën e dielë në datën 7 nëntor në orën 12:00 do të mbajë Foltoren me të rinjtë në ambientet e Anfiteatrit në Akademinë e Arteve.

Forumi Rinor i Partisë Demokratike u ka bërë thirrje të rinjëve që t’i bashkohen këtij takimi, për një PD më të fortë, më të bashkuar dhe më të hapur.

LEXO EDHE:  “Të dua si adoleshente”/ Metës nuk i del inati me Kryemadhin, edhe pasi i shprehu dashurinë në facebook

LEXO EDHE:  “Të dua si adoleshente”/ Metës nuk i del inati me Kryemadhin, edhe pasi i shprehu dashurinë në facebook

FRPD fton të gjithë të rinjtë demokratë t’i bashkohen Foltores së Rinisë, në datën 7 Nëntor, tek Amfiteatri i Universitetit të Arteve!



Më të fortë, më të bashkuar, më të hapur!”, thuhet në njoftimin e FRPD.

Me këtë thirrje, FRPD ka dalë kundër Lulzim Bashës, duke mbështetur hapur ish kryeministrin Sali Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Hapet gara për rioganizimin dhe zgjedhjet në FRPD/ Kryetari zgjidhet sipas parimit 1 anëtar, 1 votë

Publikuar

-

Nga

Forumi Rinor i Partisë Demokratike nisi sot procesin e riorganizimit dhe zgjedhjeve në të gjitha strukturat. Kryetari PD Lulzim Basha udhëzoi nisjen e procesit të rifreskimit të strukturave dhe ngritjen e një grupi pune që do të mbikqyrë procesin, pasi mandati i shumicës dërrmuese të drejtuesve të FRPD-së ka mbaruar dhe një pjesë e drejtuesve kanë tejkaluar moshën. Kryetari i FRPD-së dhe i forumeve drejtuese kanë mandat 4 vjeçar, ndërsa anëtarët e FRPD-së mund të jenë pjesë e forumit deri në moshën 35 vjeç.

Grupi i posaçëm i punës për zgjedhjet në FRPD përbëhet nga:

* Oriela Nebiaj

* Hergert Alimerko

* Dario Sejdini

LEXO EDHE:  “Qëndrimi i Metës, institucional”/ Berisha godet Ramën: Po bën hap puçist për t’i marrë pushtetin

LEXO EDHE:  A duhet të largohet Basha nëse humbet zgjedhjet?/ Nard Ndoka “i tregon rrugën” kreut të PD-së

* Enkelejda Rica



* Juela Hamati

* Anita Doçi

Ky grup do të mbikqyrë mbarëvajtjen dhe organizimin e procesit të anëtarësimeve, rifreskimit të të dhënave dhe zgjedhjeve në të gjitha nivelet dhe strukturat e Forumit Rinor.

Menjëherë pas përfundimit të procesit të anëtarësimeve dhe riorganizimit, do të vijohet me zgjedhjen me 1 anëtar, 1 votë të kryetarit dhe zgjedhjen e strukturave drejtuese të FRPD-së në nivel qendror dhe lokal.

Zgjedhjet për kryetar të FRPD-së janë mbajtur për herë të fundit në dhjetor 2015 dhe mandati i kryetarit dhe forumeve drejtuese kanë mbaruar në vitin 2019./CNA.al

LEXO TE PLOTE