Connect with Us

BE kërkon hetime ndaj akuzave për dëbimet e dhunshme

Bota

BE kërkon hetime ndaj akuzave për dëbimet e dhunshme

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Policët kanë dëbuar me dhunë emigrantët në kufirin mes Kroacisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, por edhe në Greqi, thuhet në disa video. Brukseli tani kërkon sqarime shtesë të këtyre kritikave.

Bashkimi Evropian u ka kërkuar Kroacisë dhe Greqisë të hetojnë dëbimet e paligjshme të azilkërkuesve (pushbacks) në kufijtë e tyre. Brukseli shprehet “thellësisht i shqetësuar” për njoftimet e mediave, sipas së cilave refugjatët janë dëbuar, disa edhe me dhunë, deklaroi Komisionerja e Brendshme e BE -së Ylva Johansson në Bruksel.

Gazetarët hulumtues të revistës “Der Spiegel” dhe të disa mediave nga vendet e tjera të BE-së kanë filmuar ndërhyrjen e policisë kroate dhe njësive speciale greke, të cilat kanë dëbuar me dhunë persona që kanë kaluar kufijtë e tyre. Forcat rumune të sigurisë përmenden gjithashtu në këto raportime.

Hope Barker koordiniert Hilfsprojekt für Migranten Wave Thessaloniki

Fotografitë e paraqitura në televizionin kroat tregojnë se si njerëz të maskuar, me sa duket anëtarë të policisë kroate, po i kthejnë nga territori kroat emigrantët në Bosnjë-Hercegovinë me shkopinj. Regjistrimet e mëtejshme tregojnë se si refugjatët merren me furgona dhe sillen ilegalisht përtej kufirit. Këto janë “pushbacks” të paligjshme.

Dëmtimi i BE-së

Disa nga këto informacione janë tronditëse, tha Johansson. Ka shenja të dhunës së orkestruar në kufijtë e jashtëm të BE-së. Akuza të tilla “dëmtojnë vërtet reputacionin tonë si Bashkim Evropian”. Provat bindëse treguan gjithashtu keqpërdorimin e fondeve të BE-së, pasi operacionet e rojeve kufitare në kufijtë e jashtëm të BE-së financohen pjesërisht nga Brukseli. Kjo duhet të hetohet, kërkoi Johansson. Kjo çështje u trajtua edhe në një takim të ministrave të brendshëm të BE të premten, së bashku me ministrin grek të Migracionit Notis Mitarachi dhe ministrin e Brendshëm kroat Davor Bozhinoviq.

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq tha se Kroacia respekton ligjet e saj dhe rregulloret ndërkombëtare. Por ai shtoi, se “si çdo vend tjetër, është detyra jonë të mbrojmë kufirin tonë dhe të ndalojmë migrimet ilegale”. Ministri i Brendshëm Bozhinoviq tha se nuk ka vend për dhunë në policinë kroate. Autoritetet do t’i hetojnë raportet. “Një ekip ekspertësh është në vend sot për të gjetur se çfarë ndodhi, kush u përfshi në këtë ngjarje dhe ku ndodhi”. Pas përfundimit të raportit, Zagrebi do të vendosë për hapat e mëtejshëm.

Kontradiktat nga Greqia

Türkei Ägäis | Küstenwache rettet Flüchtlinge

Ministri grek i Migracionit Mitarachi ka protestuar me forcë. Ai ka kundërshtuar fajësimet e vazhdueshme ndaj Greqisë. “Kufijtë grekë janë kufijtë e BE-së dhe ne veprojmë brenda kuadrit të ligjit ndërkombëtar dhe evropian për t’i mbrojtur ata.” Greqia ka mohuar vazhdimisht dhe sistematikisht fajësimet e ngjashme në të kaluarën.

Kroacia dhe Greqia janë në rrugën ballkanike, e cila përdoret nga emigrantët që ikin nga lufta dhe varfëria në Lindjen e Mesme, Azi dhe Afrikë drejt Evropës Perëndimore. Emigrantët përpiqen të hyjnë në Kroaci kryesisht nga Bosnja, në Greqi mbërrijnë nga deti dhe toka nga Turqia. Rojet kufitare kroate janë akuzuar vazhdimisht për dhunë kundër emigrantëve. Në Greqi, thuhet se rojet bregdetare janë në veçanti të dhunshme, ose të paktën jashtëzakonisht të pamëshirshme, ndaj anijeve me refugjatë./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Hetimet mbi trazirat e 6 janarit në SHBA/ Gjykata refuzon kërkesën e Trump

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Një gjykatëse federale refuzoi kërkesën e ish presidentit amerikan, Donald Trump, për të bllokuar qasjen Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve që heton trazirat e 6 janarit të këtij viti në Kapitol, në dokumente të Shtëpisë së Bardhë të kohës kur ai ishte në detyrë.

Gjykatësja, Tanya Chutkan refuzoi të lëshonte një urdhër paraprak të kërkuar nga avokatët e zotit Trump. Zonja Chutkan tha se presidenti Joe Biden ishte “në pozitën më të mirë” për të përcaktuar nëse do të hiqte dorë nga privilegji ekzekutiv për dokumentet e kërkuara nga Dhoma e Përfaqësuesve.

“Në fund të fundit, kjo është një mosmarrëveshje midis një ish presidenti dhe atij aktual”, shkroi ajo. “Dhe Gjykata e Lartë e ka bërë të qartë tashmë se në rrethana të tilla, pikëpamjes së presidentit aktual i jepet peshë më e madhe”.

Zoti Trump “nuk e pranon respektin që i detyrohet” gjykimit të zoti Biden si president aktual, tha gjykatësja Chutkan. Megjithatë, shtoi ajo, “presidentët nuk janë mbretër dhe paditësi nuk është president”.

Arkivi Kombëtar ka thënë se do të dorëzojë të dhënat deri të premten, nëse nuk ka një urdhër gjykate që e ndalon një gjë të tillë. Pak minuta pas publikimit të urdhrit të gjykatëses Chutkan, ish presidenti Trump tha se do të dërgojë çështjen në Gjykatën e Apelit. Çështja ka të ngjarë të arrijë përfundimisht në Gjykatën e Lartë amerikane.



Presidenti Biden kryesisht hoqi dorë nga privilegji ekzekutiv mbi të dhënat që do t’i jepeshin komisionit, të cilat përfshijnë regjistrat e thirrjeve, skicat e fjalimeve dhe shënimet e mbajtura me dorë nga shefi i atëhershëm i kabinetit të zotit Trump, Mark Meadoës. Ka gjithashtu kopje të pikave të bisedave të zëdhënëses së atëhershme Kayleigh McEnany dhe “një projekt Urdhri Ekzekutiv mbi çështjen e integritetit të zgjedhjeve”, ka thënë Arkivi Kombëtar.

Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve u formua për të hetuar rrethanat e kryengritjes vdekjeprurëse, në të cilën mbështetësit e ish-presidentit kërkuan të përmbysnin rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020. Ish presidenti Trump ka sulmuar vazhdimisht punën e komisionit dhe ka vazhduar me teoritë konspirative të pambështetura rreth zgjedhjeve.

Në padinë e tij për të bllokuar dorëzimin e dokumenteve nga Arkivat Kombëtare ish presidenti Trump e quajti kërkesën komisionit “ekspeditë peshkimi bezdisëse dhe të paligjshme”, e cila “nuk ka të bëjë me asnjë qëllim legjitim legjislativ”. Lejimi i Dhomës që të ketë qasje në të dhënat e tij do të dëmtonte privilegjin ekzekutiv për presidentët e ardhshëm, argumentuan avokatët e zoti Trump.

Gjykatësja Chutkan tha se “interesi publik qëndron në lejimin – jo urdhërimin – e vullnetit të kombinuar të degëve legjislative dhe ekzekutive të pushtetit për të studiuar ngjarjet që çuan në dhe ndodhën më 6 janar, dhe për të shqyrtuar legjislacionin që do të parandalonte përsëritjen e ngjarjeve të tilla”.

Ligjvënësi Bennie Thompson, që kryeson komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve, i tha rrjetit CNN se vendimi i gjykatëses Chutkan ishte “një punë e madhe” dhe tha se zoti Trump duhet t’i jap fund sjelljes si një “çun i llastuar”./VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

BE akuzon Bjellorusinë/ Po përdor “taktika prej gangsterësh”

Publikuar

-

Nga

Mes temperaturash shumë të ulëta, qindra emigrantë u mblodhën të martën përreth zjarreve në pyjet përgjatë kufirit Bjellorusi – Poloni. Rrethimet me tela me gjemba dhe rojet kufitare polake ua kanë ndaluar kalimin për në Bashkimin Evropian.

BE-ja u zotua për sanksione të mëtejshme ndaj Bjellorusisë, duke e akuzuar Presidentin Alexander Lukashenko se po përdor “taktika prej gangsterësh” gjatë kësaj periudhe që ka krijuar një ngërç në kufi dhe gjatë të cilit kanë humbur jetën të paktën shtatë emigrantë.

Polonia dhe vendet e tjera anëtare të BE-së e akuzojnë Bjellorusinë se po i inkurajon emigrantët nga Lindja e Mesme, Afganistani dhe Afrika të kalojnë ilegalisht kufirin për në BE, si formë hakmarrjeje për sanksionet e vendosura ndaj Minskut për shkeljen e të drejtave të njeriut.

“Regjimi bjellorus po sulmon kufirin polak, BE-në, në një mënyrë të paprecedentë”, tha Presidenti polak Andrzej Duda gjatë një konference për shtyp në Varshavë. “Kemi aktualisht një kamp emigrantësh që janë bllokuar nga pala bjelloruse. Janë rreth 1 mijë veta atje, shumica djem të rinj. Këto janë veprime agresive që duhet t’i zmbrapsim, në përmbushje të detyrimeve tona si anëtarë të Bashkimit Evropian”.

Gazetarët e agjensisë së lajmeve Reuters panë rojet kufitare polake ndërsa ndalonin një grup emigrantësh kurdë nga Iraku në një pyll në anën polake të kufirit mbasditen e së martës. Ekipet e mjekësisë u dhanë batanije të Kryqit të Kuq disa prej emigrantëve. Një grua e moshuar nuk ecte dot.



Rojet kufitare polake qëndrojnë pas telave me gjemba

OJQ-ja “Grupa Granica” (Grupi i Kufirit) tha se grupi përbëhej nga 16 emigrantë, nëntë prej tyre fëmijë. Ata thanë se grupi në fjalë ishte dërguar mbrapsht katër herë nga rojet kufitare të të dyja vendeve që kur kishin arritur të kalonin kufirin më 24 tetor.

“Kërkoj azil në Poloni”, thuhet në një mesazh të shkruar në anglisht në një copë letër që mbante në dorë një burrë në moshë të mesme.

Kryeministri Mateusz Morawiecki, i cili vizitoi trupat polake të dislokuara në kufi, tha se emigrantët po përdoren nga Bjellorusia në kuadrin e “një lloji të ri lufte, në të cilën njerëzit përdoren si mburoja”.

Polonia mbyll kufijtë për migrantët, akuza ndaj Bjellorusisë

Qeveria e Lukashenkos, që mbështetet nga Rusia, mohon të ketë orkestruar krizën e emigrantëve dhe fajëson Evropën dhe Shtetet e Bashkuara për vuajtjet e njerëzve që janë bllokuar në kufi.

Qeveria bjelloruse thirri të martën atasheun ushtarak të Polonisë për të protestuar ndaj atyre që i quan akuza të pabaza për përfshirjen e personelit ushtarak bjellorus në këtë krizë./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Raporti/ Pandemia reduktoi udhëtimet

Publikuar

-

Nga

Edhe pse kërkesa për udhëtime në Europë pritet të rikuperohet si pasojë e kuotave të larta të vaksinimit, volumi i udhëtarëve është ende shumë larg nga ditët e para pandemisë.

Ky volum udhëtimesh nuk pritet të arrihet deri në vitin 2024.

Kështu thotë raporti më i fundit mbi tendencën dhe perspektivën e turizmit europian, i hartuar nga Komisioni Europian për Udhëtimet.

Pavarësisht rikthimit të lëvizjeve në sezonin veror, mbërritjet e turistëve ndërkombëtarë në Europë rezultojnë 60% më pak se në vitin 2019.



Gjithashtu, rikthimi i udhëtimeve ka qenë i ndryshëm  në destinacione të ndryshme, me ata që rihapën të parët kufijtë që kanë qenë më të favorizuarit.

Si vendi i parë që u hapi dyert turistëve, Greqia ka regjistruar rikuperimin më të fortë, edhe pse me 19% më pak krahasuar me 2019-n./Euronews

 

LEXO TE PLOTE