Connect with Us

Basha pret ambasadorin holandez/ Për çfarë diskutuan

Politikë

Basha pret ambasadorin holandez/ Për çfarë diskutuan

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me ambasadorin holandez, Reinout Vos.

Basha ka treguar se gjatë takimit me ambasadorin kanë diskutuar për sfidat e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE.

Gjithashtu kreu i PD, ka ndarë shqetësimin e tij për shkeljet e zgjedhjeve ne Shqipëri, për lidhjet e politikës me krimin dhe trafiqet.

Mirëprita ambasadorin hollandez Reinout Vos. Diskutuam mbi sfidat e Shqipërisë në procesin e integrimit. Ndava shqetësimin për shkeljen e çdo standardi për zgjedhjet në Shqipëri siç dëshmon dhe raporti i ODHIR, për korrupsionin, lidhjet e politikës me krimin dhe trafiqet. Të angazhuar për të bashkëpunuar për realizimin e standardeve që përmirësojnë jetët e shqiptarëve”, shkruan Basha në Twitter./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Venecia vendos “pikat mbi i”/ Pro shtyrjes së afatit të vettingut

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

“Venecia” është pro shtyrjes së afateve të komisioneve të Vettingut në Shqipëri, konkretisht KPK-së dhe KPA-së .

Burime për ABC News bëjnë me dije se Komisioni i Venecias thekson se zgjatja e propozuar e mandatit deri më 31 dhjetor 2024, mund të konsiderohet se është në përputhje me standardet evropiane.

“Komisioni arrin në përfundimin se zgjatja e propozuar e mandatit deri më 31 dhjetor 2024 mund të konsiderohet se është në përputhje me standardet evropiane” thuhet në raport.



Mandatet e komisioneve përfundojnë në 17 qershor 2022. Nga ana tjetër, pro zgjatjes së afateve për të përfunduar edhe pjesën e mbetur të magjistratëve është edhe vetë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, SHBA dhe BE.

Finalizimin e kësaj e vendos bashkimi i votave mes mazhorancës dhe opozitës dhe tashmë me dhënien e mendimit nga ana e “Venecias”, forcat politike pritet të ndërmarrin veprimin e tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kriza në PD/ Eduart Selami thyen heshtjen

Publikuar

-

Nga

Ish kryetari i PD Eduart Selami ka reaguar për herë të parë për situatën në kampin blu.

Në një intervistë për VOA, Selami deklaroi se debati për reformimin e PD është i vonuar, ndërsa shtoi se për të ardhmen e partisë duhet dikush tjetër dhe jo Berisha.

Mendimi im është që ky është një debat tejet i vonuar për PD-në. Fatkeqësia e PD-së ka qenë Berisha që edhe pas shpalljes “Non grata” vazhdon përpjekjet për të mbajtur peng PD-në.

Unë nuk mund ta mendoj, Berisha duhet të kishte kapërcyer këtë me kohë. Një skenar që ky të vijë si reformator i PD-së është e pamundur.

Ky kapitull është i mbyllur, Berisha është e kaluara. Duhet të shikojmë nga e ardhmja”, tha ai.



Selami shtoi se në fund parashikon që Lulzim Basha do i mbijetojë lëvizjes së Sali Berishës dhe sipas tij nuk është çudi që sot ndahen dhe nesër bashkohen prapë ata.

Ai u shpreh se demokratët kanë vetëm një zgjidhje. “PD duhet të vendosë, do të bëhet edhe njëherë shpresë për shqiptarët, apo të bëhet peng i Berishës. PD duhet të rithemelohet.

PD sot është bërë mburojë e korrupsionit, është e deklaruar nga DASH”, theksoi ai.

Në fund, Selami mohoi një rikthim tjetër në PD. “Jo. Interesi im është që të shikoj Shqipërinë që të përparojë.

Unë mendoj që kontributi im i takon së kaluarës. Kam parë aty mjaft të rinj dhe të reja që do ta çojnë Shqipërinë aty ku duhet”, shtoi Selami./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foltorja në SHBA/ Kush është përfaqësuesi i Republikanëve, që do i bashkohet takimit të Berishës

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha do të mbajë Foltoren e tij me demokratët që jetojnë në SHBA në 5 dhjetor.

Aktivistja Evi Kokalari përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë me dije se pjesë e Foltores do të jetë edhe përfaqësuesi i Republikanëve amerikanë.

Ajo shkruan se Rick Loughery do tw jetw i pranishwm nw sallw kur tw mbahet takimi i Berishës.



“Rick Loughery, Kryetari i Federatës “Young Republicans”, do të jetë i pranishëm në sallë, (jo virtualisht), në Foltoren e 5 Dhjetorit.

Federata e “Young Republicans” u themelua në 1856, në mbështetje të Partise së sapo formuar Republikane. Njihet si organizata më e vjetër për të rinjte në politikë në Amerikë, dhe të rinjtë Shqiptarë kane plotë që mund të mësojnë nga kjo organizatë prestigjoze.”, thekson Kokalari nw postimin e saj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE