Connect with Us

Atëherë kur nuk duhej, lojtari i Juventusit rezulton pozitiv me COVID-19

Seria A

Atëherë kur nuk duhej, lojtari i Juventusit rezulton pozitiv me COVID-19

Publikuar

-

Mesfushori i Francës dhe Juventusit, Adrien Rabiot ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe për këtë arsye do të detyrohet të humbasë finalen e Ligës së Kombeve kundër Spanjës, planifikuar për të dielën në mbrëmje në orën 20.45.

Lajmi për pozitivitetin e mesfushorit u njoftua nga Federata e Futbollit të Francës, duke shtuar se lojtari tashmë është vendosur në izolim. Sipas rregullave, Franca nuk do të jetë në gjendje ta zëvendësojë atë. Trajneri Deschamps do të jetë në gjendje të llogarisë një grup prej 21 lojtarësh për finalen kundër “Furisë së Kuqe”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

Napoli i jep leksione futbolli Lazios dhe merr i vetëm kryesimin e kampionatit

Publikuar

-

Nga

Napoli ka dhënë sot një provë të mirëfilltë force, duke mundur me shumë lehtësi një ekip cilësor si Lacio e duke marrë përsëri i vetëm kreun e renditjes së Serisë A.

U deshën pak minuta lojë që të kuptohej qartësisht se Napoli do të ishte dominues. Zielinski e Mertens, që në 10 minuta e para shënuan dy herë dhe praktikisht përcaktuan fatin e sfidës, që foli vetëm për ekipin vendas.

Reagimi i Lacios ishte i vakët dhe nuk vonoi as goli i tretë, përsëri me Mertens, duke krijuar një diferencë të thellë që në gjysmë orën e parë të lojës.



Pjesa e dytë ishte me më pak cilësi loje ofensive, por përsëri dominimi i Napolit ishte i dukshëm.

Në fund erdhi edhe goli i Fabian Ruiz, i cili vulosi një fitore të thellë 4-0 në këtë duel dhe shkëputi me 3 pikë Napolin nga ndjekësi më i afërt në kreun e renditjes.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Shevcenko nis merkaton te Genoa, kërkon futbollistin shqiptar

Publikuar

-

Nga

Andri Shevçenko shpreson që entuziazmi që ka sjellë te Xhenoa ardhja e tij, të ndihmojë ekipin që të bëjë para në klasifikim dhe të shpëtojë nga zona e ftohtë. Por ai njëkohësisht është i ndërgjegjshëm se do të duhen përforcime në merkato nëse synon që ekipi të mbijetojë në Serinë A. Dhe duket se një qendërmbrojtës shqiptar është kthyer në objektivin e merkatos për të.

Sipas mediave italiane, Shevçenko ka hedhur sytë nga Zvicra, ku ka dërguar përfaqësues të klubit që të ndjekin qendërmbrojtësin Mirlind Kryeziu. Futbollisti po aktivizohet si titullar me Zyrihun dhe ka arritur që të fitojë një vend edhe në radhët e përfaqësueses së Kosovës.



Ish-sulmuesi ukrainas ndjek me vëmendje lojtarin pasi është një qendërmbrojtësit e rrallë që luajnë me këmbën e majtë, si dhe për faktin që kosto e operacionit mund të jetë e ulët edhe në janar, meqë kontrata i përfundon në qershor 2022.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Serie A/ Roma ia del me vuajtje kundër Torinos (VIDEO)

Publikuar

-

Nga

Tre pikë të arta për Romën e Mourinho, që mposhti me rezultatin minimal 1-0 kundër skuadrës së Torinos. Verdhekuqtë mbajnë hapin e Atalantës se vendit të katërt dhe për ta nuk ka qenë e lehtë.

Tammy Abraham ishte heroi i skuadrës kryeqytetase, pasi shënoi një gol të bukur pas gjysmë ore lojë. Sulmuesi anglez kishte mundësinë të shënonte edhe të dytin në fundin e pjesës së parë.

Torino ishte ajo që pati iniciativën dhe zotëroi topin, si dhe krijoi disa raste. Roma e ruajti epërsinë deri në fund, madje duke vuajtur në disa momente.



Gjithsesi pikët janë ato që kanë rëndësi dhe Roma i mori. Me Torinon edhe ekipet e tjera kanë vuajtur më parë dhe do vazhdojnë të vuajnë edhe në vazhdim.

SERIE A – JAVA 14

Roma-Torino 1-0
Shënues:
 Abraham 32’

LEXO TE PLOTE