Connect with Us

Aksident në Berat/ Plagosen 4 pjesëtarë të një familjeje

Kronika

Aksident në Berat/ Plagosen 4 pjesëtarë të një familjeje

Publikuar

-

cna lajme kronike

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në akssin Berat-Dimal. Mësohet se dy automjete janë  përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur katër anëtarë të një familje.

Dy automjete, një tip furgon me targa AA297TH ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin tip Hyundai me targa AA993XI ku ndodheshin pjesëtarët e një familjeje.

LEXO EDHE:  Mjeti del nga rruga/ Plagosen 3 persona, midis tyre edhe fëmijë

Të lënduarit, R. B, bashkëshortja, dhe dy  fëmijët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë drejtuesi i furgonit, 30-vjeçari V.B është vënë në pranga.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë rrugore dhe ekspertë, që po kryejnë këqyrjen e vendit të ngjarjes, për të zbuluar dinamikën e aksidentit të rëndë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Pjesë e hetimit/ Cili ishte roli i Belës në atentatin e Erigers Mihasit

Publikuar

-

Nga

Një 20-vjeçare nga Lushnja, studente e arkitekturës është thirrur nga prokuroria si pjesë e hetimit për vrasjen e Erigers Mihasit mbrëmjën e 13 tetorit në kryeqytet.

Në emisionin “Opinion”, ndërsa është diskutuar pikërisht roli i vajzave të ndryshme në botën e krimit, gazetarët e pranishëm thanë se në rastin e Belës është ende i paqartë roli i saj.

“Shumë të dhëna i çuan prokurorët të besonin që ishte informatore pasi atentatorët nuk qëlluan në momentin që në makinë ishte vajza. Në atentatin e Erigers Mihasit janë përdorur edhe dy automjete të tjera dhe dy motorrë që janë përdorur si stafetë”, u shpreh gazetari Spartak Koka.

LEXO EDHE:  Mjeti del nga rruga/ Plagosen 3 persona, midis tyre edhe fëmijë

LEXO EDHE:   Aksident në Tiranë/ Makina përplas gruan me dy fëmijë



Ndërkohë, gazetarja Etleva Delia tha se vajza nuk rezulton të ketë qenë në dijeni të ndjekjes. “Vajza në fjalë nuk rezulton që të ketë qenë e vetëdijshme. Është përdorur nga autorët si person më i lehtë për t’u ndjekur se sa vetë preja”, tha gazetarja.

“Ajo është pjesë e hetimit, ka dhënë dëklarime, por deri në këto momente nuk mund të flasim për një rol aktiv të saj në këtë ngjarje”, tha gazetari Armand Bajramaj.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Merr flakë makina në mes të Tiranës/ Dyshimet e para

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Tiranë në rrugën “Gramoz Pashko”.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në motorr.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 30.11.2021, rreth orës 18:15, në rrugën “Gramoz Pashko”, ka marrë flakë në pjesën e motorrit, mjeti në pronësi të shtetasit M. C., të cilin sapo e kishte parkuar.

LEXO EDHE:  Aksident fatal në Gjirokastër/ Autobusi përplas për vdekje këmbësorin

LEXO EDHE:  Aksident në Tiranë/ 75 vjeçari dërgohet me urgjencë në spital



Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në motorr.

Nuk ka dëme në njerëz.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Fitoi lotarinë amerikane, por paraqiti diplomë false/ Dënohet me burg 40 vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një 40 vjeçar nga Gjirokastra e ka pësuar keq, pasi dorëzoi një diplomë të falsifikuar në dokumentet e lotarisë amerikane, ku edhe është dënuar me burg në Gjykatën e Tiranës.

I pandehuri Marsel Mera është shpallur fajtor për akuzën e “falsifikimit të dokumenteve shkollore” dhe dënuar me 4 muaj heqje lirie. Rasti i tij u zbulua nga Shërbimi Diplomatik i Sigurisë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, gjatë filtrimit të dokumenteve të paraqitura nga 40 vjeçari si fitues i lotarisë amerikane.

Numri i tij i amzës, i përkiste një tjetër personi në regjistrat e gjimnazit të Memaliajt, nga pretendohej të ishte lëshuar dëftesa e pjekurisë. Referimi i rastit nga Ambasada Amerikanë në Prokurorinë e Tiranës, e çoi si të pandehur Merën.

LEXO EDHE:  Aksident fatal në Gjirokastër/ Autobusi përplas për vdekje këmbësorin

LEXO EDHE:  Makina përplas këmbësoren/ E plagosura në gjendje kritike, autori e lë në mëshirë të fatit



Gjatë hetimit 40-vjeçari ka pranuar se nuk e kishte kryer shkollën e mesme dhe se ishte i ndërgjegjshëm që diploma ishte e falsifikuar, por ishte dëshira e tij e madhe për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që e bëri ta dorëzonte atë.

Ai ka treguar për hetuesit se dëftesa ishte blerë nga babai i tij në vitin 2004 kundrejt një shumë prej 4500 lekësh./CNA.al

LEXO TE PLOTE