Connect with Us

Vendimi/ Qeveria shpall gjendjen e emergjencës në furnizimin me energji elektrike

Ekonomi

Vendimi/ Qeveria shpall gjendjen e emergjencës në furnizimin me energji elektrike

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Në faqen zyrtare të Kryeministrisë është publilkuar vendim për shpalljen e gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike

Vendim, i cili është marrë sot në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë, parashikon ngritjen e një grupi ndërinstitucional për menaxhimin e emergjencës në furnizimin me energji elektrike.

 V E N D I M

PËR

SHPALLJEN E GJENDJES SË EMERGJENCËS NË FURNIZIMIN ME ENERGJI ELEKTRIKE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “ç”, të pikës 1, të nenit 90, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Shpalljen e gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike.
  2. Ngritjen e grupit ndërinstitucional për menaxhimin e emergjencës në furnizimin me energji elektrike, që drejtohet nga Zëvendëskryeministri dhe ka në përbërje ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, ministrin e Financave dhe Ekonomisë dhe çdo përfaqësues nga institucione të tjera, që vlerësohen të nevojshëm nga Zëvendëskryeministri.
  3. Shoqëritë “KESH”, sh.a., “OST”, sh.a., dhe “OSHEE Group”, sh.a., të pezullojnë planet e investimeve, përveç investimeve të domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë. Këto shoqëri të koordinojnë ushtrimin e aktivitetit, në përputhje me udhëzimet e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, me qëllim garantimin e pandërprerë të energjisë elektrike.
  4. Ngarkohet ministri i Financave dhe Ekonomisë që të sigurojë mekanizmat e duhur financiarë, me qëllim mundësimin e importit të energjisë për sigurimin e furnizimit të pandërprerë të energjisë elektrike.
  5. Gjendja e emergjencës në furnizimin me energji elektrike i shtrin efektet deri më 15 prill 2022.
  6. Ngarkohen Zëvendëskryeministri, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, ministri i Financave dhe Ekonomisë, “KESH”, sh.a., “OST”, sh.a., dhe “OSHEE Group”, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi.
LEXO EDHE:  “Nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë”/ Arben Ahmetaj siguron familjarët dhe biznesin e vogël

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Ekonomi

Euro mbetet e dobët në tregun valutor/ Kursi i këmbimit, 6 Nëntor 2021

Publikuar

-

Nga

lajme cna ekonomi

Dollari amerikan sot blihet me 104.1 Lekë dhe shitet me 109.1 Lekë.

Euro blihet me 119.4 Lekë dhe shitet me 125.2 Lekë.

Paundi britanik blihet me 140.7 Lekë dhe shitet me 145.7 Lekë.



Franga zviveriane blihet 113.6 Lekë dhe shitet 145.7 Lekë.

Dollari kanadez blihet 82.6 Lekë dhe shitet me 87.6 Lekë.

LEXO EDHE:  KESH dyfishon shkarkimet nga Vau i Dejës pas parashikimeve për reshje fundjavën e ardhshme

LEXO EDHE:  KESH dyfishon shkarkimet nga Vau i Dejës pas parashikimeve për reshje fundjavën e ardhshme

Më poshë po sjellim tabelën e këmbimit valutor, sipas Credins Bank./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Paundi “rrëzon” Euron dhe Dollarin/ Kursi i këmbimit, 5 Nëntor 2021

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Dollari amerikan, sot këmbehet në tregun valutor, në shitje me 103.2 Lekë dhe në blerje me 108.2 Lekë.

Monedha e Eurozonës sot blihet me 119.4 Lekë dhe shitet me 125.5 Lekë.

Paundi Britanik, blihet me 141.1 Lekë dhe shitet me 146.1 Lekë.



Franga zviceriane, blihet me 113.6 Lekë dhe shitet me 118.6 Lekë.

LEXO EDHE:  Dalin emrat e zv/ministrave të qeverisë “Rama 2”

LEXO EDHE:  Në vijë të parë të frontit me Covid-19/ Armata e policisë pa shpërblim

Dollari kanadez blihet me 83.1 Lekë dhe shitet me 86.1 Lekë.

Më poshtë po sjellim tabelën e këmbimit valuator, sipas Credins Bank./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Monedhat e huaja përballë Lekut/ Kursi i këmbimit 4 Nëntor 2021

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Ata që kanë monedhën Paund për ta këmbyer në Shqipëri, si në blerje ashtu edhe në shitje janë më të fituarit, në krahasim me monedhat e tjera të huaja, të cilat në këmbim janë me vlera të ulta.

Një dollar sot blihet me 103.8 Lekë dhe shitet me 108.8 Lekë,

Monedha e eurozonës sot, blihet me 119.4 Lekë dhe shitet me 125.2 Lekë.

LEXO EDHE:  Tërmeti shkatërrimtar/ Eksperti kritika të forta qeverisë, tregon si duhet vepruar

LEXO EDHE:  Dalin emrat e zv/ministrave të qeverisë “Rama 2”

Paundi britanik sot blihet me 141.7 Lekë dhe shitet me 146.7 Lekë.



Franga zviceriane blihet me 113.2 Lekë dhe shitet me 118 .2 Lekë.

Dollari kanadez sot blihet me 82.7 Lekë dhe shitet me 87.7 Lekë.

Më poshtë po sjellim tabelën e këmbimit valutor, sipas Credins Bank./CNA.al

LEXO TE PLOTE