Connect with Us

Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes/ Arrestohet 41 vjeçari ne Shkodër

Aktualitet

Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes/ Arrestohet 41 vjeçari ne Shkodër

Publikuar

-

/
cna lajme kronike

Një 41 vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij si edhe ju sekuestrua një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Njoftimi i plotë i policisë:

“Nga specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

A.K., 41 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa”./CNA,al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

52 milionë euro për luks qeveritar/ Basha akuza “oligarkëve”

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kreu i PD, Lulzim Basha ka akuzuar ashpër dhe me shifra konkrete kryeministrin Rama.

Ai thekson se në 52 milionë eurot që shpenzohen për luksin qeveritar, bëjnë pjesë edhe milionat që Rama shpërdoron për fluturimet e tij me avionin privat, me flatrat korruptive të një kompanie ajrore të ekspozuar edhe nga Transparency International.

“Në 52 milionë eurot që shpenzohen për luksin qeveritar, bëjnë pjesë edhe milionat që Rama shpërdoron për fluturimet e tij me avionin privat, me flatrat korruptive të një kompanie ajrore të ekspozuar edhe nga Transparency International.



LEXO EDHE:  “Më vuri thikën në fyt në sy të fëmijëve”/ Deklarata tronditëse që burgosi shqiptarin

LEXO EDHE:  Durrës/ Përplasi motorçikletën, pranga drejtuesit të mjetit

Ky shpërdorim i taksave të qytetarëve më të varfër të Europës, tregon pse vettingu në politikë është i domosdoshëm për të pasur politikanë që punojnë për familjet shqiptare, jo për veten, krimin e organizuar dhe oligarkët”, shkruan Basha në rrjetin social twitter./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Arrestohen prindërit e adoleshentit të akuzuar për katër vrasje në një shkollë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Policia në shtetin e Miçiganit njoftoi se ka arrestuar prindërit e një adoleshenti, ndaj të cilit janë ngritur katër akuza për vrasje të shkallës së parë, me armë zjarri, në një shkollë të mesme.

Policia njoftoi se Jennifer dhe James Crumbley, u arrestuan të shtunën herët në mëngjes në Ditroid.

Prokuroria kishte ngritur akuza për vrasje paparamendim ndaj prindërve të 15 vjeçarit lidhur me ngjarjen në shkollë. Por ata nuk u paraqitën në gjykatë të premten, duke bërë që policia të lëshonte një urdhër-arresti, duke ngritur ndaj tyre katër akuza për vrasje paparamendim, injorim të shenjave paralajmëruese lidhur me ngjarjen në shkollë si dhe mbi qasjen që i kishin siguruar djalit të tyre tek arma me të cilët ai dyshohet se kreu vrasjet.

Agjencia Associated Press njoftoi se avokati i çiftit, Shannon Smith, u ka thënë autoriteteve se ata ishin larguar nga qyteti në fillim të javës, për arsye sigurie.

LEXO EDHE:  Durrës/ Përplasi motorçikletën, pranga drejtuesit të mjetit

LEXO EDHE:  Durrës/ Përplasi motorçikletën, pranga drejtuesit të mjetit

Autoritetet kishin vendosur një shpërblim prej 10,000 dollarësh për këdo që jepte informacion mbi vendndodhjen e tyre.



Djali i çiftit Crumbley, 15-vjeçari Ethan Crumbley, dyshohet se ka hapur zjarr në shkollën e mesme Oksford, në qytetin me të njëjtin emër në shtetin e Miçiganit, duke vrarë katër nxënës dhe duke plagosur shtatë persona të tjerë.

Prokurorët thanë se Ethan Crumbley kishte shfaqur disa shenja paralajmëruese. Ai kishte vizatuar një pistoletë e gjak, duke shkruar gjithashtu ‘gjak kudo’ dhe ‘mendimet nuk po më ndalen, më ndihmo’.

Prokurorët thanë gjithashtu se një mësues e kishte parë adoleshentin duke kërkuar në internet për municione, në telefonin e tij, dhe se kishte njoftuar stafin drejtues të shkollës.

Prindërit e adoleshentit, James dhe Jennifer Crumbley, ishin thirrur në shkollë disa orë para sulmit me armë, por aurtoritetet thanë se ata nuk kishin pranuar ta merrnin atë me vete në shtëpi./VOA

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Faqezinjtë po udhëheqin vendin”/ Adi Krasta braktis Shqipërinë?

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Gazetari dhe moderatori Adi Krasta ka thënë se vendi ynë e meriton qeverisjen që ka.

Në një intervistë për televizionin Koha në Kosovë, Krasta theksoi se nuk zhgënjehet më nga grupi të cilin ai e quan faqezi, që po udhëheq për momentin Shqipërinë.

“Nuk zhgënjehem më nga një grupim faqezinjsh, që e udhëheqin për momentin Shqipërinë,” tha Krasta.

Krasta foli dhe për bashkimin kombëtar, Krasta tha se duhet folur në mënyrë pragmatiste.

LEXO EDHE:  Dhunohej nga bashkëshorti/ Nëna e dy fëmijëve vetëhelmohet me pesticide

LEXO EDHE:  Dhunohej nga bashkëshorti/ Nëna e dy fëmijëve vetëhelmohet me pesticide



“Nuk flitet për bashkimin në mënyrë folklorike, duhet folur në mënyrë pragmatiste. Edi Rama dhe Albin Kurti janë të parëndësishëm në një bashkim të mundshëm të Shqipërisë me Kosovën,” tha Krasta.

Më tej, ai shprehu dhe dëshirën për të marrë pasaportën e Kosovës, të cilën e dëshiron për vetë dhe për familjen e tij.

“Nuk di kujt t’ia kërkoj pasaportën e Kosovës, me shumë krenari do ta merrja bashkë me familjen,”-u shpreh Krasta.

LEXO TE PLOTE