Connect with Us

“Unë flas për ujkun ti më tregon”/ Gazetari “vë me shpatulla pas muri” Ramën

Politikë

“Unë flas për ujkun ti më tregon”/ Gazetari “vë me shpatulla pas muri” Ramën

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, kreu i Qeverisë, ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku në qendër të deklaratës së tij ishte sërish kriza energjitike.

Rama tha se Qeveria do të bëhet digë për ndihmuar personat që nuk e përballojnë dot krizën, ndërsa shtoi se këtu përfshihen familjarët dhe bizneset e vogla, për të cilët do të prezantojë ditën e nesërme planin.

Por, gjatë konferencës, Rama debatoi me një nga gazetarët i cili nisi pyetjen për rritjen e çmimit të naftës, duke bërë krahasimin me vitin 2013. Kryeministri i bëri të ditur se nuk do të replikonte me të, duke vijuar më pas fjalën e tij për çmimin e naftës.

Rama u shpreh se Shqipëria prodhon naftë të rëndë e cila është e pamjaftueshme, duke shtuar më pas se në dijeninë e tij nuk ka asnjë vend që e prodhon naftën vetë.

REPLIKAT:

Pyetja: Në 2013, çmimi i naftës ishte 107 lek sot 70 e ca lek, me standartin e 2013 do të ishte është rritur…

Rama: Kush e thotë këtë?

Gazetari: E them unë në bazë të ccmimit të naftës në bursë

Rama: Krahasimi im është shumë i thjeshtë, ankesa cila është, na është është rritur çmimi i naftës

Gazetari: Ishte konstatim

Rama: Po pse e keni këtë mani që ndërprisni, a ma bëre pyetjen? Sot çmimi i naftës ka shkuar aty ku nuk mban më, po si nuk mban më kur paska mbajtur më shumë seç ishte në 2013?

Gazetari: Ishte bursa

Rama: Nuk po bëj debat me ty more djalë, unë po flas për ujkun ti më tregon.. unë them për çmimin në benzimatë. Atë e vendos tregu, eshtë ky sistem kur ju ishin të lindje e sipër, se jeni disa më të rinj se demokracia. Nuk e vendos shteti sa shitet molla, pjeshka. Ka qënë më e lartë nafta se sot, e ka blerë yt atë më shumë se sa është blerë sot, po nuk po bëj debat.. ça të them, është e pabesueshme, po flas për çmimin e naftës, faleminderit shumë e paskeni bërë verifikimin. Nafta diezel dhe benzina kanë qënë më të shtrenjta. Brenda çmimit të naftës kemi dy komponetë, atë të taksës së qarkullimit dhe një taksë karboni, çmimi i naftës është më i ulët seç ishte, ajo taksa e karbonit është aty dhe do rrijë aty. Se ata pensionistët nuk janë ndotës të mjedisit.

Kur flasim për fëmijët dhe të pamundurit, nga vjen kjo mbështetje, vijnë nga kontributet, kush ndot më shumë do kontribuojë më shumë. çmimi është sot më pak seç ishte, nuk kemi të bëjmë me një çmim të paparë por më të lirë seç ishte. Ishte në bursë aq ishte aq, nuk kanë lidhje me temën se flasim për një sektor privat. Nafta që Shqipëria prodhon është e rëndë, ne nuk prodhojmë mjaftueshëm, shitet jashtë, se prodhuuesit janë jashtë, shitet për nënprodukte industriale. Nuk shkon jashtë për të ushqyer mercedes, e importojmë 600 mijë ton, e importon në tregun ndërkombëtar, kur them Shqipëria e importojnë subjektet private. Nuk ka vend në dijeni time që naftën e prodhon shteti.. duhet të kuptojmë se qeveritë janë të ndara. Qeveria duhet të bëhet digë për ata që nuk e përballojnë dot, apo për të lehtësuar ata që janë me dy makina që stresohen, jo jemi për bizneset e vogla që janë familje në radhë të parë. Diskutimet që si ta bëjmë Shqipërinë ku rrogat janë përtokë, janë imagjinare. Rruga është kjo, jemi në rrugë të drejtë, do të vazhdojmë në këtë rrugë, nëse do ishin bërë që në 91 do flisnim ndryshe por nuk u bënë. Nuk është sovran varet nga faktorë të tjerë, duhet ta bëjmë sovran./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Në Kuvend do kaloj statut i ri”/ Harxhi: PD e ka humbur demokracinë, ja pse

Publikuar

-

Nga

Ish kandidatja për kryetare të PD Edith Harxhi e konsideron Kuvendin Kombëtar si të jashtëzakonshëm.

Në një intervistë për emisionin Opinion me Blendi Fevziun në Klan Tv, Harxhi deklaroi se PD ka humbur demokracinë, për aq kohë sa nuk lejon debat të lirë në parti. Sipas saj, institucioni i votës së lirë në PD është shkatërruar.

Ky është Kuvend i jashtëzakonshëm, do jetë Kuvend statutor nuk do jetë Kuvend zgjedhor. E ka thënë edhe zoti Berisha. Do të kaloj një statut i ri i PD.



LEXO EDHE:  “Arrestoi 30 mijë njerëz për energjinë”/ Mima tregon dështimet e Ramës

LEXO EDHE:  Progres-raporti i KE/ Rama: Dokument udhërrëfyes për ne, të tjerat janë politika

Ky Kuvend mblidhet me konsensus, sepse janë mbledhur 2/3 dhe do të dorëzohen në datën 9 ose 10. Në bazë të statutit duhen 30 ditë për mbledhjen e Kuvendit.

Institucioni i votës është shkatërruar në PD. Unë kam bërë disa beteja. PD i ka humbur demokracia për shumë vite. Përveç votës është edhe debati i lirë”, tha Harxhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto- Nikoll Lesi i bën make up Salianjit/ I buzëqesh kamerës me furçë në dorë

Publikuar

-

Nga

Situata politike në vend ka qenë në fokus të diskutimeve në studiot televizive, ku personazhe politik dhe analistë apo gazetarë kanë qenë të ftuar në çdo panel.

Mbrëmjen e sotme në emisionin Open po diskutohet tema “Basha dhe Kuvendi i Berishës”, ku mes të ftuarve ka qenë botuesi i Koha Jonë Nikoll Lesi dhe deputeti Ervin Salianji.

Lesi është kapur mat duke ushtruar një profesion të ri; atë të Make-up Artist!

LEXO EDHE:  Basha “deliron” nga Vlora/ Ja cilësitë që më bëjnë një kryeministër të mirë

LEXO EDHE:  “Arrestoi 30 mijë njerëz për energjinë”/ Mima tregon dështimet e Ramës



Në foto, shihet momenti kur Lesi ka marrë në dorë furçat e grimit dhe po ia bën vetë makiazhin demokratit, i cili duket se i beson pasi e ka lënë veten të lirë në duart e “MUA-s”.

Fotot tregojnë Lesin që i buzëqesh kameras, ndërsa nga ana tjetër Salianji nuk e prish terezinë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

85,5% e shqiptarëve mendojnë se politikanët mbrojnë interesat e të pasurve dhe të fuqishmëve

Publikuar

-

Nga

Thuajse 9 në 10 qytetarë besojnë se politikanët nuk mbrojnë interesat e tyre, por mbështesin personat e pasur dhe të fuqishëm.

Ky mendim mbisundon pavarësisht preferencës së votuesve. Dallimet midis votuesve të Partisë Socialiste, asaj Demokratike dhe personave që nuk kanë votuar është i vogël.

Shqiptarët besojnë në mënyrë dërrmuese, (8 në 10 qytetarë) besojnë se të gjithë politikanët korruptohen kur janë në pushtet. Edhe ky opinion sundon pavarësisht preferencave partiake të votuesve.

LEXO EDHE:  “Arrestoi 30 mijë njerëz për energjinë”/ Mima tregon dështimet e Ramës

LEXO EDHE:  Berisha zbulon “gangsterët” e Ballkanit/ Nuk gjenden as në tragjeditë e lashtësisë



Në Shqipëri duken se qytetarët kanë më shumë besim tek ndershmëria e tyre, sesa e politikanëve. Kur pyeten nëse ata vetë do të korruptoheshin po të kishin pushtet, 7 në 10 shqiptarë thonë se nuk do të korruptoheshin.

Rezultatet janë të një vrojtimi për Euronews Albania, realizuar nga MRB dhe Data Centrum, në shkallë vendi në periudhën 20-29 tetor 2021./euronews

LEXO TE PLOTE