Connect with Us

Thoma Gëllçi në pranga/ Ja si reagon kryeministri Rama

Aktualitet

Thoma Gëllçi në pranga/ Ja si reagon kryeministri Rama

Publikuar

-

cna lajme aktualitet

Një tender korruptiv në Radio Televizionin Shqiptar i nënshkruar në nëntor të 2018-së, ka çuar në pranga i

Ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe 3 zyrtarë të këtij televizioni, janë vënë sonte në pranga pasi akuzohen për një tender korruptiv të nënshkruar në nëntor të 2018-së.

Lidhur me këtë arrestim, është pyetur dhe kryeministri Rama i cili ishte i ftuar në ‘Zonë e Lirë’.

LEXO EDHE:  Edi Rama si antiamerikan

Moderatori Arian Çani e pyet nëse ishte në dijeni për këtë arrestim, por Rama u përgjigj shkurt se nuk dinte asgjë.

“Tani e mora vesh për këtë lajm. Nuk isha në dijeni.”, tha Rama./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

‘Shoh si shkelet syri ekraneve’/ Basha flet për aleanca të fshehta nga Kuvendi

Publikuar

-

Nga

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur sërish nga Kuvendi për Vettingun në Politikë.

Basha foli edhe për aleanca të fshehta mes atyre që nuk e duan këtë nismë.



“Padyshim e di, që kjo nismë e shumëpritur nga qytetarët, nga disa anatemohet si drakoniane. Shoh edhe se si po shkelet syri ekraneve mes atyre që duken të pangjashëm në tip, por janë të ngjashëm në halle. I shoh teksa po saldojnë edhe aleanca të fshehta e publike, të diktuara nga frika që ju ngjall përballja me atë që i kanë bërë këtij vendi, të dëshpëruar për të ruajtur status quo-në dhe ekuilibrat e vjetër.

Por rendi i gjërave ka ndryshuar njëherë e përgjithmonë. Prandaj kundërshtarët e vettingut në politikë do të jenë një pakicë e papërfillshme, pasi të paktë janë përfituesit nga abuzimet që kryejnë ata që kthyen jetën e shqiptarëve në makth. Ndërsa të shumtë, në fakt shumicë absolute janë të gjithë ata shqiptare e shqiptarë që përfitojnë nga fundi i makthit të korrupsionit dhe krimit të lidhur me politikën”, tha Basha në fjalën e tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Evi Kokalari vjen në Tiranë me Richard Grenell

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme, krahu i djathtë i Donald Trump Richard Grenell së bashku me delegacionin amerikan kanë ardhur në Tiranë, ku zhvilluar takime me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD Lulizm Basha.

Burime të sigurta për CNA.al, bëjnë me dije se në Tiranë, së bashku me Grenell ka ardhur edhe aktivistja e Republikanëve Evi Kokalari.

Kjo e fundit, ka qenë një mbështetëse e fortë e demokracisë në Shqipëri, ku pak kohë më parë iu bashkua edhe Foltores së ish kryeministri Sali Berisha, nga ku kërkoi edhe reformimin e partisë.



Kam ardhur në Shqipëri vetëm për juve. Në 23 vjetët e fundit, unë kam qenë në Shqipëri vetëm 20 ditë dhe kam ardhur t’ju flas direkt sepse PD është në krizë totale. Unë jam amerikane, por e lindur dhe e rritur në Tiranë. Ndërkohë që z. Berisha fliste për pluralizmin, më erdhi në mendje kushërira ime Musine Kokalari që luftoi për pluralizmin dhe fati i saj ishte aspak i mirë. Mua më vjen keq që pas kaq vitesh dhe 30 vitesh demokraci, Shqipëria është në po atë pikë dhe PD është marrë peng nga socialistët dhe ne nuk kemi absolutisht opozitë në Shqipëri. Jam shumë dakord që Lulzim Basha duhet të jetë ish-kryetari i PD-së. Problemi nuk është tek paaftësia e Lulzim Bashës, por problemi është se nuk ka arritur të ketë bazën me vete.

Kam idenë se nëse Basha do shkonte në një nga qytetet shqiptare për të mbledhur bazën, nuk do arrinte të mblidhte as 5 veta. Më vjen çudi që ku shkon zoti Berisha ka një bazë shumë të fortë. Kjo është e vetmja gjë që do shpëtojë PD-në. Zoti Berisha ka një detyrë jo vetëm ta kthejë PD-në në 1991, por duhet ta rindërtojë me parimet e Partisë Republikane amerikane. Kjo është arsyeja pse unë jam këtu. Po përfitoj nga rasti të fus pikëpamjet e Partisë Republikane amerikane në Partinë Demokratike të Shqipërisë. Kam idenë që e djathta dhe linja konservatore nuk kuptohet mirë në Shqipëri. Është detyrë e juaja të edukoni bazën për ta kuptuar. PD beson jo vetëm tek liria e individit, por dhe përpjekjet për një jetë sa më të mirë”, tha Evi Kokalari pak kohë më parë në Foltoren e Berishës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Takimet e delegacionit të SHBA me Ramën e Bashën/ Reagon Yuri Kim

Publikuar

-

Nga

Arritja e marrëveshjes Kosovë- Serbi/ Vjen reagimi nga Yuri Kim: Hap i madh për paqen dhe prosperitetin në Ballkan

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka reaguar pas takimit me delegacionin amerikan me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD Lulizm Basha.

Në një postim në twitter, Kim shkruan se takimet e tyre me Ramën e Bashën tregojnë se marrëdhëniet e SHBA-së me Shqipërinë tejkalojnë politikën partiake.

Kim shton se ligjvënësit kërkuan përparim në sundimin e ligjit, duke vënë në dukje se ai do të tërheqë biznes dhe investime.

LEXO EDHE:  Urdhër administratës/ Rama “shënjestron” Voltana Ademin

LEXO EDHE:  Filloi me Veli-ngun/ Ish-ministri i Ramës ironizon Xhafajn



Ligjvënësit amerikanë vizituan gjithashtu të evakuuarit afganë që kanë kërkuar strehim të përkohshëm të sigurt në Shqipëri.

“Mirënjohje të thellë popullit shqiptar për mikpritjen e tij. SHBA është krenare që sheh OJQ, biznese dhe vullnetarë që mbështesin ata në nevojë” përfundon ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE