LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tabaku shënon “autogol”/ Konfirmon bashkëpunimin Rama-Basha

8 Tetor 2021, 12:49, Politikë CNA

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, me ose pa dashje, sot ka konfirmuar bashkëpunimin mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Ndërsa Lulzim Basha, Jorida Tabaku dhe Alfred Rushaj ishin në një konferencë për mediat, Qeveria publikoi planin e masave, për t’i  paraprirë ?krizës energjitike?, që ka paralajmëruar vetë kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë, plani i masave të Qeverisë është komentuar nga deputetja Tabaku, e cila konfirmoi atë që është thënë e denoncuar shpesh në media, bashkëpunimi Rama-Basha. Pra, Basha propozon dhe Rama miraton.

Sipas Tabakut, Qeveria ka kopjuar pikën pesë, të propozimeve që ka bërë Lulzim Basha, për menaxhimin e situatës.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,?Sapo doli plani i masave të qeverisë. Rama ka kopjuar pikën pesë të Opozitës. Atë bën ai, sulmon e sulmon pastaj kopjon.?-tha Tabaku, duke konfirmuar bashkëpunimin.

Por, nga ana tjetër mesa duket deputetët e Bashës, nuk dinë se çfarë thonë në deklaratat e tyre. Nënkryetarja e PD-së, me gojën e saj ka pranuar se pikat e propozuara nuk kanë asgjë për qytetarët. Asnjë masë që t’iu vijë në ndihmë qytetarëve.

?Por, ajo që vura re unë është se në gjashtë pika nuk ka asgjë për qytetarët, asnjë masë për qytetarët, vetëm vjedhje për të mbuluar korrupsionin.?-tha Tabaku.

Por, natyrshëm lind pyetja, po pika pesë që kopjuan nga plani i PD, as ajo nuk është për qytetarët?

Mos ndoshta Tabaku pa dashje ka pranuar se edhe ?plani me shtatë pika?, i Lulzim Bashës ishte ?më ka çu nana me la gojën?? Apo mos ndoshta ishte një plan që Rama dhe Basha të ndajnë pazare?

Sepse vetë Tabaku thotë se gjashtë pikat kanë vetëm vjedhje për të mbuluar korrupsionin, por një nga pikat ia kishin kopjuar Bashës.

Tani kur të kthjellohen Tabaku dhe Basha le të dalin edhe një herë e të sqarojnë qytetarët./CNA.al

Lajmet e fundit nga