Connect with Us

SPAK shpall Llallën në kërkim ndërkombëtar/ Ish-Kryeprokurori shëtit i lirë nëpër Europë

Aktualitet

SPAK shpall Llallën në kërkim ndërkombëtar/ Ish-Kryeprokurori shëtit i lirë nëpër Europë

Publikuar

-

cna lajme kronike

Ish prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, ndonëse i dënuar është ende në liri.

Kur kanë dy javë nga dhënia e dënimit të formës së prerë për Llallësn, SPAK është kujtuar ta shpallë në kërkim ndërkombëtar.

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit  me 22 Shtator 2021, lanë fuqi dënimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për ish Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

LEXO EDHE:  “Reforma në Drejtësi ka dështuar”/ Lubonja: Rama ka frikë

Ish Prokurori i Përgjithshëm është dënuar me 2 vjet burgim dhe 5 vjet përjashtim nga funksionet publike, pasi u shpall fajtor nën akuzat për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”.

Po ashtu atij  u vendos konfiskohen edhe disa prona të vëna paraprakisht nën sekuestro 4 sipërfaqe toke, gjithsej 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Njësia Antikorrupsion zëvëndëson SPAK?/ Manja sqaron qytetarët, mesazhi i fortë 

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Qytetarët që do të përballen me abuzime nga zyrtarë të administratës shtetërore tashmë mund t’i denoncojnë ata nëpërmjet fakteve në Njësinë Antikorrupsion.

Kjo njësi ka nisur procesin publik të denoncimeve në SPAK, për t’i dhënë fund korrupsionit dhe abuzimeve në administratën publike.

Ndërkohë, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja sot në një konferencë për mediat, iu bëri thirrje qytetarëve të mos hezitojnë dhe të denoncojnë çdo rast abuzimi nga zyrtarët e administratës.

LEXO EDHE:  More a jeni në vete?/ Agron Tufa ngre tonet: PD vazhdon të paguajë borxhin e hipokrizisë!

LEXO EDHE:  KLP miraton tetë prokurorët e parë të SPAK/ Ja kur betohen tek Presidenti



Por, ndër të tjera Manja është pyetur nga gazetari Artan Bajrami i A2 CNN, se pse duhet një Njësi Antikorrupsion, ndërkohë që është institucioni i SPAK ku mund të bëhen denoncimet ndaj zyrtarëve.

Ministri theksoi se “Njësia antikorrupsion është një nga dritaret që qytetarët kjanë në dispozicion për të denoncuar praktikat korruptive në administratë

Kjo njësi trajton të gjitha praktikat abuzive që jo domosdoshmërisht do jetë penale”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Sekuestrohet rreth 190 mijë m2 tokë në Gjirin i Lalëzit/ Kush janë ish-zyrtarët në “sitën” e SPAK, zbardhen emrat

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me kontrollin e SPAK, në banesat e shtatë ish-punonjësve të Kadastrës së Durrësit.

Burimet bëjnë të ditur se bëhet fjalë ish-zyrtarë si dhe qytetarë përfitues të pronave.

Emrat e persona që i janë kontrolluar banesat janë:

Bedri Luku, ish regjistrues i Kadastrës, u shoqërua në policinë e Durrësit dhe u la i lirë pak çaste më vonë.

Vlash Braja, banues në fshatin Draç të Durrësit.

Altin Haruni banues në Sukth të Durrësit.

LEXO EDHE:  More a jeni në vete?/ Agron Tufa ngre tonet: PD vazhdon të paguajë borxhin e hipokrizisë!

LEXO EDHE:  “Reforma në Drejtësi ka dështuar”/ Lubonja: Rama ka frikë

Agron Bejdolli banues në zonën “Syri i Detit” në Durrës.



Lisandër Xhejzdari banues në Sukth të Durrësit.

Asllan Arapaj banues në rrugën “Aleksandër Goga” në Durrës.

Ber Begeja banues në Tiranë.

Po ashtu burimet bëjnë të ditur se në kuadër të këtij hetimi janë sekuestruar rreth 190 mijë m2 tokë në Gjirin e Lalëzit.

SPAK “mësyn” Kadastrën e Durrësit/ Kontrolle në banesat e zyrtarëve, shoqërohet ish-regjistruesi

LEXO TE PLOTE

Politikë

Manja paralajmëron “furtunë”/ Gjobvënësit me maskën e shtetit përballë drejtësisë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në një deklaratë për mediat i bëri thirrje qytetarëve që të mos heshtin ndaj çdo akti korruptiv e tentative për ryshfet kundrejt tyre.

Teksa tregoi rastin e disa punonjësve të AKU Fier, të cilët kishin bërë presion ndaj një qytetari, Manja tha se këta persona  nuk përfaqësojnë qeverinë dhe besimin e qytetarëve dhe se do të përballen me drejtësinë.

“Njësia antikorrupsion, profesionale dhe transparente. Tolerancë zero ndaj kujdo që do të na dalë përpara. Rasti i sotëm, një nga 5 të parët, lidhet me një qytetar që nuk ka pranuar të japë ryshfet. Shembull për qytetarët dhe bizneset. 



LEXO EDHE:  Inceneratorët/ Ahmetaj i kthehet gazetarit: Po pse marrëdhëniet e mia me njerëzit do hetojë SPAK-u?

LEXO EDHE:  Ambasada e SHBA përshëndet ngritjen e SPAK/ Merr fund pandëshkueshmëria, drejtësi për shqiptarët

Të mos heshtet! Qytetarët nuk duhet të kenë frikë të denoncojnë sepse do të na kenë në krah. Kemi përgjegjësi dhe nëse zgjatet zinxhiri i heshtjes, zgjatet edhe litari në këmbët e fëmijëve tanë.

Gjobvënësit me maskën e shtetit, nuk përfaqësojnë qeverinë dhe besimin nga qytetarët. Ata do përballen me drejtësinë!  Kallëzim edhe për drejtuesit e tyre, si persona në dijeni”, tha Manja./CNA.al

LEXO TE PLOTE