LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

‘Shtëpia e barit’ në Astir, si trafikantët kultivojnë kanabis nëpër banesa

8 Tetor 2021, 14:49, Kronika CNA
‘Shtëpia e barit’ në Astir, si trafikantët

Ishte marrë me qira për banim por përdorej nga trafikantët e drogës për të kultivuar kanabis. Pas një hetimi disa mujor sektori i anti drogës në policinë e Tiranës zbuloi kanabisin dhe arrestoi 2 persona të cilët e kishin përshtatur banesën në një laborator kultivimi droge. në pranga ra, edhe një 50 vjeçar i cili ishte punësuar për ruajtjen e këtij ambienti.

Burime nga policia e shtetit bëjnë me dije se kjo mënyrë kultivimi që po përhapet shumë së fundmi në gjithë vendin, është e ngjashme me ?shtëpitë e barit? në Britaninë e Madhe apo Spanjë.

Mundësitë e kufizuara për të kultivuar kanabisin në tokë të hapur për shkak të monitorimit ajror po shtyjnë trafikantët të ndjekin një tjetër strategji. Kryesisht banesat e përshtatura në laboratorë kultivimi merren me qira nga trafikantët që më pas i vendosin pajisje speciale si llambat, aspiratorët e fuqishëm apo sistem ujitjes e tharës të bimëve narkotike. Zbulimi në Astir nuk është i vetmi. Kohët e fundit, janë gjetur shtëpi kanabisi edhe në Durrës e Lushnje. 

Në këto operacione, policia ka arrestuar jo vetëm kultivues por edhe punonjës së operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike pasi nuk kanë kontrolluar linjën dhe matësin e energjisë elektrike./euronews

Lajmet e fundit nga