Connect with Us

Shkarkohet gjyqtarja me “tokën e florinjtë”/ Del jashtë sitemit të drejtësisë Irena Hoxha

Vetingu

Shkarkohet gjyqtarja me “tokën e florinjtë”/ Del jashtë sitemit të drejtësisë Irena Hoxha

Publikuar

-

cna lajme vetting

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  ka shkarkuar gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës Irena Hoxha.

KPK e përbërë nga trupa gjykuese, Brunilda Bekteshi, Firdes Shuli dhe Suela Zhegun, kanë dalë me vendimin për shkarkim pasi kanë gjetur probleme në kriterin e pasurisë.

E dyshimtë është konsideruar nga KPK, një borxh prej 60 mijë euro që gjyqtarja ia kishte marrë kunatit për të blerë apartament në Tiranë, në vitin 2011.

Sipas KPK-së, hetimi ka treguar se se kunati i gjyqtares nuk kishte burime të mjaftueshme financiare për të dhënë këtë hua.

Gjyqtarja Irena Hoxha, e cila më herët ka udhëhequr Gjykatën e Shkallës së Parë në Dibër, në  deklaratat e pasurisë rezulton se ardhurat kryesore, i ka nga  patundshmëria pa lënë mënjanë pagat dhe pensionet e prindërve të bashkëshortit.

Sipas saj, pothuajse cdo vit ajo ka mundur të kursejë shuma të konsiderueshme të cilat më vonë i ka përdorur për shlyerjen e një huaje prej 60 000 euro.

Më konkretisht gjyqtarja Hoxha, në vitin 2003, deklaron një apartamenr banimi 2 plus 1 me sipërfaqe 76 m2, tokë truall me sipërfaqe 100 m2 dhe tokë arë me sipërfaqe 1400 m2 dhe 6 575 m2. Këto patundshmëri ajo i deklaron si trashëgimi.

Në vitin 2004, bashkëshorti i saj deklaron një automjet tip Benz 250, përfituar me vendimin e Gjykatës së Apelit të Tiranë, me vlerë 250 000 lekë. Po në këtë viti, të ardhura nga qiraja e tokës bujqësore, i deklaron në vlerën e 10 000 lekë.

Në vitin 2005, të ardhurat nga qiraja e tokës bujqësore, janë  50 000 lekë, në vitin 2006 dhe 2007 shkojnë në 70 000 lekë, në vitin 2008, në shumën 120 000 lekë, në vitin 2009 të ardhurat nga qiraja e tokës bujqësore, kapin vlerën e 150 000 lekëvë, në vitin 2010, 2011 dhe 2012 janë 200 000 lekë, në vitin 2013 janë 160 000 lekë, në vitin 2014, janë 170 000 lekë, në vitin 2015 janë 160 000 lekë, në vitin 2016 janë 150 000 lekë, në vitin 2017 janë 130 000 lekë dhe në vitin 2018, këto të ardhura janë në shumën  130 000 lekë.

LEXO EDHE:  Nga pasuria tek drejtimi i togave të zeza/ Gjyqtarja që “refuzoi” trafikantin e drogës

Ndërsa të ardhura në vitin 2006 deklaron 600 000 lekë, në 2007, 800 000 lekë, në 2008 shumën 950 000 lekë, në 2009  shumën 700 000 lekë, në vitin 2010 të ardhura janë në shumën 1 200 000 lek, në vitin 2011, në shumën 370 000 lekë, në vitet 2012 dhe 2013 në shumën 450 000 lekë, në vitin 2014 në shumën 840 000 lekë, në vitin 2015 në shumën 120 000 lekë, në vitin 2016, në shumën 496 000 lekë, në 2017 nuk deklaron të ardhura, pagat, pensionet, qiraja e tokës, ndërsa në vitin 2018 deklaron si diferenca të të ardhurave nga paga, pensionet dhe toka e lënë në përdorim në shumën 200 000 lekë.

Sa u përket pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, në vitin  2009 ka blerë një makinë me vlerë 500 000 lekë, ndërsa në vitin  2010 ka blerë një apartament në Tiranë me vlerë me vlerë 12 032 000 lekë.

Për këtë apartament, thotë se ka marrë hua shumën 60 000 euro, me këst pagesë 6 000 euro në viti. Apartamentin në Tiranë e ka dhënë me qira, prej së cilës në vitin 2012, ka marrë 300 000 lekë. Në vitin 2014, gjyqtarja ka deklaruar edhe një tokë arë me sipërfaqe 90 m2, përfituar nga trashëgimia në fshatin Cidhen, Dibër.

Ndërsa në deklaratën e fundit, atë të vitit 2018, deklaron dhe të ardhurat nga punësimi sezonal i djalit në SHBA, në shumat 4 914 USD dhe 540 000 lekë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Gjobiti si shpifëse deputeten e Ramës/ A do të “hakmerret” Vettingu për gjyqtarin e “listës së zezë”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Engert Pëllumbi, gjyqtar në Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, do të dalë para Vettingut me datë 5 Tetor 2021.

Javën që vjen Pëllumbi do të njihet me gjetjet e Komisionit të Pavarut të Kualifikimit nga trupi gjykues Pamela Qirko, Brunilda Bekteshi dhe Roland Ilia.

Pas më shumë se një viti e gjysëm hetimet në të tria kriterët, KPK, pritet të thotë fjalën e fundit për gjyqtarin e Fierit.

Kush është gjyqtari Engert Pëllumbi?

Gjyqtari Engert Pëllumbi nuk është emër i panjohur për opinionin publik,  pasi në vitin 2011, gjobiti për shpifje, deputeten e Partisë Socialiste Ermonela Felaj.
10 milionë lekë ishte vendimi që mori gjyqtari Pëllumbi, si dënim ndaj deputetes socialiste Felaj, më qëllim që të dëmshpërblejë kompaninë “Ferar” për dëmin që i ka shkaktuar për deklaratat e saj në një konferencën për shtyp para selisë së PS-së.

Deputetja Ermonela Felaj në  Janar 2011  lëshoi akuza ndaj ish-ministrit Genc Ruli dhe kësaj kompanie, por që gjykata i cilësoi si shpifje, duke dhënë edhe një leksion politikanëve shqiptarë për deklaratat e tyre, shpeshherë të pafre.

Gjykata çmoi se deklaratat e deputetes së PS-së përbëjnë shkelje të ligjit dhe për këtë ka vendosur ta dënojë atë duke e detyruar të dëmshpërblejë kompaninë “Ferar” për dëmin që i ka shkaktuar.

Gjykata vlerëson se mjeti i përdorur nga pala e paditur paraqet një rrezikshmëri të lartë për dëmin që mund t’i bëhet palës paditëse, duke qenë se mjetet audiovizive e paraqesin mesazhin në mënyrë më të drejtpërdrejtë, më lehtësisht të perceptueshëm dhe ndiqen nga një publik i madh. Në këto kushte, gjykata arrin në përfundimin se deklarata është bërë me dashje dhe ka për qëllim diskreditimin e palës paditëse në sy të opinionit publik. Kjo tregon një rrezikshmëri të lartë dhe njëkohësisht një dëm të madh që mund t’i jetë shkaktuar potencialisht palës paditëse”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Tiranës, me gjyqtar Engert Pëllumbi, dhënë në datën 24 maj 2011.

LEXO EDHE:  Vettingu/ KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Tiranës

LEXO EDHE:  Ngec në rrjetë/ Vettingu i pret kokën një tjetër gjyqtari

“Pala e paditur është deputete dhe paga e saj është në majën e piramidës shtetërore të pagave”, thotë gjykata në vlerësimin e gjendjes ekonomike të deputetes për të paguar dëmin e shkaktuar. Gjyqtari ka çmuar se e drejta për të mbrojtur dinjitetin qëndron mbi këto aspekte. Gjithashtu, edhe Kushtetuta jonë i jep imunitet deputetëve për fjalën e thënë në sallën e Kuvendit, por edhe këtu, jo në rastin e shpifjes.

Gjyqtari i “ listës së zezë” të Tahirit

Por, i njëjti gjyqtar është kontestuar nga ish- Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, për shkelje të ligjit, pasi për një person të dyshuar për vrasje e ka lënë me masën « detyrim paraqitje ».



Ngjarja ka lidhje me ndalimin e shtetasit H. Meçanaj, nga Policia e Shtetit me datë 04.03.2013, i akuzuar për veprën penale “vrasje nga pakujdesia” parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal, pasi dyshohej se kishte vrarë nga pakujdesia shtetasin M. Lulaj me banim në Hambaraj, Fier. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest në Burg”. Ndërsa, Gjykata e shkallës së parë Fier me vendim Nr. 256 datë 08.03.2014 të gjyqtarit Engert Pëllumbi ka vendosur masën e sigurisë, “Detyrim i paraqitjes tek oficeri i policisë gjyqësore”.

Sa i përket pasurisë, ai përfiton të ardhura si gjyqtar apo më vonë edhe ndihmës-magjistrat në Gjykatën e Lartë, si, mësimdhënës pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, si lehtësues në programin e trajnimeve nga Shkolla e Magjistraturës apo dhe si ekspert.

Pra, gjithë këto detyra i ushtronte në një kohë që gjykatat po zbrazeshin nga Vettingu.

Gjithashtu të ardhura ka përfituar edhe nga trajnime të ndryshme jashtë vendit.

Në vitin 2017, gjyqtari Pëllumbi ka arritur të depërtojë në Gjykatën e Lartë si ndihmës-mgjistrat./CNA.al

Gjobiti deputeten e Ramës për shpifje/ Gjyqtari që liroi të dyshuarin për vrasje, në Gjykatën e Lartë

 

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Gjyqtari që futi në “sherr” Komisionerët Publikë/ Përplasja mes Dariel Sinës dhe Florjan Ballhysës në KPA

Publikuar

-

Nga

Ditën e enjte, më datë 30.09.2021, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.53/2020 datë 24.11.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 286, datë 04.08.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Genti Shala.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga kryesues Sokol Çomo, relatore Ina Rama dhe anëtarë  Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz.

Gjyqtari i Apelit përfundoj në shkallën e dytë të Vettingut, pas rekomandimit të ONM.

Kujtojmë se rekomandimi i ONM ndau edhe Komisionerët publikë.

Komisioneri Publik,   Darjel Sina kundërshtoi si të pambështetur në prova rekomandimin e ONM për apelimin për  gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Genti Shala.

                                    Genti Shala

Në këto rrethana, çështja u ankimua më pas në Kolegj nga kolegu i tij , Florian Ballhysa.

.Në qëndrimin e tij, Ballhysa bazohej tërësisht në rekomandimin e ONM-së dhe i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që të rihetojë gjyqtarin Shala, përfshi denoncimin anonim dhe një kontratë huaje të vitit 2015, që rezulton e pahetuar nga KPK.

Në këtë pikë Dariel Sina , shprehej se kishte bindje të brendshme se kontrata e huasë nuk e ndryshonte gjendjen financiare të Shalës dhe se diferencat negative në vite ishin jo serioze, ndërsa Ballhysa ka kërkuar që Kolegji t’i rishqyrtojë ato.



Komisioneri Publik vlerëson se ky denoncim duhet shqyrtuar gjatë procedurës gjyqësore në Kolegj, pasi pretendohet për pasuri të padeklaruar, të fshehur të subjektit të rivlerësimit, që për shkak të momentit të paraqitjes së denoncimit, nuk ka qenë i mundur të hetohej”, shprehej Ballhysa në lidhje me një denoncim që kishte mbërritur në ONM për gjyqtarin Genti Shala.

LEXO EDHE:  Dha dorëheqjen para se të dilte në vetting/ KPA nxjerr nga sistemi i drejtësisë ish gjyqtarin e Apelit

LEXO EDHE:  OMN kritikon ashpër KPK dhe rekomandon shkarkimin e gjyqtares

Sipas Ballhysës kishte disa elemente që ishin të pahetuara në çështjen në fjalë.

Komisioneri Publik vlerëson se nevoja për një hetim të mëtejshëm në drejtim të këtyre elementeve, përkatësisht: (i) një denoncimi të ardhur në adresë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, në datën 10.11.2020, në lidhje me pronësinë e subjektit të rivlerësimit në një shoqëri ndërtuese dhe (ii) një kontratë huaje të vitit 2015, pasqyruar në regjistrin noterial, administruar nga Ministria e Drejtësisë, mbetet për t’u paraqitur për shqyrtim, juridiksionit kontrollues/rivlerësues të Kolegjit,” shprehej Ballhysa në ankimin dorëzuar pranë KPA.

Shala liroi “mikun” e Shullazit

Risjellim në vëmendje se gjyqtari i Apelit, Genti Shala ka qenë pjesë e trupës gjykuese, e cila në vitin 2019, liroi nga burgu, anëtarin e bandës së Shullazit, Gjergji Cukali.

Pas katër muajsh hetimesh u desh vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranës për të lënë të lirë Cukalin, i cili ishte arrestuar si personi i dyshuar për vrasjen e ish-policit Arben Bilali.

Gjykata e Shkallës së parë, pati dhënë masën “arrest me burg”, por Apeli e zëvendësoi me masën “detyrim paraqitje”.

Lirimi i Cukalit nga Apeli ngriti në atë kohë një sërë dyshimesh, pasi Gjyka e Lartë nuk funksiononte.

Kujtojmë, gjithashtu se Shala, në vitin 2007 është zgjedhur edhe anëtar i Komisionit të Zgjedhjeve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Kushtetuta ndalon riemërimin e anëtarëve të KPK/ Zgjatja e mandatit është mashtrim

Publikuar

-

Nga

Në fund të vitit 2015, Parlamenti i Shqipërisë, që në atë kohë po shqyrtonte paketën e reformës në drejtësi, ju drejtua Komisionit të Venecias për Opinion mbi draft-ligjin më të rëndësishëm, atë të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve (Veting). Në Mars 2016, ekspertët e Komisionit të Venecias i përgjigjen Kuvendit.

Venecia  në atë përgjigje shpreh dakordësinë për miratimin e ligjit të Vetingut për gjyqtarët e prokurorët, por e konsideron atë si “një masë e jashtëzakonshme për situatë të jashtëzakonshme” me korrupsionin.

Por, megjithë dakordësinë “Venecia” ishte e qartë, kur analizoi se “masat e jashtëzakonshme nuk mund të vazhdojnë gjatë”. Venecia shprehet e qartë për një mandat të kufizuar i anëtarëve të trupave të Vetingut.

Në pikën 54 të Opinionit të Venecias, ekspertët e Venezias theksojnë: “Sipas Projekt -Amendamenteve të rishikuara, mandati i anëtarëve të Komisioneve të Pavarura të Kualifikimit (KPK) dhe gjyqtarëve të Dhomës së Kualifikimit të Specializuar (KPA), përgjegjës për procesin e verifikimit do të jetë 9 vjet,pa të drejta e riemërimit…

Kjo kohëzgjatje është shumë e gjatë. …

Strukturat e verifikimit nuk duhet të zëvendësojnë organet e zakonshme kushtetuese, të tilla si KLGJ ose KLP; ato mund të bashkëjetojnë me ta për ca kohë, por nuk duhet të kthehen në mekanizma paralel kuazi-permanent”.

Më tej, në pikën 56 të Opinionit të Marsit 2016, Komisioni i Venecias shprehet: “Do të ishte e pranueshme që të vendoset një afat kohor fiks prej 3-5 vite për ekzistencën e KPK-së dhe Komisionerëve Publikë. …



Pas përfundimit të mandatit të organeve të verifikimit, institucionet e zakonshme dhe gjykatat mund të marrin përsipër çdo funksion të mbetur për të vendosur mbi procedurat e verifikimit, të cilat nuk do të jenë përfunduar”.

LEXO EDHE:  Ngec në rrjetë/ Vettingu i pret kokën një tjetër gjyqtari

LEXO EDHE:  Dha dorëheqjen para se të dilte në vetting/ KPA nxjerr nga sistemi i drejtësisë ish gjyqtarin e Apelit

Ky qëndrim riktheksohet edhe në Konkluzionet përfubdimtare të Opinionit të Komisionit të Venecias: “Mandati i organeve të verifikimit (KPK dhe Komisionerët Publikë) duhet të reduktohet ndjeshëm në kohë..”, thuhet në një prej pikave kyçe të Opinionit të miratuar në Mars 2016. Meqë KLGJ dhe KLP janë organe të dala nga e njëjta reformë atëherë është e pakuptueshme se pse Rama-Basha hezitojne që të dorëzojnë procesin e rivlerësimit tek KLGJ dhe KLP.

Në teori këto struktura kanë në përbërje magjistratë që kanë kaluar vetingun, pra janë të përbëra nga profesionistët më të kualifikuar të fushës së drejtësisë, më të kualifikuar sigurisht nga anëtarët e KPK. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në 4 vitet e ekzistencës së tij, ka shqyrtuar më pak se gjysmën e trupës prej 800 gjyqtarë/prokurorë, që ishin në detyrë në fillim të procesit të rivlerësimit.

A mos po na thonë që duhet dyfishuar mandati i anëtarëve aktualë të KPK?

Por nëse Kushtetuta ndalon ripërsëritjen e mandatit, zgjatja çfarë është? Nëse për 4 vjet u vetuan vetëm gjysma, kjo do të thotë që KPK i duhen të paktën edhe 4 vjet të tjera që të përmbyllë procesin.

Kur Kushtetuta ndalon shprehimisht riemërimin, ka ndaluar sigurisht edhe çdo zgjatje mandati. Ndryshe me të njwjtën logjikë mund të zgjatet mandati i çdo trupe afati i të cilës buron nga Kushtetuta. Edhe i Kuvendit. Pyeteni Venecian nëse doni edhe për këtë./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: