Connect with Us

Samiti në Brdo/ Deputetja gjermane: Fjalët ngushëlluese të BE zhgënjejnë më tej Ballkanin

Aktualitet

Samiti në Brdo/ Deputetja gjermane: Fjalët ngushëlluese të BE zhgënjejnë më tej Ballkanin

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Pas samitit mes BE dhe Ballkanit Perëndimor në Brdo, Slloveni, deputetja liberale gjermane, Renate Alt (FDP) raportuese e grupit parlamentar liberal për Europën Lindore e Juglindore reagon me kritika ndaj BE.

Deputetja e Bundestagut e FDP-së, Renate Alt, anëtare e Komisionit të Jashtëm të Bundestagut dhe raportuese e grupit parlamentar të liberalëve për Europën Lindore e Juglindore në një prononcim për Deutsche Wellen mban një qëndrim kritik ndaj rezultateve të samitit të BE-së e Ballkanit Perëndimor të zhvilluar në Brdo. “Që vendet e Ballkanit Perëndimor edhe më tej duhet të kënaqen me fjalë ngushëlluese çon në zhgënjim të mëtejshëm në rajon në lidhje me procesin e anëtarësimit. Me paketën e investimeve, BE nga njëra anë tregon, se do të angazhohet edhe më tej, por nuk do të përcaktojë një perspektivë të qartë europiane, për të mos folur për detyrimet konkrete që duhet të përmbushin këto vende.”

BE e dëmton kështu imazhin e saj me këtë dhe humb kështu besimin që i duhet në procesin e anëtarësimit, thekson deputetja liberale gjermane, Renate Alt. “Sidomos vendeve me vullnet për reforma si Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do ta kenë më të vështirë. Veçanërisht të rinjtë e arsimuar e të orientuar nga reformat po e lënë vendin që nga viti 2019 në masë dhe kërkojnë diku tjetër një perspektivë për të ardhmen”, kujton Alt, duke përmendur se ky është një zhvillim që BE po e nxit me hezitimin dhe mungesën e unitetit të saj.

LEXO EDHE:  Gjermania forcon kontrollin kufitar me Poloninë
Slowenien l Westbalkan-Gipfel der EU in BrdoSamiti në Brdo

Deputetja gjermane, Renate Alt kërkon që qeveria gjermane në detyrë dhe vende si Austria ta bindin Francën, se perspektiva e anëtarësimit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe zhvillimi i mëtejshëm i BE, nuk e përjashtojnë njëra tjetrën. “Sigurisht kjo nuk i çliron nga përgjegjësia 6 vendet e Ballkanit Perëndimor për të bërë përparime konkrete në fushën e shtetit ligjor, lirisë së mediave dhe luftën kundër kriminalitetit të organizuar. Për BE ka rëndësi: Bëhet fjalë për influencën e saj në rajon, që po sfidohet nga vende si Kina dhe Rusia e Turqia, si edhe për stabilitetin e kontinentit europian”, shprehet Renate Alt mbi përfundimet e samitit të Brdos në prononcimin për Deutsche Wellen./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Si po mashtrojnë Call Center-at/ Rrëfimi i të riut: Bindja gjermanët të investonin! Ja sa para fitoja në muaj

Publikuar

-

Nga

Dy ditë më parë u publikua skandali në lidhje me aktivitetin e 13 kompanive të “Call Center-ave” në Tiranë , të cilat dyshohet se kanë mashtruar një numër të madh qytetarësh në BE, duke I premtuar se do të pasuroheshin nëse do të investonin në bursa.

Gazetarja Anila Hoxha, ka intervistuar një punonjës të një prej këtyre call center-ave I cili ka treguar me detaje se si arrijnë t’i ‘funsin në kurth” këta shtetas.

I riu quhet Enea, dhe tregon se emësoi gjermanishten me synimin për të emigruar, por pandemia ja vështirësoi procedurat ndaj ai nisi punë në një call center në Tiranë.

Pavarësisht pagës minimale, ai tregon se fitimi i tij katërfishohet në varësi të klientëve të huaj që i bind për të investuar në kriptomonedhë.

“Çdo mëngjes supervizori im më jep klientët që duhet të kontaktoj, bëhet fjalë për shtetas të huaj gjermanë. Ata regjistrohen nëpërmjet publiciteteve të ndryshme që shikojnë në internet, kryesisht në FB dhe Instagram”, u shpreh ai.

Hoxha: Çfarë u ofrohet qytetarëve në këto publicitete?

LEXO EDHE:  VIDEO/ Ballkani thyen me “poker” Besën, Progni shtang me një perlë Feronikelin

LEXO EDHE:  Fjalimi profetik i Ronald Reganit në vitin 1982/ Marksizëm-leninizmi do përfundojë në koshin e historisë

“U ofrohet një mundësi për të fituar lekë dhe për të ndryshuar të ardhmen e tyre. Muaji më me fat ka qenë muaji kur bitcoin ka pasur një lëvizje të madhe dhe klientët ishin pothuajse të bindur dhe arrita të bindja 15 klienta atë muaj”, u shpreh ai më tej.



Hoxha: Si shitet bitcoin, çfarë vlere ka?

“Bitcoin aktualisht kushton rreth 60 mijë dollarë, nëse ti investon dhe nesër shkon 70 mijë ti ke fituar”, u shpreh Enea.

Hoxha: Ndodh që fitojnë këta qytetarë?

“Ndodh që fitojnë por interesi i kompanisë është që ata të mos fitojnë”, tha ai.

Ene këmbëngul se punëdhënësit e garantuan që nuk po kryhen veprime të paligjshme, ndonëse është i bindur se shumë prej tyre janë mashtruar mbasi u është premtuar se do të fitojnë.

“Personalisht kryej 200-250 telefonata në ditë. 1 maksimumi 2 nga 2 arrij ti bind. Në telefonatën time kryesisht investimi i parë shkon 250 euro”, tha ai më tej./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama Pazar me Vuçiç?/ Agim Nesho: Nuk është aq naiv, po provokon Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Në të njëjtën linjë me ish-zv.kryeministren e Kosovës Edita Tahiri edhe diplomati Agim Nesho akuzon kryeministrin shqiptar për pazar me presidentin Vuçiç me qëllim konsolidimin e pushtetit të tij dhe në dëm të Kosovës.

Në studion e Debati në A2 CNN me Alba Alishanin ai tha se Rama po provokon Shqipërinë duke e quajtur bashkëpunuese të një aleance të gjerë si Gjermania e Franca.



Unë mendoj që Rama nuk është naiv por për të kosnosliduar pushtetin e tij por ka bërë Pazar me Vuçiç në dëm të interesave të popullit shqiptar dhe Kosovës që Vuçiç të ketë hapësira të pakufizuara serbe dhe të Serbisë së madhe dhe provokon Shqipërinë që i jep leje, duke e quajtur si bashkëpunuese të një aleance të gjerë si Gjermania e Franca që mund të mbledhë hapësirat shqiptare, por në dëm të rregullit ndërkombëtar dhe konflikteve etnike”, tha Nesho.

LEXO EDHE:  “Ballkani i Hapur”/ Milo mesazh Ramës dhe Kurtit

LEXO EDHE:  Nga Ilir Levonja/ Përse nuk bën përpara Shqipëria

Deklarata e Neshos vijmë pas mbledhjes në Beograd të Ballkanit të Hapur dhe deklaratave të dy liderëve, Rama dhe Vuçiç.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

’30 qershori’/ Haxhiu: Meta s’ka arsye morale të jetë President

Publikuar

-

Nga

Analisti Baton Haxhiu e komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 qershorit si një goditje për presidentin Ilir Meta.

Sipas Haxhiut, Kushtetuesja ‘e bëri Ilir Metën që moralisht qëndrimi i tij në karrigen e presidentit të jetë i paarsyeshëm’.

Analisti shtoi se edhe pse ai vetë ka humbur besimin tek Gjykata Kushtetuese me vendimet ‘përshkruese’ që ky organ ka marrë, vendimi i sotëm është rast i mirë që palët të mësojnë si të sillen me kushtetutën.



Gazetari Andi Bushati u shpreh se votimi i 30 qershorit nuk ishte zgjedhje.

LEXO EDHE:  Nga Ilir Levonja/ Përse nuk bën përpara Shqipëria

LEXO EDHE:  “Ballkani i Hapur”/ Milo mesazh Ramës dhe Kurtit

“Mjafton të shohësh raportin e OSBE-ODIHR, nuk ka pasur në 30 vjet raport më të zi për një garë elektorale në Shqipëri. Nga njëra anë unë e kuptoj që askush nuk mund t’i marri zgjedhjet peng në Shqipëri, por a është një lloj pengmarrje edhe zgjedhjet në thundrën e një partie të vetme?”, deklaroi Bushati.

“Kur partia fillon të sillet si parti-shtet është shumë më e rrezikshme se shtyrja e zgjedhjeve me disa javë,” argumentoi Bushati./euronews

LEXO TE PLOTE