LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rritja e çmimeve/ Rama tenton të qetësojë qytetarët

8 Tetor 2021, 06:41, Politikë CNA
Rritja e çmimeve/ Rama tenton të qetësojë qytetarët

Kryeministri Edi Rama është shfaqur këtë mëngjes, duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve, të ngritura në rrjetin e tij social.

Rama foli për çmimin e energjisë për familjarët, duke thënë se është nën nën koston reale.

Ndër të tjera, Rama, ka ripërsëritur se çmimet në treg nuk i përcakton qeveria por kërkesa dhe oferta.

 ?Shqipëria nuk e prodhon sasinë e naftës së pari, është naftë e rëndë ajo që prodhon dhe shkon për tregun ndërkombëtare. Rreth 600 mijë ton janë nën produktet që vijnë nga importi.

Ne prodhojmë vetëm një pjesë të energjisë që konsumojmë, kjo na ndihmën që të kemi në çmim të rregulluar.

Sot që flasim çmimi i energjisë për familjarët është një çmim nën koston reale, falë masave  të marra për mbrojtjen e konsumatorit.

Çmimet e mallrave në treg i përcakton kërkesa dhe ofertën jo qeveria, vetëm në diktaturën komuniste i vendos qeveria. Për sa kohë flasim për mallra që i blejmë në tregjet ndërkombëtare siç janë energjia dhe nafta, çmimet janë njësoj si në Spanjë si në Shqipëri.’, është shprehur Rama, duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve./CNA.al

Lajmet e fundit nga