Connect with Us

Rihapen hetimet për vrasjen e Arben Zylyftarit/ SPAK dyshon për manipulim të dosjes

Aktualitet

Rihapen hetimet për vrasjen e Arben Zylyftarit/ SPAK dyshon për manipulim të dosjes

Publikuar

-

cna lajme politike

SPAK ka vendosur të rihapë dosjen për vrasjen e kryekomisar Arben Zylyftari.

Ky vendim është marrë pas dyshimeve se ngjarja është manipuluar.

Për 21 vite radhazi, pra që nga koha kur ka dnodhur vrasja, hetimet kanë qenë të mjegullta, madje për shkak të hetimeve të cunguar janë prodhuar edhe vrasje të tjera në qytetin e Shkodrës.

Arben Zylyftari humbi jetën në krye të detyrës

Kujtojmë se 21 vite më parë u vra në krye të detyrës  drejtori i Policisë së Prefekturës së Shkodrës, Kolonel Arben Zylyftari.

Ai humbi jetën, pasi breshëri plumbash automatiku u derdhën ndaj tij, gjatë drejtimit të një operacioni kundër dy personave të kërkuar.

Operacioni nisi me një kontrolli për armë në liqenin e Shkodrës, pasi policia ka rënë në gjurmë të një personi shumë të kërkuar.

Bahri Sulejman Tafili dhe djali i tij Admir Tafili nuk iu përgjigjën thirrjes së policisë për t’u dorëzuar, por filluan rezistencën e armatosur.

LEXO EDHE:  Dy të ndaluar për vrasjen e udhëheqësit Nemtsov

Në këtë operacion merrte pjesë edhe vetë kryepolici Zylyftari, i cili vendosi që të mos e ndiqte më në radio operacionin por të shkonte në vendngjarje.

Sapo ka mbërritur është qëlluar me një breshëri kallashnikovi nga dy të shumëkërkuarit duke mbetur i vdekur në vend. Por Zylyftari nuk ishte i vetmi që ndërroi jetë atë ditë.

Bashkë me të u vra edhe Bahri Tafili, ndërsa djali i tij u prangos si autor i vrasjes së Zylyftarit.

Zylyftari ishte një prej emrave më të njohur në Policinë e vendit tonë. Ai ka drejtuar komisariatet dhe drejtoritë e policisë në Skrapar, Vlorë, Korçë, Lezhë dhe për pak muaj mbajti postin e drejtorit në Policinë e Shkodrës. Një nga operacionet e tij më të suksesshme në karrierën e tij, është edhe arrestimi për herë të dytë i kapobandës së Vlorës, Zani Çaushi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Këlliçi “dush të ftohtë” Bashës/ Ja pse u shtynë zgjedhjet në FRPD, Luli mos përçajë të rinjtë

Publikuar

-

Nga

Kreu i FRPD Belind Këlliçi ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të Lulzim Bashës për të uzurpuar organizatat partnere të PD, të cilat funksionojnë me statut më vete.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Këlliçi rendit arsyet pse nuk janë zhvilluar zgjedhjet për kreun e ri të FRPD, duke shtuar se janë të hapur për riorganizimin e brendshëm të FRPD, menjëherë sapo PD të zgjidhë problemet e veta me mendimin ndryshe në parti.

Postimi i Këlliçit:

FRPD dhe LDG janë organizata partnere të PD-së. Secila vepron me statutin e saj dhe riorganizohet nëpërmjet votës së lirë, e jo prej vullnetit personal të kryetarit të partisë.

Ndihem i keqardhur që kryetari Basha e trajtoi mungesën e zgjedhjeve në FRPD si një letargji të qëllimtë nga ana jonë.



Dëshiroj të sqaroj anëtarësinë e FRPD dhe të PD, si dhe të gjithë demokratët brenda dhe jashtë vendit, se ka qenë kryetari Basha që ka sugjeruar shtyrjen e procesit të zgjedhjeve për shkak të tërmetit shkatërrues të Nëntorit 2019 dhe aksionit tonë në terren për t’iu gjendur afër qytetarëve.

Gjithashtu, prej karantinës dhe masave shtrënguese anti-Covid19 që paralizuan lëvizjen e lirë dhe veprimtaritë ekonomike, sociale e më gjerë.

Me nisjen e vitit elektoral 2021, na u kërkua prej tij të përqëndronim të gjithë energjitë tona në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit, ku i tërë forumi rinor u angazhua në çdo qytet, lagje, rrugicë e fshat, për të fituar zgjedhjet dhe për të bërë Kryeministër Lulzim Bashën.

Jemi të hapur për riorganizimin e brendshëm të FRPD, menjëherë sapo PD të zgjidhë problemet e veta me mendimin ndryshe në parti. Gjëja e fundit që i shërben PD në këto momente është një përçarje e rradhës mes të rinjve apo zonjave demokrate./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Meta ka qenë fatkeqësi për Shqipërinë”/ Rama: Nuk më intereson fare e ardhmja e tij politike

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për zgjedhjen e presidentit të ri mbrëmjen e sotme.

Në intervistën e tij për emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në Neës 24 lëshoi retorika të ashpra ndaj presidsentit Ilir Meta, për të cilin tha se ka qenë fatkeqësia e vendit, ndërsa shtoi se nuk  i intereson e ardhmja e tij politike pas shkarkimit nga detyra.

Pas 6 muajsh nisin procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri të shtetit. Ju i keni numrat për të zgjedhur kryetarin e shtetit, pyetja është: Do të kerkoni konsultime me opozitën?

Patjetër! Patjetër dhe shpresoj që të mund t’i realizojmë konsultimet.



Tani që Presidenti Meta ka hyrë në muajt e fundit të mandatit dhe është Presidenti për të cilin janë ngritur dy komisione parlamentare për ta shkarkuar-çfarë parashikoni ju për të ardhmen e tij politike?

Nuk e di dhe nuk më intereson të them të drejtën.

LEXO EDHE:  “Dorëzohet” SPAK/ Apeli i GJKKO pushon çështjen për konfiskimin e pasurive të Altin Hajrit

LEXO EDHE:  Artan Hoxha: Vrasësit dihen, policia e Shkodrës agjensi funerale

Do të ndiheshit më komod me Ilir Metën President, apo në krye të LSI?

Komoditeti nuk është fjala e duhur edhe pse e kuptoj shumë mirë në cfarë sensi e përfshini. Unë mendoj që për shtetin shqiptar Ilir Meta ka qenë fatkeqësi për të mos thënë më shumë dhe pastaj për LSI është cështja e LSI, e asaj pjese të LSI që vijon akoma të ekzistojë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Takim anti-shqiptar/ Projekti ruso-turk në Maqedoninë e Veriut shkakton trazira

Publikuar

-

Nga

cna lajm aktualitet

Pas dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev i cili vendosi që të largohet nga posti i kryeministrit dhe kryetarit të LSDM, pas humbjes së thellë në zgjedhjet lokale janë takuar tre parti shqiptare dhe dy maqedonase.

Ky takim është konsideruar si anti-shqiptar sepse partitë maqedonase synojnë anullimin e gjuhës shqipe, heqjen e marrëveshjes në fuqi për sa i përket Ohërit, largimin nga NATO dhe mos njohjen e Kosovës.

Partia “Besa” e Bilall Kasamit, ”Aleanca” e Ziadin Selës dhe ”Alternativa” e Afrim Gashit janë takuar ditën e djeshme me ”VMRO DPMNE” nacionalistë të Hristijan Mickovskit dhe me partinë fashiste ”Levica” të Dimitar Apasiev, për të dhënë firmat e tyre kundër qeverise pro-evropiane.

Takimi mes tyre është shpërndarë kudo në media dhe nuk kanë munguar komentet të cilat e etiketuan këtë takim si antishqiptar.

Pse?

Sepse këto parti së bashku kanë 61 deputetë dhe vendimet e marra dëmtojnë edhe Shqipërinë e cila është në pritje të lajmeve pozitive per hapjen e negociatave për antarësim në BE.

Gjithësesi, mediat maqedonase pohojnë se në mesin e atyre partive ka deputetë shqiptarë që j’u vihen kundër dhe nuk përkrahin vendimet e tyre antishqiptare.



LEXO EDHE:  Tritan Kalo “shkund” politikën/ Deklarata “bombë”: Po na çorodisin shërbëtorët e OBSH, ndërsa virusi vijon të hedhë valle

LEXO EDHE:  “Policia kapet në flagrancë duke gënjyer”/ Klodiana Lala kërkon dorëheqjen e Ardi Veliut

“Levica”, partia  e majtë që fitoi dy mandate në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, krahas përpjekjeve të qarta për anulimin e Marrëveshjes së Prespës dhe rishikimin e Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, ofron zgjidhje specifike që mund të shkaktojnë një kthim në politikën e jashtme.

Në fushën e diplomacisë synimet e programit të saj përfshijnë revokimi i njohjeve të Kosovës, Izraelit dhe Koresë së Jugut. Ndryshe nga ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me këto vende, e majta beson se pavarësia e Palestinës, Katalonjës dhe Baskëve duhet të njihet.

Gjithashtu  janë pro partneriteti strategjik me PRC.

Kjo parti gjithashtu angazhohet për anëtarësimin e menjëhershëm në NATO dhe tërheqjen e pakushtëzuar të të gjitha forcave të sigurisë nga misionet e huaja ushtarake që nuk kanë mandat të OKB-së.

Sa i përket Bashkimit Europian, e majta mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në këtë komunitet, por insiston që procesi i negociatave të vlerësohet duke u shkëputur nga ndikimet e shteteve të tjera, pra individualisht./CNA.al

LEXO TE PLOTE