Connect with Us

Reja flet para ndeshjes me Hungarinë: E di si do luajë kundërshtari

Kombëtare

Reja flet para ndeshjes me Hungarinë: E di si do luajë kundërshtari

Publikuar

-

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, doli ditën e sotme në konferencën për shtyp në prag të sfidës ndaj Hungarisë, që kuqezinjtë do të zhvillojnë ditën e nesërme në Budapest.

Tekniku italian vlerësoi maksimalisht kundërshtarin, teksa u shpreh besiplotë, se Shqipëria i ka të gjithë kualitetet dhe cilësitë, për të mbajtur gjallë ëndrrën e madhe.

RËNDËSIA E NDESHJES DHE OBJEKTIVAT, A MUND TA QUAJMË NJË FINALE SFIDËN E NESËRME? – Për ne janë të gjitha ndeshjet si finale. Duam të vazhdojmë të mbajmë gjallë këtë ëndërr të madhe për të qëndruar në vendin e dytë deri në fund. Nëse humbasim dalim jashtë objektivave. E dimë shumë mirë forcën e Hungarisë. Ne po kalojmë një moment pozitiv, kemi shumë siguri si ekip. Jemi këtu për të bërë një ndeshje të madhe. Për të qëndruar në vendin e dytë duhet të bëjmë një ndeshje të madhe dhe të fitojmë nesër.

FORMACIONI- Kam disa dyshime, një trajner ka gjithmonë dyshime. E kam në kokë formacionin. Kam 24 lojtarë në dispozicion, kemi dhe një stërvitje të fundit për të bërë. Do të vendos nesër në mëngjes për formacionin. Kam dyshime, por duhet të shikoj gjendjen e lojtarëve dhe të zgjedh lojtarët me gjendjen më të mirë fizike. E rëndësishme është që ata që do të zbresin në fushë të japin maksimumin. Hungari është në gjendje shumë të mirë fizike.

KUNDËRSHTARI- Duhet të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që do të na jepen dhe të jemi të aftë të ndryshojmë mënyrën e lojës duke i përshtatur kundërshtarit. Hungari do të jetë ndryshe nga ndeshja e parë. Duke njohur trajnerin e tyre italian, Rosi, kam një përshtypje për mënyrën se si do të luajnë.

Do të përpiqen të marrin kontrollin e lojës dhe të na sulmojnë në fillim. Duhet të jemi gjithmonë gati dhe t’i përgjigjemi në mënyrën e duhur. Do të përpiqemi me lojtarët e shpejtë që kemi t’i godasim. Në qoftë duke na venë në presion, do të ketë momente ku ata mund të zhbalancohen dhe ne duhet t’i shfrytëzojmë këto momente.

FORMACIONI, BAJRAMI APO MESFUSHOR FORCE?- Uroj të bëj zgjedhjen e duhur me Bajramin, është një lojtar që ka aftësi shumë të mira teknike sidomos në sulm. Ekipi duhet të jetë gati në çdo moment, në çdo repart, që të sulmojmë kundërshtarin. Nuk kam vendosur akoma kështu që do të presim deri nesër.

NDESHJA MË E VËSHTIRE NDAJ HUNGARISË APO POLONISË? Shpresoj shumë që ne të bëjmë një rezultat të mirë me Hungarinë. Mendoj se më e vështirë do të jetë më e rëndësishme dhe mendoj vetëm për të, për Poloninë mendoj më vone. Është ndeshje vendimtare për ne dhe shpresoj të marrim rezultat pozitiv.

TRAJNERI ROSI KA PARASHIKUAR QË MUND TA VENDOSË NJË GOL, A JENI DAKORD?: Të dyja ekipet janë shumë të organizuara në aspektin mbrojtës, unë e konceptoj që trajneri e ka thënë në mënyrën ai që do të mbrojë më mirë. Shpresoj të jemi ne që do të shënojmë golin dhe do të ruajmë fitoren deri në fund.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

VIDEO/ Mesfushori i Shpresave shkëlqen në Angli, dy gola dhe një asist për konfirmimin

Publikuar

-

Nga

Mesfushori i Shpresave, Anis Mehmeti është bërë protagonist absolut mbrëmjen e djeshme duke shënuar dy herë dhe duke dhuruar një asist në fitoren 0-3 të Wycombe ndaj rivalëve të Plejmuthit.

22-vjeçari u hodh në fushë si titullar por shpërtheu vetëm në pjesën e dytë. Fillimisht, Mehmeti asistoi tek goli i shënuar nga Vokes në minutën e 62-të, ndërsa gjeti rrjetën dy herë në fundin e takimit, ekzaktësisht në minutën e 84-ët dhe 90-të.

Ky është sezoni i dytë për mesfushorin shqiptar me fanellën e Wycombes, teksa vitin e kaluar shënoi 3 gola dhe dha një asist në 29 ndeshje me fanellën e klubit anglez.

Paraqitja e fundit e Anis Mehmetit me fanellën e Shpresave është në datën 6 shtator të këtij viti në sfidën me Çekinë, ku kuqezinjtë u shkërmoqën me rezultatin 4-0.



 

 

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Është konsumuar bari i fushës, merret vendimi i papritur për “Air Albania”

Publikuar

-

Nga

Skuadrat e kryeqytetit do të duhet të privohen sërish nga të luajturit në impiantin më modern në vend, “Air Albania”. Gjatë ditëve të fundit në këtë stadium janë zhvilluar shumë ndeshje, duke përfshirë Superioren e Kombëtaren dhe përgjegjësit për mirëmbajtjen e fushës kanë kërkuar patjetër që në terrenin e blertë të mos luhet për një javë.

Ndeshja e fundit që do të zhvillohet, përpara se fusha të nisë rehabilitimin, do të jetë ajo e Kombëtares së femrave ndaj rivaleve nga Norvegjia, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës. Më pas, deri më datë 2 dhjetor, stadiumi nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshje.

Tirana është e vetmja skuadër kryeqytetase, që nuk ndikohet nga kjo lëvizje. Bardheblutë dy ndeshjet e ardhshme ndaj Skënderbeut dhe Egnatias i luajnë në transfertë. Ndryshe ndodh me Dinamon dhe Partizanin, që do të duhet të spostohen në “Elbasan Arena”, fusha e të cilit u rigjenerua së fundmi dhe është në kushte të mira.



“Nëndetësja” do të duhet të dalë jashtë kryeqytetit për të luajtur si pritëse ndaj Kastriotit më datë 28 nëntor. Partizani gjithashtu do të spostohet në Elbasan për të luajtur duelin e fortë ndaj Teutës pas tre ditësh.

Ndaj Skënderbeut, ndeshje e planifikuar për t’u luajtur më datë 4 dhjetor, me siguri do të mund të luhet në “Air Albania” sepse në këtë datë fusha do të jetë e gatshme të presë ndeshje. Me këtë lajm, konfirmohet edhe vazhdimi i “zierjes së çorbës” me stadiumet në këtë nisje të sezonit futbollistik.

Shumica e skuadrave po e kanë të pamundur të luajnë në qytetet e tyre dhe në këtë mënyrë po ua bëjnë akoma më të vështirë tifozëve, për t’i ndjekur në stadium. Në të njëjtën kohë, ulen edhe të ardhurat e klubeve nga arkëtimet për biletat.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Krahu i djathtë i Edi Rejës flet për Brojën: Duhet të mendojë se nuk ka arritur asgjë

Publikuar

-

Nga

Sexhio Porrini, një nga njerëzit më të besuar të Edi Rejës në stafin e përfaqësueses shqiptare, nuk e fsheh krenarinë që Shqipëria ka mbyllur kualifikueset në vendin e tretë. Duke folur për TMË, ish-futbollisti i Juventusit ka analizuar ecurinë e kuqezinjve dhe është ndalur të ajo që pritet të bëhet në vijim, duke i vënë një theks të veçantë edhe të ardhmes së Armando Brojës.

“Në momentin e shortit menduam për një nga grupet më të këqij të mundshëm. Të luanim shanset siç bëmë ne, deri në fund e duke humbur mundësitë vetëm 10 minuta para fundit të ndeshjes në shtëpi ndaj Polonisë, sigurisht që të mbetet peng. Ndoshta po shkonim edhe përtej parashikimit më optimist të mundshëm, për t’i dhuruar një ëndërr kombit, vetes tonë dhe lojtarëve. Por pastaj vendos në punë logjikën dhe je krenar për përmirësimin që ke parë, për shpresën që ke patur deri në minutën e fundit.



Në vazhdojmë të ndjekim lojtarë të rinj, që mund të na bëjnë të hedhim hapin cilësor. Në fazën mbrojtëse, duke filluar nga portierët, kemi lojtarë mjaft të mirë. Duhet të përmirësohemi mes mesfushës dhe sulmit. Ka ndonjë perspektivë interesante, por duhet të fillojnë të mendojnë që në futboll nuk dhurohet asgjë, duhet sakrificë dhe mund për ta arritur.

Broja? Në pronësi të Çelsit dhe tani te Sauthempton, emri i tij qarkullon kudo. Ka shënuar gola të mëdhenj, karakteristika e tij janë shpejtësia në lojën një kundër një dhe që sheh mirë portën. Duhet të fillojë të piqet dhe të jetojë punën me profesionalizëm të madh, duke menduar se ende nuk ka arritur asgjë. Por ka nevojë për kohë, punojmë për të dhe me të, në mënyrë që të bëhet një lloj i veçantë lojtari dhe që të mos humbasë rrugës”, tha Porrini.

LEXO TE PLOTE