Connect with Us

Raiola sulmon Milanin për vërshëllimat në “San Siro”: Nuk e mbrojti aspak Donarumën

Seria A

Raiola sulmon Milanin për vërshëllimat në “San Siro”: Nuk e mbrojti aspak Donarumën

Publikuar

-

Pas vërshëllimave në “San Siro” në ndeshjen ndaj Spanjës në drejtim të Xhanluixhi Donarumës, ka reaguar agjenti i portierit të PSG-së, Mino Raiola i cili me anë të një interviste të lançuar me të përditshmen sportive italiane “Corriere dello Sport” ka sulmuar Milanin ku ka deklaruar se klubi kuqezi nuk i doli në mbrojtje:

“Jam i neveritur nga vërshëllimat në drejtim të Donarumës. Pyes veten si ka mundësi përse Milani nuk ka ndërhyrë zyrtarisht për të marrë masat dhe për të mbajtur distancat e kontestimeve, për ta mbrojtur në një farë mënyre. Donaruma është një djalë që gjithmonë ka dhënë gjithçka për kombëtaren. Duke kontribuar edhe për fitimin e Kampionatit Europian, ku ishte dhe lojtari më i mirë i kompeticionit.

Edhe për Milanin ka qenë besnik ku i ka qëndruar klubit pranë edhe në momentet më të errëta dhe të vështira, duke treguar edhe impenjuar si profesionist deri në ditën e fundit, duke kontribuar gjithashtu për të dërguar skuadrën në Champions pas shumë vitesh.

Më duket e çuditshme dhe shumë zhgënjyese që Milani, i cili e di të vërtetën, nuk kanë marrë në dorë distancat nga kjo sjellje e papranueshme dhe e padrejtë. E vërteta është se Milani nuk ka ditur ose nuk ishte në gjendje ta mbante atë.”, përfundoi Raiola

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

Juventusi përgatitet për goditjen e madhe, gati transferimi i Jorginhos

Publikuar

-

Nga

Juventusi ka nisur kontaktet me Çelsin për mesfushorin Zhorzhinjo për një transferim të italo-brazilianit në Itali verën e ardhshme. “Calcio Mercato” raporton se drejtuesit e Juves kanë kohë që ndjekin kampionin e Europës. Kontrata e 29-vjeçarit në “Stamford Bridge” skadon në vitin 2023 dhe blutë e Londrës nuk i kanë nisur ende kontaktet për rinovimin e marrëveshjes me zëvendëskapitenin.

Këto vonesa i kanë dhënë zë spekulimeve dhe i kanë hapur derën bardhezinjve për të regjistruar interesin e tyre. Kontaktet janë vendosur me menaxherin e futbollistit të cilin e kanë dashur që në vitin 2019, kur transferuan ish-trajnerin e tij, Mauricio Sarrin. Tekniku, sot në stolin e Lacios, u transferua në “Stamford Bridge” një vit më herët dhe e mori Zhorzhinjon me vete nga Napoli.



Që të dy, ata nuk u bënë dot figura të dashura për tifozët e Çelsit, të cilët ndiheshin se Zhorzhinjo trajtohej në mënyrë të preferuar nga mesfushorët e tjerë. Por, me largimin e Sarrit, ai u bë një figurë e rëndësishme në ekipin e Frenk Lampardit. Me uljen e Tomas Tuhelit në stol në fillim të këtij viti, Zhorzhinjo u bë akoma më i rëndësishëm në skuadër.

Dhe pasi fitoi Ligën e Kampioneve dhe Europianin me Italinë në verë, emri i tij u rendit në vend të tretë në listën e fituesve të “Topit të Artë”, vetëm pas Lionel Mesit dhe Robert Levandovskit. Tuhel e konsideron lojtarin motorin e makinerisë së tij njeriun që ka shënuar 21 gola në 159 ndeshje me blutë, të fundit në barazimin 1-1 kundër Mançester Junajtidit të dielën. Por, me klubin që nuk është ulur ende për të negociuar një kontratë të re, Zhorzhinjo mund të tundohet për të bërë një rikthim spektakolar në Serinë A.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Statistikat e jashtëzakonshme të Vrionit, ia kalon vetëm Levandovski

Publikuar

-

Nga

Xhakomo Vrioni shënoi këtë fundjavë një dopietë me skuadrën e tij, Tirolin, në Superligën e Austrisë. Pas tripletës së javës më parë, shqiptari nuk ndalet sërish, duke vendosur edhe një rekord në karrierën e tij. Sulmuesi ka shënuar të paktën një herë në pesë ndeshjet e fundit me skuadrën e tij. Jo vetëm kaq, por sa u përket shtatë ndeshjeve të fundit në Europë, vetëm sulmuesi i Bajernit Robert Levandovski ka statistika më të mira se shqiptari duke shënuar 10 gola përkundrejt 8 të Vrionit.

Përveç meritës të golave të realizuar, që janë prej një sulmuesi të mirëfilltë, ata kanë sjellë edhe fitoret në ndeshjet e fundit të Tirolit, duke e nxjerrë kështu skuadrën austriake nga zona e ftohtë e rënies. Deri tani me fanellën e kësaj të fundit, Xhakomo Vrioni ka shënuar 11 gola në 12 ndeshje të luajtura. Një statistikë vërtetë mbresëlënëse për sulmuesin shqiptar.



Një problem që ngre shqetësime sa i përket Xhakomo Vrionit është fakti se ai nuk po thirret në ekipin kombëtar. Grumbullimi i tij i fundit është një vit më parë, në ndeshjet e Ligës së Kombeve ku sulmuesi luajti vetëm 33 minuta ndaj Lituanisë. Natyrisht që në repartin e sulmit të Kombëtares ka shumë futbollistë cilësorë, të cilët vendosin një hierarki me kontributin e tyre për ekipin përfaqësues.

Vrioni është një lojtar i ri, 23 vjeç, dhe kjo mund të mirëkuptohet deri diku, por problemi është që Xhakomo Vrioni në muajin e fundit po shkëlqen dhe nuk u thirr në Kombëtare! A nuk duhet të grumbullohen lojtarët në kohën kur gëzojnë formën e tyre më të mirë? Këto janë pyetje që ngrenë shumë dyshime në raport me menaxhimin që po bëhet me lojtarët e Kombëtares, sepse Vrioni nuk është rasti i parë.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Kriza financiare, Interi mund të shesë yllin e ekipit në janar

Publikuar

-

Nga

Stefan de Vraj është përkohësisht jashtë fushave për shkak të shqetësimit muskulor, por siç raportojnë mediat italiane është edhe jashtë planeve të klubit për të ardhmen.

Holandezi këtë verë mund të jetë i sakrifikuari i madh i merkatos zikaltër, të cilët mund të detyrohen përsëri të heqin dorë nga një tjetër futbollist i tyre për të ruajtur bilancin.



Mbrojtësi ka qenë prej kohësh nën vëzhgimin e Totenhemit dhe është përfolur për një transferim të mundshëm në Londër, ndikuar edhe nga Antonio Konte e agjenti i tij Mino Raiola, por tashmë është vetë ideja e Interit të heqë dorë nga 29-vjeçari.

Madje, zërat shkojnë edhe më tej duke konfirmuar se interesi i shfaqur i zikaltërve për përforcime në këtë repart, vjen jo për shkak të mungesës së alternativave, por si pasojë e largimit të mundshëm të De Vrajit, që i ardhur me parametër zero nga Lacio, do të ishte një bonus i madh për arkat e klubit.

LEXO TE PLOTE