Connect with Us

QATAR 2022, mbyllen sfidat/ Fiton Gjermania, shënojnë edhe dy shqiptarë

Kombëtare

QATAR 2022, mbyllen sfidat/ Fiton Gjermania, shënojnë edhe dy shqiptarë

Publikuar

-

U luajtën ditën e sotme 11 sfidat e vlefshme për kualifikueset e Botërorit, ku nuk munguan surprizat. Gjermania arriti të triumfonte me përmbysje 2-1 ndaj Rumanisë, ndërkohë që nuk falën as Holanda dhe Kroaci.

Në total në 11 duelet e mbrëmjes së sotme u shënuan plot 29 gola. Vlen të theksohet fakti se rrugën e rrjetës gjetën edhe 2 futbollistët me origjinë shqiptare, Ezgjan Alioski që aktivizohet te Maqedonia e Veriut dhe Fatos Beqiraj që realizoi dopietë me Malin e Zi.

REZULTATET: 

GRUPI E

ÇEKI-UELLS 2-2

Pesek 38′ , Uard 49′ (autogol) / Ramsej 36′ , Xhejms 69′ 

ESTONI-BJELLORUSI 2-0

Sorga 58′ 

GRUPI G

GJIBRALTAR-MALI ZI 0-3

Marusiç 7′ , Beqiraj 44′ (p), 68′ 

LETONI-HOLAND 0-1

Klasen 19′ 

TURQI-NORVEGJI 1-1

Akturkoglu 6′ / Thorstvedt 41′ 

GRUPI H

QIPRO-KROACI 0-3

Perisiç 45+2, Gvardiol 80′, Livaja 90+2′ 

MALTË-SLLOVENI 0-4

Iliçiç 27′ , 60′, Sporar 50′, Sesko 67′ 

RUSI-SLLOVAKI 1-0

Satka (autogol) 24′

GRUPI J

GJERMANI-RUMANI 2-1

Gnabri 52′ , Myler 81’/ Haxhi 9′ 

ISLAND-ARMENI 1-1

Johaneson 77′ / Hovhanisjan 35′ 

LIHTESHTEJN-MAQEDONI E VERIUT 0-4

Velkovski 39′, Alioski 66 (p), Nikolov 74′, Çurlinov 83′ 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

E bujshme/ Arlind Ajeti i surprizon të gjithë, firmos me…

Publikuar

-

Nga

Arlind Ajeti gjen ekip pasi u largua nga Reggiana, ku u aktivizua vjet në Serie B. Mbrojtësi, i cili ka luajtur me Shqipërinë dhe ka qenë edhe në “Francë 2016”, ka nënshkruar me Padova-n.

Mediat në Itali raportojnë se mbrojtësi ka kryer vizitat mjekësore më 12 nëntor dhe tani është bashkuar me grupin e futbollistëve që drejtohen nga Pavanel.



Padova garon në grupin A të Serie C dhe synon ngjitjen në B. Ajeti konsiderohet si një afrim shumë i vlefshëm, që do ta ndihmojë skuadrën italiane për të arritur objektivin sezonal.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Shqipëria U19 mbyll sot eliminatoret, kuqezinjtë e Cungut shpresojnë ende te kualifikimi

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme, Shqipëria U19 e drejtuar nga trajneri Armando Cungu do të përmbyllë fushatën kualifikuese në kuadër të Euro 2022. Kuqezinjtë presin në Elbasan Arena Maqedoninë e Veriut teksa do të kërkojnë fitoren e parë në grup pas humbjes me Francën dhe barazimit me Serbinë.

Të besuarit e trajnerit Cungu kanë ende shanse për kualifikim edhe pse ato janë minimale pasi kualifikimi nuk varet vetëm nga këmbët e futbollistëve shqiptarë, por duhet të vijë si një kombinim edhe i rezultatit të ndeshjes mes Francës dhe Serbisë.



Këta të fundit duhet të humbasin me një diferencë të lartë golash, ndërsa nëse kjo sfidë mbyllet në barazim, atëherë Shqipëria U19 është jashtë loje pavarësisht nëse fiton ndaj Maqedonisë së Veriut apo jo. Kujtojmë se kjo sfidë do të transmetohet në Supersport 2 duke nisur nga ora 14:00.

Situata në Grupin 7:

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Edicioni 2022-2023/ Liga e Kombeve, Shqipëria ngjitet një vazo më lart

Publikuar

-

Nga

Kombëtarja shqiptare mbaroi rrugëtimin e saj në eliminatoret e Botërorit 2022 dhe do të marrë pushimet për njëfarë kohe. Ndërkohë, në datën 16 dhjetor të këtij viti, fiks një muaj më vonë, do të hidhet shorti i Ligës së Kombeve 2022- 2023.

Ky është viti i tretë që ky kompeticion organizohet dhe siparin do ta ngrejë në qershorin e ardhshëm. Ashtu si formatin e vjetshëm, UEFA Nations League do të ndahet në katër liga: A, B, C, D, ku në tri të parat do të kemi nga 16 ekipe të cilat do të ndahen në 4 grupe me nga 4 skuadra.

Ndërsa liga D do të ndahet në dy grupe, një me katër skuadra dhe një me tre. Gjashtë ndeshjet e para do të luhen nga qershori deri në shtator, për t’ia lënë më pas vendin Kupës së Botës “Katar 2022”. Sa u përket grupeve, katër ekipet që do të fitojnë grupin ku bëjnë pjesë, do të kalojnë në fazën finale. Aty do të përballen me njëra-tjetrën për të nxjerrë një fitues të vetëm.

SITUATA ME KUQEZINJTË

Kombëtarja jonë ka një ecuri pozitive në Ligën e Kombeve. Në edicionin e kaluar Shqipëria ndodhej në Ligën C dhe arriti të fitonte grupin.



Kësisoj, duke qenë se e mbylli në krye, këtë edicion është ngjitur në Ligën B, ku edhe niveli i skuadrave është më i lartë. Në Ligën B marrin pjesë kombëtare si Suedia, Ukraina, Rusia apo Sllovenia.

Gjithçka do të zbulohet më datë 16 dhjetor, kur Shqipëria do të njohë edhe rivalët që do të ketë në grup.

Ndërsa lidhja mes këtij kompeticioni dhe Europianit 2024, mundësia për të shkuar në Europian nëpërmjet Ligës së Kombeve nuk është bërë akoma e ditur, pasi UEFA nuk ka publikuar formatin e “Euro 2024”.

Ky informacion pritet që të zbulohet në datën 16 dhjetor, kur hidhet edhe shorti i grupeve.

LEXO TE PLOTE