LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prokuroria e Përgjithshme mohon SPAK/ 'Nuk është kryer asnjë operacion hetimor në akuzën e Gjirokastrës'

8 Tetor 2021, 15:53, Aktualitet CNA
Prokuroria e Përgjithshme mohon SPAK/ 'Nuk është kryer

Sot në media u raportua se Struktura e Posaçme Antikorrupsion dhe agjentë të Byrosë Kombëtarë të Hetimit, kanë zbarkuar në Prokurorinë e Gjirokastrës ku ka sekuestruar disa dosje.

CNA.al kontaktoi me vetë kreu e SPAK, Arben Kraja nëpërmjet koordinatores për informim, Xhuljeta Krasta, të cilët jo vetëm që nuk e mohuan një operacion të tillë, por edhe paralajmëruar se nuk do të ndalohen.

?Ne kryejmë veprime çdo ditë aq më shumë tani që grupi i parë i hetuesve të BKH, është aktiv?, ka thënë Kraja.

Ndërkohë që pas disa orësh, konkretisht në orën 17.05 minuta është kujtuar Prokuroria e Përgjithëshme e cila ka dalë me një reagim.

Sipas tyre, nuk ka pasur anjë kontroll dhe as nuk janë sekuestruar fashikuj të çështjeve penale të caktuara pranë kësaj prokurorie, duke mohuar lajmin.

?Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, në përgjigje të interesimit të gazetarëve në lidhje me lajmin e shpërndarë sot, sipas të cilit hetues nga Byroja Kombëtare e Hetimit kanë sekuestruar disa fashikuj të çështjeve penale të caktuara pranë kësaj prokurorie, çmon të nevojshme që nëpërmjet kësaj deklarate, të sqarojë publikun se një lajm tillë i shpërndarë nëpërmjet portaleve apo mediave të caktuara, nuk është aspak i vërtetë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër garanton publikun se do të vazhdojë veprimtarinë e saj, në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe legjislacionin në tërësi.?, shkruhet në deklaratën e plotë./CNA.al

SPAK dhe BKH operacion në Prokurorinë e Gjirokastrës/ Sekuestrohen dosje hetimore

 

Lajmet e fundit nga