Connect with Us

Po shkëlqen në Korçë/ Braziliani Viktor: Jemi gati për të marrë fitoren e parë

Sport

Po shkëlqen në Korçë/ Braziliani Viktor: Jemi gati për të marrë fitoren e parë

Publikuar

-

Skënderbeu kërkon të marrë fitoren e parë dhe kjo për këtë skuadër në këtë moment është shumë e rëndësishme. “Ndoshta një presion i tillë na bën që të vuajmë humbjen e rasteve të krijuara para porte”. Ky është mendimi i mesfushorit brazilian të korçarëve, Zhan Viktor.

Në një prononcim për “Panorama Sport”, Viktor flet për ekipin këtë sezon dhe pritshmëritë në javët e ardhshme, ku sipas tij ndeshja me Kastriotin në transfertë është mjaft e rëndësishme për të hedhur një hap para dhe për t’i shpëtuar fundit të renditjes në këtë fillim se zoni. Nga ana tjetër, braziliani bën me dije se tri pikë në katër javët e para nuk janë për t’u bërë dramë, pasi të gjithë ekipet kanë pasur pothuajse të njëjtën ecuri.

“Këtë sezon e shohim se jemi shumë ndryshe nga një vit më parë, pavarësisht se rezultatet nuk kanë qenë ato që të gjithë prisnim. Gjithsesi, kemi luajtur ndeshje të vështira dhe jemi paraqitur mirë. Ndoshta mungesa e fitores së parë sezonale na fut paksa në presion të rezultatit dhe shpërdorojmë shumë pasi në momente të caktuara nuk jemi të qetë. Mendoj se është diçka kalimtare dhe gjithçka do të kalojë me kalimin e javëve dhe fitimin e sigurisë.

Këtë sezon jemi një grup cilësor që kemi luajtur bashkë më gjatë dhe mendoj se e njohim më mirë njëri-tjetrin. Kjo na jep siguri dhe vijimësi për të vazhduar me këto paraqitje. Mendoj se ndeshja e radhës është shumë e rëndësishme për ne dhe jam i bindur se kjo do të përkojë me fitoren e parë sezonale. E them këtë, pasi ndaj Kastriotit luajmë një ndeshje direkte dhe do të duhet të tregojmë se jemi më lart se pozicioni që kemi në renditje”, ka thënë fillimisht Viktori.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Premier Liga

Marrëveshja është arritur, Lampard do të drejtojë skuadrën e Premier League

Publikuar

-

Nga

Frank Lampard do të jetë trajneri më i ri i Norwich. Këta të fundit thuhet se kanë arritur marrëveshjen me ish-trajnerin e Chelsea dhe do ia besojnë atij drejtimin e skuadrës.

Norwich po kalon një moment të vështirë në kampionat, ku pas 11 javëve të para, mbajnë vendin e fundit me vetëm 5 pikë të grumbulluara.



Zyrtarizimi i Lampardit në krye të Norwichit është çështje ditësh, pasi ekipi nga Premier League ka disa ditë që është pa trajner pas shkarkimit të Daniel Farkes për shkak të rezultateve të dobëta.

Lampard është i papunë prej fillimit të këtij viti kur u largua nga Chelsea dhe me Norwichin pritet të firmos kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Reja: Uroj të kopjoj Mançinin e Kapelon ndaj Anglisë, mrekullitë me raste ndodhin

Publikuar

-

Nga

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja në konferencën për shtyp prag sfidës me Anglinë u shpreh:

‘’Të gjitha ndeshjet nisen për të fituar. Sigurisht Anglia është një skuadër me vlera të mëdha, nga pikëpamja individuale dhe kolektive. Sa më përket mua, mendoj se duhet bërë një ndeshje perfekte. Ne kemi konsideratë, por kemi ardhur për të bërë një figurë të mirë, për të luajtur mirë dhe për të bërë rezultat, siç kemi bërë gjatë gjithë këtij edicioni.

Këtu mendova për Mançinin se Italia ka fituar këtu, ai ka hapur rrugën për ne meqë i sjell fat Italisë dhe italianëve. Ndoshta edhe fati do të kthehet nga ne. Unë e kisha parashikuar Anglinë fituese, por Italia e meritonte. Pas golit të parë u duk se Anglia do të bënte edhe 3-4 por pastaj u mbyll, Italia bëri mirë e meritoi të fitonte. Urojmë që nesër fati të jetë në anën tonë se ka gjithmonë një herë të parë.

Vlerat e Anglisë i njohim, por gjatë javës kam punuar për ekuilibrat e skuadrës dhe nga kjo pikëpamje kemi punuar mirë. Sigurisht nuk duhet vetëm të presim gjatë gjithë ndeshjes, duhet të krijojmë vështirësi. E njohim forcën tonë, edhe të Anglisë, janë favoritë. Duhet personalitet në një ndeshje të tillë, edhe pse është në Uembli, pse të mos mendojmë se fusha është njëlloj dhe të jemi pa frikë. Uroj që lojtarët e mi të mos kenë frikë dhe luajnë për atë që janë përgatitur. Kemi nevojë të jemi të ekuilibruar, të jemi perfekt në 100%, jo vetëm ata që zbresin në fushë nga fillimi por edhe ata nga stoli.

Mendoj se skuadra për atë që ka bërë deri tani ka bërë mjaft mirë. Kemi bërë ndonjë gabim më shumë se sa duhet, sidomos në ndeshjet me Poloninë, se me ndonjë gabim më pak do të ishim sot duke folur për Botërorin. Edhe pse nuk është thënë ende fjala e fundit, kemi ende mundësi, por duhet të fitojmë, edhe pse ka pak shanse, do të mundohemi t’i realizojmë



Broja? Jam mësuar t’ua them formacionin lojtarëve në ditën e ndeshjes, nuk mund ta them sot. Dyshimet janë gjithmonë, por kemi punuar shumë mirë ndaj kam vështirësi zgjedhje, uroj dhe shpresoj që nesër të hedh në fushë ekipin më të mirë. Sa i përket Brojës, qëndroi këtu të kurohej për kaviljen, por sot e nesër do të shohim se si është, do të jetë në fushë apo jo. Nuk është titullar, por do të shohim gjendjen e tij.

Stërvitja larg Uemblit? Kishte shumë rrugë për të bërë rreth 1 orë e gjysmë nga hotelit te stadiumi. Edhe nga aeroporti ishte 2 orë e gjysmë nga hoteli, ishim gjithë ditën rrugës ndaj gjetëm këtë zgjidhje praktike që nuk ndryshon gjërat.

Cikalleshi në vend të Berishës si kapiten? Jo, do të dëshiroja të ndryshoja sjelljen, të flisnin pak të gjithë, jo vetëm kapiteni. Ishte e drejtë që të njiheshin të gjithë, në varësi të momentit, se si është situata e njërit apo tjetrit.

Uembli është tempulli i futbollit, prej shumë vitesh e njoh këtë realitet dhe jam shumë mik i Kapelos dhe ai më ka treguar se çfarë përfaqëson Uembli për futbollin ndërkombëtar ndaj do të jem i emocionuar. Ka të drejtë Cikalleshi se kur luhet në këto stadiume duhet të tregosh të gjithë karakterin tënd. Mançini ka fituar, Kapelo ka shënuar gol dhe Italia fitoi 1-0 këtu. Nuk ka 2 pa 3, ndaj urojmë që të vijë rezultati edhe për ne. E di që do të ishte e vështirë, por mrekullitë me raste ndodhin”, tha Reja.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

“Të tregojmë gjak shqiptari në fushë”, Cikalleshi befason me deklaratën para Anglisë

Publikuar

-

Nga

Bomberi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi ishte prezent në konferencën për shtyp prag sfidës me Shqipërinë. Sulmuesi kavajas foli për sfidën me Anglinë dhe formën që po kalon momentalisht.

“Ndeshja e nesërme do të jetë një nga ndeshjet më të vështira që kemi pasur kohët e fundit. Duhet me patjetër që të përsërisim shpirtin e garës, disiplinën taktike në mënyrën më të mirë të mundshme dhe shpresoj se kjo është mënyra më e mirë për të marrë rezultat nesër.

Për sa i përket Covid-it, jam rikthyer më i fortë këtë e kam treguar dhe në dy ndeshjet e fundit që kam luajtur me ekipin. Si sulmues shpresoj të gjej rrugën e rrjetës, përballë do të kem mbrojtësit më të mirë në botë por ky është futbollit dhe uroj të shënoj ekipi në fillim, ndërsa goli që do të shënoj shpresoj të ketë vlerë kjo është pozitive dhe na ndihmon neve të arrijmë atë çka duam.



Në Uembli do të jetë një ndeshje shumë e bukur për tu luajtur, mund ta them dhe në aspektin personal. Është ndeshjet nga më të vështira, por situata e tifozëve besoj që nuk ndikon. Pse jo të jetë një ogur i mirë, pasi në tifozeri kaq të zjarrtë të sjellim më të mirën në fushë.

Në fakt në çdo vend që kemi luajtur në transfertë, tifozët nuk kanë munguar. Mund të kujtojmë shumë stadiume ku kanë qenë të pranishëm. Janë shtysë për ne, e dimë që do të kemi mbështetjen e tyre duke qenë bashkë mund të arrijmë gjëra të bukra e të mira, do të jetë shtysë për ne nesër dhe uroj që në fund tre ndeshjet të dalin të kënaqur nga rezultati osë nga shpirti i skuadrës në fushën e lojës.

Ne e dimë se çfarë lloj lojtarësh ka Anglia dhe çfarë cilësisht kanë, ne e dimë që Anglia erdhi dhe fitoi në Shqipëri, por ky është futbolli dhe sidomos në ditët e sotme nuk varet vetëm nga cilësia, por edhe nëse ke shpirtin për të dhënë gjithçka në fushë, nëse ke agresivitetin ën fushë, Mendoj se cilësia nuk mund të fitojë çdo herë. Kjo është ajo që dua nga vetja dhe ekipi, por nesër duhet të jemi taktikisht të disiplinuar dhe të tregojmë gjakun shqiptar në fushë”, u shpreh Cikalleshi.

LEXO TE PLOTE