Connect with Us

Pastrimi i parave/ Ristani: Lobimi i Bashës nuk është një dosje e mbyllur

Politikë

Pastrimi i parave/ Ristani: Lobimi i Bashës nuk është një dosje e mbyllur

Publikuar

-

cna lajme politike

Ish-sekretari i PD-së Arben Ristani, ka dalë me një deklaratë të fortë për kreun e PD-së Lulzim Basha.

Ai ka deklaruar se veprimtaria lobuese e kryetarit të PD-së Lulzim Basha nuk është një dosje e mbyllur, por një akuzë e paçuar në fund sa i takon pastrimit të parave.

Nuk është dosje e mbyllur është një akuzë e paçuar në fund sa i takon pastrimit të parave e këmbyer më një akuzë për falsifikim dokumentash, që është e mbyllur dhe jo e pastrimit të parave që nuk është çuar deri në fund.

Ka të dhëna të mjaftueshme për të besuar se ka patur veprimtari të paligjshme sa i takon lobimit të Bashës dhe që e ka penguar Bashën të vizitojë SHBA dhe kjo është baza e presionit për vendimet antistatutore që ka marrë”, ka thënë Ristani në emisionin Debat” në A2 CNN, Ristani.

Sipas tij, çështja është se PD është ndjerë e tradhtuar nga Basha dhe tashmë ka ardhur kulmi dhe ena po derdhet.

LEXO EDHE:  “LSI e kthen PD-në nga lopë në lepur të lodhur”/ Rama tallet me Metën

I  pyetur  në lidhje me përfaqësinë diplomatike dhe rolin e saj në PD, Ristani ka thënë se PD qëndron krah parimeve demokratikeve të SHBA-së, kurse Bashën e akuzon si antiamerikanin më të madh:

“SHBA qëndron për ne për shkak të parimeve që përfaqëson. sovraniteti i anëtarësisë së një partie, struktura sipas parimeve demokratike janë parime që vijnë nga demokracia amerikane dhe jo vetëm dhe ne e kemi reflektuar te partneriteti me Amerikën.

Për sa kohë që qëndrojmë jemi krah tyre jo si antiamerikani Basha që djeg mandatet, nuk futet në zgjedhje në ka një antiamerikan në parti është lideri aktual, i cili është i akuzuar për pastrim parash për sa i përket veprimtarisë lobuese në SHBA”, është shprehur ai./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Çfarë po ndodh në PD?/ Basha thërret Palokën në zyrë, zbardhet diskutimi

Publikuar

-

Nga

Lulzim Basha ka thirrur në një takim pune, kryetarin e Këshillit Kombëtar të PD, njëherazi deputetin Edi Paloka.

Lajmi u bë i ditur nga gazetari Çim Peka në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri TV.

Peka zbuloi edhe detaje nga biseda mes Bashës dhe Edi Palokës.



Çim Peka: Lulzim Basha ka ftuar në një kafe pune kryetarin e Këshillit Kombëtar të PD dhe i ka ngritur shqetësimin nëse formularët janë korrekt, pse po mblidhen. Pra nuk ka patur guximin ta kundërshtojë ballëpërballë sepse është jashtë çdo lloj logjike kur firmos 1/4  e jo më kur firmosin mbi 60%.

LEXO EDHE:  Çështja e detit/ Rama nuk përmbahet ndaj Bashës, Metës e Berishës: Duhet ta qepin gojën, janë të paaftë

LEXO EDHE:  Anton Kokaj zgjidhet kryetar i PD në Malësinë e Madhe/Ristani: Rama-Meta, kundërshtarët tanë

Belind Këlliçi: Kanë firmosur mbi 60% e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar. Edhe nëse 50+1 do të jenë prezentë në sallë, persona legjitimë, atëherë automatikisht njëra palë kontrollon shumicën. S’mund t’ua mohojmë këtë të drejtë anëtarëve të Kuvendit për t’u vetëmbledhur. Parti perëndimore e vitit 2021. Në Kuvend të kritikohet edhe z.Berisha, edhe z.Basha, edhe Belindi për punën e tij në FRPD për 6 vite./syri

LEXO TE PLOTE

Politikë

“PD ka nevojë për garë reale”/ Kulluri zbulon arsyen, pse vendosi të kandidojë

Publikuar

-

Nga

“PD nuk mund ta mbajë më një aventurier”/ Kulluri ‘kryqëzon’ Bashën: Po e kthen partinë në sekt personal

Kandidati për Kryetarin e Partisë Demokratike Edvin Kulluri është shprehur se Partia Demokratike ka nevojë për një garë të hapur.

Në një intervistë televizive , Kulluri shprehet se me Bashën ka pasur debate të forta politike, ndërsa shton se qëndrimi i tij ndaj Kryedemokratit u bë shtysë që të kandidojë për kryetar.



“Jemi në një stad tjetër të krizës në PD. Gara nuk ka kuptim nëse nuk përballesh me kundërshtarin dhe nëse nuk je më i mirë se kundërshtari. Unë se shoh këtë garë si një betejë. Me Bashën kemi pasur debat thellësisht politik.

Kjo qëndrueshmëri më shtyu të marrë vendimin për të kandiduar. Koha më dha të drejtë. E rëndësishme është që PD të hyjë në gara reale, me një rivalitet  real idesh pikëpamjesh dhe mbi të gjitha vizioni për të ardhmen. Ne duhet të shkëputemi njëherë e mirë nga protagonizmi personal. Një kryetar partie luan rol të madh. Ai që drejton është koka por një trup i kalbur nuk i shërben kujt.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Sot u grabitën shqiptarëve 200 milionë euro për OSHEE”/ Vasili akuza Ramës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, shprehet se kryeministri Edi Rama dhe Rilindja iu grabitën shqiptarëve 200 milionë euro për OSHEE-në.

Me anë të një statusi në “Facebook” Vasili shkruan se batërdis paratë e me to blen edhe vota, e për këtë gjë, duhet që të gjithë shqiptarët të hyjnë në borxhe.

Postimi i Petrit Vasilit:

Sot Rama dhe rilindja u grabiten shqiptareve 200 milion euro per OSHE !!

OSHE baderdis parate dhe me to blen edhe vota dhe duhet te hyjne gjithe shqiptaret ne borxh per keta.

Ujesjellsat i kane 200 milion dollare energji elektrike, qe OSHE nuk ja merr, ndersa njerezit e thjeshte i futen ne burg per 30 mije leke te vjetra energji te papaguar.

600 milion euro gjoja investime ka përpirē OSHE dhe sot eshte ne grope financiare.



50 milione dollare ne vit harxhon aktualisht OSHE vetem per rroga dhe e ka rritur 20 milion dollare fondin e pagave brenda nje vit nga 30 milion ne vitin 2017 ne 50 milion ne vitin 2018.

OSHE ka shitur energji sivjet si ne asnje vit tjeter dhe kerkon (grabit) edhe 200 milion euro te tjera.

Drejtesia e re e turpit nuk leviz gishtin.

Faktet ulerijne, por SPAK ka vene perde perpara syve dhe nuk ka vene askend perpara pergjegjesise per kete megavjedhje.

Cfare dreq drejtesi e kapur dhe e shitur eshte kjo qe i kundervihet hapur popullit te vet per te mbrojtur korrupsionin e qeverise.

Sot u votua nga Rama dhe rilindja nje tjeter hajduteri e madhe kunder popullit.

Vota ime sot ishte kunder, por eshte shume pak sepse duhet qe te gjithe votat e shqiptareve qe u vodhen sonte te jene kunder!!/CNA.al

LEXO TE PLOTE