Connect with Us

“Partia u rrudh në mënyrë të pamerituar”/ Berisha i bën thirrje të gjithë delegatëve

Politikë

“Partia u rrudh në mënyrë të pamerituar”/ Berisha i bën thirrje të gjithë delegatëve

Publikuar

-

cna lajme politike

Lideri historik i PD,  Sali Berisha në takimin me demorkatët në Elbasan, është shprehur se do të rikthejë sërish votimin e lirë brenda PD.

Berisha thekson se partia është rrudhur në mënyrë të pamerituar dhe i bën thirrje çdo delegati të firmosë për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Ku e gjemë ne forcën për PD të fuqishme të bashkur. E gjejmë tek vota e lirë. Cilido që është në sallë ju garantoj se kurrë para vitit 2013 problemet në PD nuk kanë ekzistuar se bëhej një votim i hapur se respektoheshin ata që zgjidheshin. Kryetarin e parlamentit e zgjodhën me dy kandidaturat. Ministrat i votonim në kryesi. Këshilli mblidhej periodikisht dhe bënte analizën e punës së tyre. Kurrë nuk ka ndodhur që rivali i kryetarit të përzihet nga Kryesia.

Tani kaluam nga një largim në një tjetër dhe e vërteta është se partia u rrudh në mënyrën më të pamerituar. Unë kam një kërkesë për çdo delegat të qytetit dhe qarkut të Elbasanit të firmosni për mbledhjen e Kuvendit të PD. Mund ta quani edhe Kuvendin e rithemelimit të PD. Ata që përzunë votën e lirë nga PD, i bënë asaj një dëmtim të jashtëzakoshëm. Ne do rikthejmë votën. Do jetë votoja juaj e lirë që do sanksionhet në statut. Do përcaktoni drejtuesit e degës, do përcaktoni qeveritar vendor dhe këshillatr, parlamentin e qyteti”, tha Berisha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Polici shtyu Anila Hoxhën drejt greminës/ Rama reagon pas incidentit: E patolerueshme

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me incidentin e disa ditëve më parë, ku një punonjës i Policisë së Shtetit shtyu drejt greminës në dajt gazetaren Anila Hoxha.

Gjatë fjalës së tij në prezantimin e Buxhetit 2022 për Ministrinë e Brendshme, Rama i ka cilësuar si të patolerueshme akte të tilla, që sipas tij cënojnë imazhin e Policisë së Shtetit dhe njollosin uniformën e tyre.

Rasti si ai që keqtrajtoi në mes të rrugës një gazetare, për faktin se duke qënë gazetare ngjarja u bë edhe më e bujshme, por në thelb për faktin se keqtrajtoi një qytetare, hedhin hije mbi gjithë këtë punë, gjithë këto sakrifica dhe rezultate.



Patjetër që çdo njëri prej jush, punonjësit e Policisë së Shtetit që çdo ditë del nga shpia për të shkuar në një front të vështirë nuk e meriton që në punën e tij dhe imazhin e uniformës që ajo apo ajo veshin të ketë të tilla stërkala balte që vinë nga shkelja e patolerueshme e vijës së sjelljes së punonjësit të Policisë së Shtetit.

Është shumë e rëndësishme të veprohet me shpejtësi dhe pa tolerancë ndaj këtyre individëve duke i larguar menjëherë nga Policia e Shtetit dhe të theksohet domosdoshmëria që të mbahet parasysh se Policia e Shtetit, figura e saj nuk ka nevojë për asnjë gjest dhe asnjë fjalë të tepërt, sepse është mishërimi i ligjit dhe ligji nuk flet, nuk bërtet,nuk kërcënon, nuk shan, ligji vepron. Dhe në veprimin e ligjit është e tepërt gjestet dhe aktet që ulin kokën të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit”-tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Policia e Shtetit e angazhuar për përmbushjen e prioriteteve”/ Gledis Nano: Jemi në shërbim të qytetarëve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ishte i pranishëm sot në prezantimin e buxhetit 2022 për Ministrinë e Brendshme.

Në fjalën e tij, Nano theksoi se Policia e Shtetit ka pësuar një reformim të thellë dhe po vijon të reformohet me qëllim një shërbim më të mirë ndaj qytetarëve.

Po ashtu ai theksoi se sot Policia e Shtetit është më e trajnuar dhe me besueshmëri më të lartë tek qytetarët.



Nano tha se për herë të parë ka një rritje te buxhetit per Policine e Shtetit me 81% krahasuar me 1 vit më parë. Ai theksoi se do të ketë rritje pagash, modernizim dhe investime në infrastrukturë.

Prej më shumë se 4 vite është aplikuar marrja me qira e mjeteve të transportit rrugor që konsiderohet si modeli më efektiv,. nisur nga avantazhet financiare dhe operative.  Fondet për investime me financim të brendshëm për herë të parë me rritje me 81%, 550 mln lekë më shumë krahasuar me vitin aktual. Do të financohen objekte dhe blerje pajisje speciale për policinë kriminale, teknologjinë e informacion dhe policinë shkencore. Vetëm për rinovimin e sistemit të transmetimit datacom do të bëhet e mundur ndërlidhja e 85% të strukturave. Do të vijojë rinovimi i armatimit.

Policia e Shtetit e angazhuar për përmbushjen e prioriteteve të saj në kuadër të anëtarësimit në BE dhe përballjen me sukses në detyrat e ngarkuara“- tha Nano./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Braçes nuk i del inati me Ramën/ Vazhdon të bëjë opozitarin me Qeverinë

Publikuar

-

Nga

Deputetit të PS, Erion Braçe duket se nuk i del inati me kryeministrin Edi Rama, pas largimit të tij nga detyra si zv.kryeministër.

Kështu Braçe vijon të bëjë rolin e opozitarit, duke kritikuar politikat e Qeverisë.

Ndërsa dje hodhi kritika për vaksinimin, sot Braçe në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, foli për disa shqetësime dhe problematika me të cilat sipas tij po përballen bujqit në vend.

Gjatë fjalës së Braçe tha se sektori i bujqësisë është një ndër të cilët ka me shumë vështirësi dhe problematika.

Ai gjithashtu theksoi se i gjithë problemi vjen nga paqëndrueshmëria e politikave qeverisëse.



Ti shtosh një tjetër hall që vjen nga apo paqëndrueshmëria e politikave qeverisëse është shumë. Kudo mund të mbajë struktura por të bujqësia nuk mban. Ju e njihni fare mirë. Problemi i i parë është qëndrueshmëria e politikave në bujqësi e skemave të mbështetjes. Të paktën ta dijë bujku se kush do të jetë politika e mbështetjes për të. Po ashtu politikat e taksimit janë të paqëndrueshme dhe nuk e ndihmojnë prodhimin në fshat. Nëse qeveria apo qeveritë kanë bërë shumë mirë që kanë mbështetur pikat e grumbullimit, në anën tjetër taksimin nuk e ka ndihmuar. Është momenti të ulemi me qëllim t’i japim fshatit atë që i takon. Ju keni shumë të drejtë që shtoni para, por a mjaftojnë ata para? Shihni shifrat e tremujorit të dytë është i vetmi sektor që nuk ka rritje. Ata pronarët e fabrikave që vijnë këtu janë në hall vërtet, nuk e shtyjnë dot më duke i gënjyer. Nuk mban më…Po shikoja disa lajme që duan nesër të mbyllin të gjitha pikat e grumbullimit, po bujqit çfarë do të bëjnë…Po me prodhimin që është në se serë çfarë do të bëhet?”,- tha Braçe./CNA.al

“Zgjohet” Braçe/ “Shikon minj” në spitalin e Lushnjës

Braçe bën rolin e Opozitarit/ Kritika për vaksinimin: Italia i la jashtë derbit ‘kokëboshët’

LEXO TE PLOTE