LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mustafa Nano: Një gjykatë e mirë do fliste në favor të Berishës

8 Tetor 2021, 07:54, Politikë CNA
Mustafa Nano: Një gjykatë e mirë do fliste në favor të

Ish kryeministri Sali Berisha do të thërrasë Kuvendin Kombëtar të PD, pas mbledhjes së firmave të anëtarësisë.

Deri më tani raportohet se Berisha ka siguruar 1800 nga 1500 firma që i duhen për të thirrur Kuvendin Kombëtar.

Ndërkohë ai ka deklaruar se do të mbledhë dyfishin e tyre.

Gazetari Mustafa Nano, ndërsa ka komentuar këtë situatë ka thënë se ndonëse  Berisha i ka firmat për Kuvendin Kombëtar, ai vetë nuk e di nëse do ishte gjëja e duhur.

?Berisha i ka aq firma sa i duhen për të mbledhur Kuvendin Kombëtar. Por ai vetë nuk e di nëse mbledhja e Kuvendit Kombëtar do të ishte gjëja e duhur që do ti garantonte suksesin, sepse Basha ka premtuar se nuk ka për tu mbledhur Kuvendi Kombëtar për të diskutuar lidhur me ndonjë linjë anti amerikane në PD, kjo gjë ka marrë fund.

Në fund mbetet një ballafaqim në rrugë i të dyja palëve dhe do të ishte për të ardhur keq që një problem i rëndësishëm i PD të zgjidhej në rrugë, me ndërhyrjen e policisë apo me ndërhyrjen e gjykatave.

Sepse edhe gjykata në fund mund të kërkojë të luaj një rol, por besoj se do të jenë nën presion sepse nëse marrin një vendim në favor të Bashës do paragjykohen si gjykatat e Edi Ramës që po i shërbejnë pengut të tij Lulzim Basha.

Nëse marrin një vendim në favor të Berishës do akuzohen si gjykata që po nxisin destabilitet në vend.

Do jetë një vendim nën presion, por unë besoj që një gjykatë e mirë do merrte një vendim në favor të Berishës sepse aty janë shkelur rregullat.

Sepse me rregull aty duhet të flisnin forumet në Grupin Parlamentar të PD?, ka thënë Nano për Mcn.

Sipas tij, në fund Berisha do jetë viktimë e të gjitha abuzimeve që ai vetë ka shpikur dhe të tjerët thjeshtë kanë ecur në gjurmët e tij dhe kjo do të ishte finale e bukur për një njeri si ai./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga