LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mundësoi riatdhesimin e shqiptarëve nga Siria/ Gjenerali libanez: Do lirojmë çdo peng

8 Tetor 2021, 10:13, Aktualitet CNA
Mundësoi riatdhesimin e shqiptarëve nga Siria/ Gjenerali libanez: Do

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar sot me ?Yllin e Madh të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike?, Drejtorin e Përgjithshëm të Sigurisë së Libanit, Gjeneral Major Abbas Ibrahim.

Ky i fundit është një nga personat kyç që ndihmoi në riatdhesimin e grave dhe fëmijëve shqiptarë nga kampet e ferrit në Siri.

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë në Kryeministri, gjenerali libanez deklaroi se nuk do kursejmë asnjë përpjekje për të negociuar lirimin e çdo personi të mbajtur peng.

?Ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për të negociuar lirimin e çdo personi të mbajtur peng, pavarësisht çdo vështirësie, çdo rreziku me të cilin stafi ynë përballet në terren ndërkohë që hyjnë në zona të rrezikshme. Ne kuptojmë se çfarë vlere ka liria. I njohim mirë tragjeditë e arrestimit, frikës dhe burgosjes. Falënderime të ndjera kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve që më nderojnë. Dua t?ia dedikoj Libanit e Shqipërisë dhe gjithë atyre që punojnë për lirinë e njerëzimit. Bëj thirrje që udhëheqësit e botës të përhapin gjuhën e paqes në vend të urrejtjes?, tha gjenerali./CNA.al

Lajmet e fundit nga