Connect with Us

Luli trim me gratë, “lepur” me burrat

Politikë

Luli trim me gratë, “lepur” me burrat

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shfaq dje në seancën parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë, si një “trim” i vërtetë përballë zonjave të Kuvendit.

Nga foltorja e Kuvendit, Basha sulmoi, madje duke shkuar edhe deri në fyerje, dy gra të Kuvendit. Bëhet fjalë për ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Basha dje me një gjuhë që nuk i takon një kryetari Opozite, Basha ka fyer ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, të cilën e cilësoi si “skllave” si dhe kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën, të cilës iu drejtua duke thënë mos u bëj si Lenka Çuko.

Unë e kuptoj se je mësuar që të marrësh komanda me urdhra dhe butona, por kjo nuk është mbledhja e Asamblesë së PS, as mbledhje orligarësh që të bësh gjërat si ke dashur, por këtu është Kuvend. Këtu e para punës nuk kishte të drejtë që të çohej zonja me fletën e parapërgatitur që e kishte bërë regjisori. Askush si përmendi emrin. Këtu është me regji qendrore. Është ajo regji qendrore që e mban në këmbë këtë shtet mafioz. Se gjysma prej jush nuk do të ishte këtu. Se ku do isha unë e di unë mirë, se ta tregoj dhe unë ty. Të paktën zbato procedurën, mos u kthe në hije të Lenka Çukos.

Procedura s’të jep të drejtë që ta kthesh kuvendin në kotec. Por ndoshta ju keni hyrë për të tillë, por ne jo. Harroheni! Ndaj nëse s’do të ndash përgjegjësitë ti, përgjegjësi për shkatërrimin me gjithë pasoja të asaj që është themeli i Kuvendit, ku është e drejta e opozitës për të thënë fjalën përmes respektimit rigoroz. Nëse s’je aty si dicpecer i ministrave dhe të atij që të ka vënë aty, minimumi bëj atë që ke premtuar në media; respekto procedurën. Replika i takonte kryetarit të opozitës. Megjithatë, duke respektuar që të kesh reflektim, pasi pasojat bien mbi ty, pasi je skllavja morale e atij që të ka vënë. Se nuk të votuam ne, por thelbi është që të shmangeni nga reformat. Për të ndërtuar një burg në mendjen tuaj. Në vend që të mendoni se çfarë mendoj unë. Ju keni krijuar një burg në mendjen tuaj për të burgosur lajmet që i shisni dhe i blini sipas dëshirës suaj me akte korruptive. Lajm është ky që them unë, jo ato që doni ju”-deklaroi Basha.

LEXO EDHE:  Kodi i ri Zgjedhor/ Kulluri ironizon Bashën: Nja dy xhiro rreth kryeministrisë dhe tre dopio gaz lotsjellës

Për më tepër në seancën e djeshme, Basha në një moment është ngritur nga karrigia, dhe ka shkuar drejt foltores ku ishte Manastirliu. Por, në këtë moment kishte edhe një ndërhyrje të Gardës. (Lexo ketu)

Por, gjatë seancës së djeshme, Rama nuk u kap me “tigrat” e Kuvendit. Dje trimërohej me zonjat.

Por, sot në një deklaratë për mediat i është kthyer edhe “tigrave”. Tani në distancë kuptohet. Se kur i ka përballë Basha është “trim “ vetëm më gratë, ndërsa me burrat bëhet “lepur”.

“Taksat e qytetarëve i çojnë në parajsa fiskale. Vetëm ryshfeti i kushton shqiptarëve 500 milionë euro në vit. Korrupsioni 3 herë me i lartë se në 2103. Do ta përdorë këtë fatkeqësi për të mbushur gropat në buxhet me PPP-të. Ai do të vazhdojë e do të përpiqet që të fshehë të vërtetën. Ai është përgjegjësi i vetëm i gjendjes ekonomike të Shqipërisë. Nëse ai kreu masakrën zgjedhore me iluzionin se kështu do të mund t’i ikte krizës energjetike është detyra e jona, që të qendrojmë përballë kësaj fatkeqësie kombëtare, që quhet qeveria e Edi Ramës. Refuzon planin tonë racional, pasi ai ka planin e tij për të vjedhur dhe për të varfëruar Shqipërinë dhe shqiptarët. Jemi në Kuvend për këtë betejë, dhe do i kthejmë vendin legjitimitetin dhe demokracinë.”- tha ndër të tjera Basha./CNA.al

Foto-Manastirliu “prek në plagë” Bashën/ Revoltohet kreu i PD, ndalohet nga Garda

Luli Basha si “dhunues” i grave

Basha jashtë kontrollit/ Sulmon mediat me gjuhë rrugaçërore, fyen edhe Manastirliun

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Braçes nuk i del inati me Ramën/ Vazhdon të bëjë opozitarin me Qeverinë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputetit të PS, Erion Braçe duket se nuk i del inati me kryeministrin Edi Rama, pas largimit të tij nga detyra si zv.kryeministër.

Kështu Braçe vijon të bëjë rolin e opozitarit, duke kritikuar politikat e Qeverisë.

Ndërsa dje hodhi kritika për vaksinimin, sot Braçe në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, foli për disa shqetësime dhe problematika me të cilat sipas tij po përballen bujqit në vend.

Gjatë fjalës së Braçe tha se sektori i bujqësisë është një ndër të cilët ka me shumë vështirësi dhe problematika.

Ai gjithashtu theksoi se i gjithë problemi vjen nga paqëndrueshmëria e politikave qeverisëse.



Ti shtosh një tjetër hall që vjen nga apo paqëndrueshmëria e politikave qeverisëse është shumë. Kudo mund të mbajë struktura por të bujqësia nuk mban. Ju e njihni fare mirë. Problemi i i parë është qëndrueshmëria e politikave në bujqësi e skemave të mbështetjes. Të paktën ta dijë bujku se kush do të jetë politika e mbështetjes për të. Po ashtu politikat e taksimit janë të paqëndrueshme dhe nuk e ndihmojnë prodhimin në fshat. Nëse qeveria apo qeveritë kanë bërë shumë mirë që kanë mbështetur pikat e grumbullimit, në anën tjetër taksimin nuk e ka ndihmuar. Është momenti të ulemi me qëllim t’i japim fshatit atë që i takon. Ju keni shumë të drejtë që shtoni para, por a mjaftojnë ata para? Shihni shifrat e tremujorit të dytë është i vetmi sektor që nuk ka rritje. Ata pronarët e fabrikave që vijnë këtu janë në hall vërtet, nuk e shtyjnë dot më duke i gënjyer. Nuk mban më…Po shikoja disa lajme që duan nesër të mbyllin të gjitha pikat e grumbullimit, po bujqit çfarë do të bëjnë…Po me prodhimin që është në se serë çfarë do të bëhet?”,- tha Braçe./CNA.al

“Zgjohet” Braçe/ “Shikon minj” në spitalin e Lushnjës

Braçe bën rolin e Opozitarit/ Kritika për vaksinimin: Italia i la jashtë derbit ‘kokëboshët’

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Do rrëzojmë çdo mur”/ Mesazhi i fortë i Metës: Të triumfojë demokracia

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot përvjetorin e shembjes së Murit të Berlinit.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se çdo mur që na ndan sot nga Europa e Bashkuar, është i destinuar të shembet.

Çdo mur, që na ndan sot nga Europa e Bashkuar, është i destinuar të shembet!



LEXO EDHE:  Kodi i ri Zgjedhor/ Kulluri ironizon Bashën: Nja dy xhiro rreth kryeministrisë dhe tre dopio gaz lotsjellës

Liria, të drejtat dhe dinjiteti njerëzor, demokracia dhe shteti i së drejtës do të triumfojnë padiskutim!

Të bashkuar rreth këtyre vlerave do të afrohemi më shpejt drejt Europës!

Gëzuar përvjetorin e Shembjes së Murit të Berlinit!”-shkruan Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Në Shqipëri mungon sundimi i ligjit”/ Përfaqësuesit e PD ankohen tek eurodeputetja

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Në takimin me raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabelle Santos, përfaqësuesit e Partisë Demokratike shprehën shqetësimin për mungesën e sundimit të ligjit të Shqipëri dhe aktet autoritariste të qeverisë.

Sipas PD, një nga treguesit është shpërfillja e rekomandimit të institucioneve të BE për ligjin antidemokratik të mediave online, të cilin qeveria vazhdon ta risjellë në Kuvend.

Nënkryetarët e PD, Alfred Rushaj dhe Jorida Tabaku njohën raporteren për Shqipërinë në PE me nismat reformuese të ndërmarra nga PD, duke nisur me vetingun e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, reformën zgjedhore dhe reformën administrative territoriale. “Të treja nismat janë në shërbim të qytetarëve për të arritur standardet europiane të zgjedhjeve të qeverisjes dhe të shërbimit ndaj qytetarëve”- u shprehën përfaqësuesit e PD.

LEXO EDHE:  Zgjedhje të reja me skenar të vjetër/ PD rikthen bojkotin

LEXO EDHE:  Manastirliu jep lajmin nga Kuvendi/ Sot vijnë mbi 15 mijë vaksina të Pfizer



Gjatë diskutimit, ata argumentuan se vetingu përbën një akt jetik për pastrimin e politikës nga pjesa e korruptuar dhe e lidhur me krimin e organizuar. Nënkryetarët Rushaj dhe Tabaku siguruan përfaqësuesen e Parlamenit Europian se procesi është parashikuar të kryhet sipas propozimeve të Komisionit të Venecias.

Raporterja per Shqipërinë, Isabelle Santos u shpreh se procesi i integrimit për Ballkanin Perëndimor është në fokusin e Parlamentit Europian dhe se hapat e ndjekura nga vendet kandidate do të ndiqen me imtësi. Ajo shprehu kënaqësinë për këtë takim me opozitën dhe përgëzoi PD për nismat parlamentare të ndërmarra.

LEXO TE PLOTE