LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Keni plane për fundjavë?/ Zbuloni surprizat që sjell moti

8 Tetor 2021, 09:30, Sociale CNA
Keni plane për fundjavë?/ Zbuloni surprizat që sjell moti

Kjo fundjavë do të paraqitet e fresket për shkak të qarjullimit të masava ajrore nga veriu dhe verilindja të cilat do të sjellin edhe ulje të temperaturave në vendin tonë duke bërë që termometri në nivelet minimale të zbresë deri ne 3-4 gradë  ndërkohë që maksimumi parashikohet të jetë jo më shumë se 24 gradë.

Sipas MeteoALB, Gjithashtu edhe temperaturat do të paraqiten të paqëndrueshmë pasi kjo fundjave pritet të jetë nën ndikimin e masave të paqëndrueshmë te cilat do të sjellin edhe rebeshe shiu vecanërisht ne pjesën jug-perendimore.

Gjatë fundjavës era herë pas herë do të paraqitet problematike pasi në det të hapur do të shtojë shpejtësinë duke arritur në 45-50 kilometra në orë duke sjellë edhe dallgëzim të trazuar./CNA.al

Lajmet e fundit nga