Connect with Us

I shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Arrestohet shtetasi britanik në Shqipëri

Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Arrestohet shtetasi britanik në Shqipëri

Publikuar

-

/
I dënuar me burg në Zvicër/ Arrestohet në Morinë 45-vjeçari nga Kosova

Një shtetas britanik i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Shqipëri nga Policia Kufitare Muriqan. Shtetasi Callum Sinclair, 33 vjeç, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Dohas, me 2 vite burgim për veprën penale “Lëshimi i çeqeve fiktive”.

Njoftimi i plote i policisë”

“Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me Interpol Tirana, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë të mundur ndalimin e shtetasit britanik në kërkim ndërkombëtar: Callum Sinclair, 33 vjeç,banues në Britani.

LEXO EDHE:  Starova: Arrestimi i Alban Hoxhës?/ Mund të ketë ardhur si pasojë e…

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Dohas, Katar, e ka dënuar me 2 vite burgim për veprën penale “Lëshimi i çeqeve fiktive”, parashikuar nga Kodi Penal i Katarit.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Video-11 Dhjetori/ Berisha thirrje demokratëve: Të bashkohemi në Ditëlindjen e PD-së!

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-kryeministri dhe lideri historik i demokratëve, Sali Berisha i ka shprehur sot falenderimin e tij, ndaj delegatëve demokratë të qarkut të Fierit që kanë mbrojtur procesin e mbledhjes së firmave për Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha i ka bërë thirrje të gjithë delegatëve të bashkohen në këtë Kuvend Kombëtar, që e cilëson si “ditëlindja e PD-së”.

“Falenderoj nga zemra delegatët firmëtarë të degëve Fier, Patos, Mallakastër dhe Roskovec, – shkroi Berisha në Fb, –  për guximin dhe dinjitetin në administrimin dhe mbrojtjen e procesit të mbledhjes së firmave për Kuvendin e datës 11 Dhjetor, sikundër u bëj thirrje të gjithë delegatëve të bashkohen me ne në Ditëlindjen e Partisë Demokratike! Të bashkuar drejt Fitores!”-shkruan Berisha./CNA.al



LEXO EDHE:  Sot në serialin “Lule të vetmuara”/ Maxhide ndihmon Kaderin, Meral arrestohet

LEXO EDHE:  Sekuestrohen 3 kg drogë të bëra gati për shitje/ Arrestohet 28-vjeçari

Zbulohet “hileja” e Gazment Bardhit/ Si po tenton të manipulojë numrin e delegatëve

LEXO TE PLOTE

Kronika

Transportonin emigrantë të paligjshëm/ Arrestohet “çifti” në Tiranë

Publikuar

-

Nga

cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme, cna kronike,

Policia e Tiranës, bën të ditur se në kuadër të operacionit të koduar “COUPLE”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, janë vënë në pranga dy persona.

Sipas uniformave blu, dy shtetasit në fjalë, u kapën në flagrancë duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm.

Po ashtu, janë proceduar penalisht edhe 4 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me mjete të marra me qira, kryenin transportin e emigrantëve të paligjshëm, nga Korça drejt Tiranës, e më pas në drejtim të Kosovës dhe me destinacion final vendet e BE-së, organizuan dhe finalizuan operacionin “COUPLE”, për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. U., 41 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe i shtetases D. L. (Xh)., 35 vjeçe e dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”



LEXO EDHE:  Ushtruan dhunë ndaj bashkëshorteve/ Në pranga dy shtetas

LEXO EDHE:  Aksident një i plagosur, një në pranga

Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë, në dalje të tunelit të “Krrabës”, duke transportuar me një mjet të marrë me qira, 4 emigrantë, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së kundrejt shpërblimit monetar.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dhe 4 shtetasit e huaj, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.-thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Refuzimi i vaksinës vendim i gabuar”/ Rama apel qytetarëve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama iu ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të vaksinohen. Sipas kryeministrit refuzimi i vaksinës është një vendim i gabuar.

Përmes një video në rrjetet sociale, ku pacientë me Covid tregojnë vështirësitë me të cilat përballen për shkak të virusit, Rama iu përcejll mesazhin qytetarëve që të marrin dozat përforcuese. “Shëndeti është mbi të gjitha”, shkruan ndër të tjera Rama.

LEXO EDHE:  Plagosi me armë gjahu në fytyrë hallën e tij/ Arrestohet 45-vjeçari

LEXO EDHE:  Starova: Arrestimi i Alban Hoxhës?/ Mund të ketë ardhur si pasojë e…

Kur përballesh me vendimin e gabuar për të refuzuar vaksinën.

#VaksinohuPlotësisht💉



#BëjDozënPërforcuese🙏

#ShëndetiMbiTëGjitha🤍 “, thuhet në postimin e kryeministrit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE