LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Berisha vijon takimet me demokratët/ Ja kë priti sot në zyrë

8 Tetor 2021, 09:20, Politikë CNA
Foto-Berisha vijon takimet me demokratët/ Ja kë priti sot në

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon takimet me demokratët.

Paraditen e sotme, lideri historik i demokratëve ka pritur në zyrën e tij, kryetarët e grup seksioneve të Pukës.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Berisha, i cili ka publikuar edhe disa foto në faqen e tij në rrjetet sociale.

?Një takim i përzemërt me kryetarët e grup seksioneve të Pukës. Në takim morën pjesë Prel Gjoni, Demir Hyseni, Gjin Leka, Fadil Tafilaku, Alfred Thekna, Ditmir Pershpali, Klodian Cara, Gëzim Vata. Përshëndetje vellazërore të gjithë demokratëve dhe demokrateve të Pukës!?-shkruan Berisha.

Kujtojmë këtu se Berisha krahas takimeve në zyrë, ka vijuar edhe një tur takimesh në qytete të ndryshme të Shqipërisë, në kuadër të ?Foltores? me demokratët, e cila ka si qëllim bashkimin e së djathtës dhe kthimin e PD-së në vlerat e saj demokratike.

Deri tani Berisha ka zhvilluar takime në Tiranë, në Fier, në Vlorë, në Durrës, në Shkodër, në Gjirokastër. Ndërsa nesër do jetë në qytetin e Elbasanit./CNA.al

Lajmet e fundit nga