LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Faktet/ Lulzim Basha “vrau” veten

8 Tetor 2021, 08:29, Politikë CNA

?Basha ?vrau veten? duke u përpjekur ?të vrasë? Berishën?. Kjo është deklarata e bërë dje nga Dimitris Mavros, drejtor i MRB, për Euronews.

Një shprehje e qartë që tashmë duket në disa fakte.

Lulzim Basha tentoi ta ?vriste? Berishën duke u fshehur në zyrë. Pra, në fakt ka bërë një ?vetëvrasje?, sepse me aktin që kreu, i fshehur dhe i vetëm nuk mundi dot ?ta vriste? Berishën. Sepse duke mbledhur forumet, ai mund të kishte fituar, ai do ta kishte ?vrarë? dhe do të ishte një lider i vërtetë. Por, nuk mundi ta bënte as këtë akt.

I vetmuar, i mbyllur dhe me një video të regjistruar më parë, Basha shpalli ?vrasjen? e Berishës.

Disa çaste më pas, pasi doli nga zyra dukej se ai kishte bërë ?vetëvrasje?. Kundërshtitë ishin të forta dhe Lulzim Basha kishte ngelur i vetëm, me disa zyrtarucë të vegjël që i vinë vërdallë, disa prej të cilëve nuk kanë bërë asnjë ditë punë, por pagën e parë të punës, e kanë atë që iu ka dhënë Luli.

Një fakt mjaft i rëndësishëm është se menjëherë pas asaj që Luli e quajti ?vrasjen? e ?Babait? të tij shpirtëror, u ndodh përballë ?uraganit? të demokratëve.

Prej gati një muaj nuk del nga zyra, nuk del në takime. Përpiqet të dalë në konferenca. Qëndroni mbyllur gjithë kohës dhe është totalisht i vetmuar.

Një fakt tjetër është se Lulzim Basha tentoi të ?vriste? Sali Berishën, por sondazhet na thonë se në shumicë demokratët duan Doktorin dhe jo Lulin.

Sondazhi i Euronews dje tregonte qartazi se shumica më e madhe e anëtarëve të Partisë Demokratike ishin pro Sali Berishës. Lulzim Basha ishte në minorancë. Aktin që ka kryer Luli, të gjithë e quanin të gabuar.

Shkojmë më tej, një fakt tjetër është Foltorja. Në çdo qytet që ka shkuar, Berisha është pritur me entuziazëm. Takimet kanq qënë massive, dhe të shkëlqyera. Në Fier, në Shkodër, në Durrës, në Tiranë, në Vlorë, në Gjirokastër. Dhe tashmë pritet Elbasani, Korça, Dibra, Kukësi. Të gjitha kanë treguar qartazi atë fakt që ne përmendëm në krye të shkrimit. Që Lulzim Basha duke tentuar të ?vrasë? Sali Berishën, ?vrau? veten.

Tani edhe i ?vrarë? po tenton të qëndrojë në krye të PD-së. I ka ngelur thjeshtë karrigeja, me të cilën është lidhur fort dhe vula që nuk e mban më në dorë, por e ka futur në xhep dhe me të vjen vërdallë korridoreve, me shpresën dhe ëndrren që një ditë makthi do t?i përfundojë.

Në fakt Lulzim Basha është thjeshtë viktima e vetvetes. Tentoi të ?vriste? Berishën, dhe në finale vrau veten e tij./CNA.al

Sondazhi/ Demokratët duan Berishën në krye të PD

Sondazhi i Lulzim Bashës, kundër Lulzim Bashës

Sondazh-Zgjedhja e votuesve të PD-së/ Berisha më i pëlqyer se Basha

Drejtori i MRB: Basha ?vrau veten?duke u përpjekur ?të vrasë? Berishën

Lajmet e fundit nga