Connect with Us

Efikasiteti i antitrupave monoklonalë Regen-Cov/ Alimehmeti publikon rezultatet shpresëdhënëse të studimit

Shëndeti

Efikasiteti i antitrupave monoklonalë Regen-Cov/ Alimehmeti publikon rezultatet shpresëdhënëse të studimit

Publikuar

-

“Nuk janë studiuar efektet afatgjata”/ Alimehmeti kundër vaksinimit të fëmijëve

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, ka publikuar rezultatet e një studimi mbi efikasitetin e antitrupave monoklonalë casirivimab-imdebivam.

Sipas studimit, rezultatet janë shumë efikase për mbrojtjennga shtrimi në spital dhe vdekja nga çdo shkak.

Megjithatë, Alimehmeti thekson se pavarësisht efikasitetit të lartë trajtues të COVID-19, koktaili i anitrupave monoklonalë REGEN-COV është lënë qartësisht në hije edhe pse mund të ishin shpëtuar shumë jetë përmes përdorimit të tij.

“Shumë lajm i mire mbi efikasitetin e antitrupave monoklonalë casirivimab-imdevimab!

Kombinimi casirivimab-imdebivam (REGEN-COV), të njohur edhe si “terapia e Z. Trump”, është treguar efikas që në vjeshtën e vitit 2020 dhe ka marrë autorizim e përdorimit nga FDA-ja që më 21 nëntor 2020.

https://www.fda.gov/…/coronavirus-covid-19-update-fda…

Megjithatë, pavarësisht efikasitetit të lartë trajtues të COVID-19, koktaili i anitrupave monoklonalë REGEN-COV është lënë qartësisht në hije edhe pse mund të ishin shpëtuar shumë jetë përmes përdorimit të tij.

Të dhënat e studimit të fazës së tretë klinike janë publikuar në prestigjiozen Neë England Journal of Medicine vetëm më 29 shtator 2021, edhe pse studimi është kryer mbi pacientë të rekrutuar ndërmjet datave 24 shtator 2020 dhe 14 janar 2021.

Pra të dhënat e një efikasiteti kaq të lartë kanë qenë të disponueshme të paktën që në muajin shkurt 2021.

Shembull: Italia ka autorizuar përdorimin e REGEN-COV që më datë 06 shkurt 2021.

https://www.aifa.gov.it/en/uso-degli-anticorpi-monoclonali

Në detaj janë marrë në studimin e fazës së tretë klinike:

1.355 pacientë të trajtuar me 2.400 mg REGEN-COV,

736 pacientë të trajtuar me 1.200 mg REGEN-COV,

1.341 pacientë të trajtuar me 2.400 mg placebo (grup kontrolli), dhe

748 pacientë të trajtuar me 1.200 mg placebo (grup kontrolli).

Të gjithë pacientët e ndarë në mënyrë rastësore:

kanë të paktën 1 faktor risku për formë të rëndë COVID-19,

kanë të njëjtën moshë mediane 48 – 50 vjeç,

kanë të njëjtën kohëzgjatje të simptomave përpara fillimit të trajtimit (koha mediane 3 ditë).

LEXO EDHE:  Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken fajëson Kinën për vonesën e përgjigjes ndaj koronavirusit

REZULTATET JANË MBRESËLËNËSE DHE SHUMË TË PRITSHME!

REGEN-COV është shumë efikas për mbrojtjennga shtrimi në spital dhe vdekja nga çdo shkak:

71.3% rezultoi efektiviteti i dozës 2.400 mg REGEN-COV;

70.4% rezultoi efektiviteti i dozës 1.200 mg REGEN-COV.

REGEN-COV solli zhdukjen e simptomave 4 ditë më herët:

simptomat zgjatën 10 ditë te pacientët e trajtuar me REGEN-COV

simptomat zgjatën 14 ditë te pacientët në grupin e kontrollit.

REGEN-COV e uli ngarkesën virale më shumë se sa placebo:

– 0.71 log10 kopje / ml te pacientët e trajtuar me 1.200 mg REGEN-COV,

– 0.86 log10 kopje / ml te pacientët e trajtuar me 1.200 mg REGEN-COV.

TJETËR REZULTATI MBRESËLËNËS ËSHTË PROFILI I SIGURISË!

Efektet anësore ishin më pak se sa në grupin e kontrolli:

4.0% në grupin e kontrollit,

1.3% në grupin e trajtuar me 2.400 mg REGEN-COV. dhe

1.1% në grupin e trajtuar me 1.200 mg REGEN-COV.

Pra miqtë e mi, REGEN-COV (casirivimab-imdebivam) kanë efikasitet tejet të lartë dhe profil sigurie shumë të mirë.

Nënpërdorimi i tij në shkallë globale, edhe pse është i autorizuar nga FDA-ja, patjetër ka sjellë shumë humbje jete të evitueshme si edhe ngarkesë spitalore gjithashtu të evitueshme.

Nga ana tjetër, duhet të pranojmë se koktaili casirivimab-imdebivam nuk duhet konsideruar si zëvendësues i vaksinës, pasi parandalimi gjithnjë është më i mirë se sa trajtimi, por në rastet kur parandalimi dështon patjetër duhet të kemi gati linjën e dytë të trajtimit të pacientëve në risk./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

‘Green Pass’ në lokale/ Alimehmeti: Do detyrojë ca njerëz të vaksinohen, por nuk e zgjidh problemin

Publikuar

-

Nga

Mjeku Ilir Alimehmeti tha gjatë emisionit Now me  Erla Mëhillin, në Euronews Albania se aplikimi i ‘green pass’ edhe në Shqipëri siç ka ndodhur në disa vende të tjera europiane mund të jetë një shtysë për të rritur imunizimin nga COVID-19, por nuk e zgjidh problemin.

Sipas tij, Shqipëria nuk mund të krahasohet me vende të tjera të Evropës ku është aplikuar kjo masë, pasi ato nuk kanë vetëm ‘green pass’, por një sërë masash të tjera që nuk zbatohen në Shqipëri.



Aplikimi i ‘green pass’, tha mjeku do të ndikojë që disa njerëz të detyrohen ta bëjnë vaksinën për këtë arsye, megjithatë kjo nuk është zgjidhja e situatës.

LEXO EDHE:  Policia me “dorë të hekurt” në fundjavë/ Gjobit mbi 1 mijë qytetarë

LEXO EDHE:  Policia me "dorë të hekurt" në fundjavë/ Gjobit mbi 1 mijë qytetarë

“Green pass nuk është siguri që nuk infektohesh, por një shtysë për t’u imunizuar më shumë. Një ndihmë e bën, disa njerëz do ta bëjnë vaksinën për këtë arsye, megjithatë kjo nuk e zgjidh problemin. Edhe po të kem ‘green pass’ me vete nuk do të thotë që nuk mund të infektohem. Nuk jam dakord që në lokal të lejohet qëndrimi 4 orë”, tha mjeku./euronews

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Vdekjet e sotme lidhen me stadiumin”/ Mjekët ngrenë shqetësimin

Publikuar

-

Nga

Shqipëria ka pasur një rritje të rasteve të COVID-19 dhe numrit të vdekjeve gjatë muajit të fundit. Gjatë diskutimeve në “Now” me Erla Mëhillin, në Euronews, kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj dhe mjeku Ilir Alimehmeti u shprehen se kjo lidhet me ndeshjet e kombëtares që u ndoq nga 20 mijë tifozë në stadium.

Brataj dhe Alimehmeti deklaruan se pjesëmarrja e aq shumë njerëzve në një ambient përben një përhapje masive të COVID-19.

LEXO EDHE:  Forcohen masat e izolimit në shumë vende evropiane

LEXO EDHE:  Policia me "dorë të hekurt" në fundjavë/ Gjobit mbi 1 mijë qytetarë

Brataj: Ligjërisht nuk lejohet, ligjërisht 30% e kapacitet duhet të jetë.



Jahaj: Unë kam qenë një nga ata në stadium

Brataj: Stadiumi janë vdekjet e sotme.

Alimehmeti: Grumbullim i madh, event klasik super shpërthyes. Shkon sepse dy javë më pas kemi rritjen e rasteve. Bëni llogaritë nga data dhe do iu dalin fiks katër javë./euronews

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Covid-19/ Grip apo ftohje, si ta dallojmë?

Publikuar

-

Nga

Si të shpjegojmë shpejtësinë e rrufesë me të cilën përhapet varianti Delta?

Nga Blerta Brati, mjeke mikrobiologe ne ISHP

Gripi është i lidhur me virusin e gripit të tipit A ose B (familja Orthomyxoviridae).

Covid-19 është i lidhur me koronavirusin e ri SARS-CoV-2 (familja e Coronaviruseve (Coronaviridae).

I ftohti i zakonshëm (nazofaringiti) në përgjithësi lidhet me një rhinovirus (familja e Picornaviruseve), prej të cilit ka qindra variante, dhe i cili mbetet i kufizuar në hundë dhe në fyt. “Keto qarkullojnë pak a shumë gjatë gjithë vitit, veçanërisht në shtator/tetor, para epidemive të gripit dhe virusit respirator sincicial (RSV)”.

Rhinoviruset qarkullojnë gjatë gjithë vitit, prandaj ndonjëherë mund të ftoheni në mes të verës. Në shumicën e rasteve, ato shkaktojnë një ftohje të thjeshtë, e cila fillon ngadalë dhe mund të rezultojë në mbingarkesë dhe rrjedhje hundësh, teshtitje, dhimbje koke, dhimbje të fytit dhe lodhje të lehtë për tre deri në pesë ditë. “Megjithatë, ndodh që pacientët paraqesin një temperaturë të lartë që sugjeron një sindromë të ngjashme me gripin, apo edhe një fillim të Covid-19, thotë Dr Bensoussan. Po kështu, disa njerëz kalojnë gripin ose Covid-19 me pak, ose pa simptoma “.

LEXO EDHE:  Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken fajëson Kinën për vonesën e përgjigjes ndaj koronavirusit

LEXO EDHE:  U infektua nga Covid-19/ Meta i uron shërim të shpejtë Roland Xhaxhos dhe bën apelin e fortë



Faktori kryesor që diferencon klinikisht një ftohje nga gripi dhe Covid-19 është intensiteti i simptomave. Shumica e pacientëve me infeksion rinovirus janë në gjendje të punojnë, të kryejnë detyrat e tyre të përditshme. Kjo ndodh më rrallë kur një pacient vuan nga gripi ose Covid-19.

Periudha e inkubacionit për një rhinovirus zakonisht varion nga 48 në 72 orë.

Në rastin e gripit, periudha e inkubacionit (koha ndërmjet infeksionit dhe shfaqjes së simptomave të para të një sëmundjeje) ndryshon. “Tek fëmijët është rreth 7 ditë. Tek të rriturit është më shumë si 3 ose 4 ditë.”

Në rastin e Covid-19, kjo është më e debatuar. Zakonisht është 3 deri në 5 ditë, por mund të zgjasë deri në 14 ditë. Ajo që debatohet edhe më shumë është kohëzgjatja e ngjitjes”.

Prandaj, apriori, gripi mund të përhapet më shpejt se Covid-19. Prandaj, është e nevojshme të zbatohen me rigorozitet procedurat e barrierave, veçanërisht pasi periudha e inkubacionit është përgjithësisht asimptomatike.

LEXO TE PLOTE