LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bushi tregon problemin e ekipit Shpresa: Na mungon një qendërsulmues

8 Tetor 2021, 07:25, Sport CNA
Bushi tregon problemin e ekipit Shpresa: Na mungon një qendërsulmues

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, i gëzohet marrjes së 3 pikëve ndaj Andorrës, ndonëse ?qan? rastet e humbura. Në prononcimin e dhënë për ?Panorama Sport? pas ndeshjes, Bushi theksoi se po e vuajnë dëmtimin e disa qendërsulmuesve.

?E dinim që ishte një ndeshje e vështirë, pasi Andorra luan shumë në mbrojtje dhe duhet ta kishim zgjidhur shpejt ndeshjen, në fakt. Krijuam disa raste në pjesën e parë dhe do të ishte më i lirshëm ekipi nëse do të kishim shënuar më herët.

Neve na mungon një ?pykë? e mirëfilltë në sulm, pasi të tre lojtarët me këtë karakteristikë i kemi të dëmtuar, si Tucin, Bullarin dhe Çunin. Gjithsesi, rëndësi kanë tri pikët, por edhe nga loja nuk mund të them se nuk jam i kënaqur, edhe pse pres më shumë. Kjo ndeshje na bën optimistë para përballjes me Slloveninë?, deklaroi kreu i pankinës.

Lajmet e fundit nga