Connect with Us

Bukë me listë/ Qytetarët të zhytur në borxhe në dyqanet ushqimore

Aktualitet

Bukë me listë/ Qytetarët të zhytur në borxhe në dyqanet ushqimore

Publikuar

-

Rritja e çmimit të produkteve të konsumit po ndikon kryesisht në fshatra dhe në periferitë e qyteteve. Në periferitë e Tiranës lista e borxheve është shtuar.

Ekonomia e disa prej familjeve shqiptare është dobësuar deri në pikën sa edhe buka merret me listë.

“Njëri ka 2 milionë e 700 mijë lek, veç një bukë vjen e merr në ditë. Edhe bukën në listë. U kam dhënë se më vjen keq, si ta lë pa bukë”, shprehet një shitës.

“Marrim miellin e bukës, vaj oriz, sheqer. Kemi këtë shitësin këtu që na i jep njëherë me lek, njëherë pa lekë”, thotë një qytetare.

LEXO EDHE:  “Zbërthehet” Monika Kryemadhi/ Ja qarqet ku opozita do kandidojë me listë të përbashkët

Kryesisht qytetarët blejnë me listë produktet bazë të shportës ushqimore. Vetëm shitëses Drita Troci në gjashtë vite, qytetarët i kanë rreth 14 milion lekë të vjetra borxh.

“Ja vetëm një familja ka 1 milion e 637 mijë lekë”, tregon shitësja.

Blerja me listë duket e pazakontë për kryeqytetin, por vetëm pak kilometra larg Tiranës, kjo është e vetmja mënyrë mbijetese. /euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Ekonomi

“Çmenden” çmimet/ Rritje marramendëse tek ushqimet dhe transporti

Publikuar

-

Nga

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Tetor 2021, arriti 102,7 kundrejt muajit Dhjetor 2020.

Sipas INSTAT, Ddryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Tetor 2021 është 2,4 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 2,0 %.

Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Tetor 2021, krahasuar me Shtator 2021 është 0,1 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Tetor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,33 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +0,36 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,24 pikë përqindje, shkruan CNA.al.

Çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,10 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,09 pikë përqindje.

Çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,08 pikë përqindje secili.



Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,07 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,06 pikë.

Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me -0,03 pikë.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Tetor 2020, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 6,8 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,9 %, “Komunikimi” me 3,2 %, “Argëtim dhe kulturë” me 2,7 %, “Veshje dhe këpucë” me 2,2 %, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,9 % secili, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,2 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Shëndeti” me 0,8 % secili, “Shërbimi arsimor” me 0,4 %.

LEXO EDHE:  Video-“Dil e shiko çfarë ndodh në terren”/ Ramës i dështon propaganda, qytetarët e “nxjerrin zbuluar”

LEXO EDHE:  Video-“Dil e shiko çfarë ndodh në terren”/ Ramës i dështon propaganda, qytetarët e “nxjerrin zbuluar”

Ndërsa, grupi “Mallra dhe shërbime të ndryshme” u ul me 0,4 %.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u rritën me 7,7 %, pasuar nga nëngrupet “fruta” me 6,9 %, “bukë dhe drithra” me 5,8 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 4,7 %, “zarzavate përfshirë patatet” me 3,5 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 3,3 %, etj.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Shtator 2021, çmimet e grupit “Transporti” u rritën me 1,8 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë”, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,4 % secili, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,3 % secili dhe “Komunikimi” me 0,2 %. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” u ulën me 0,4 %, pasuar nga grupet “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,1 % secili./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Pse nuk vjen fuqia punëtore e kualifikuar në Gjermani?

Publikuar

-

Nga

cna lajme bote

Gati 34 milionë vetë në Gjermani kanë një punë të rregullt. Ky është një rekord i ri. Por në të njëjtën kohë po rritet numri i vendeve të punës të pazëna. Me daljen në pension të brezit të lindur në vitet me numër të konsiderueshëm lindjesh dhe zhvillimin demografik, po reduktohet numri i fuqisë punëtore potenciale në moshë pune. Gjithnjë e më shumë sipërmarrje ankohen për mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar.

Për ekonominë gjermane kjo po kthehet në një nga rreziqet më të mëdha. Se sa po ashpërsohet gjendja, kuptohet nga një sondazh aktual i institutit të opinionit, Civey i kryer me porosi të Fondacionit gjerman Bertelsmann. Nga 7500 siëprmarrje të anketuara aty, 66% dhanë përgjigjen, se nuk gjejnë dot sa duhet fuqi punëtore të kualifikuar. Në vitin e kaluar kjo shifër ishte 55%.

Nga viti në vit më e vështirë?

Gjendja ndryshon sipas degës, rajonit, profesionit dhe kualifikimit. Nëse pyeten sipërmarrjet që vuajnë nga mungesa e fuqisë së kualifikuar, se çfarë mungon më shumë, atëherë merr përgjigjen nga çdo e dyta firmë, se mungojnë personat me shkollim profesional të përfunduar. Tek akademikët është çdo e katërta sipërmarrje. Ndërsa po të shikosh sektorët ekonomikë, vëren se sektori i shëndetësisë dhe ai kujdesit për të moshuarit vuan më së shumti nga mungesa e fuqisë së kualifikuar punëtore.

“Fakt është që po na mbarojnë forcat e kualifikuara”, paralajmëroi në gusht kreu i Agjencisë Federale të Punës, Detlef Scheele. “Nga fuqia punëtore tek kujdesi për të moshuarit tek teknikët e klimës apo logjistika dhe akademikët. Gjithkund do të mungojnë forca punëtore.” Sipas Scheele duhen 400.000 të huaj të kualifikuar në vit për të mbushur boshllëqet e tregut të punës. Në praktikë ardhja e fuqisë së kualifikuar punëtore nuk luan ndonjë rol të madh. Vetëm 16% e sipërmarrjeve sipas studimit të Berstelsmann thanë se po marrin forca punëtore nga jashtë. Shumica përpiqen të tëheqin fuqinë punëtore të brendshme me oferta joshëse. Rroga më të larta, shkollim të mëtejshëm, apo oferta kujdesi për familjen.

LEXO EDHE:  “Turp të qoftë. Ik se na zhgënjeve”/ Qytetarët “masakrojnë” Ramën

LEXO EDHE:  Video-“Dil e shiko çfarë ndodh në terren”/ Ramës i dështon propaganda, qytetarët e “nxjerrin zbuluar”



Gjuha pengesa kryesore

Nga marsi 2020 është në fuqi në Gjermani një ligj që lehtëson fuqinë e kualifikuar punëtore nga shtetet jo-anëtare të BE të vijë në Gjermani. Megjithatë shumë sipërmarrje i tremben tërheqjes së fuqisë punëtore nga jashtë. Arsyet janë të ndryshme. Por më kryesorja është shqetësimi për vështirësitë e komunikimit gjuhësor dhe vështirësia në vlerësimin e kualifikimit të aplikuesit. Pak a shumë të njëjta, por me dallim në sektorë janë edhe përgjigjet e sipërmarrjeve që kanë rekrutuar ndërkohë fuqi punëtore nga jashtë. Këtu del, se disa rezerva nuk janë edhe aq të pajustifikuara. Për shembull tek gjuha. Kurse pengesat burokratike nga ana tjetër dolën në anketim si më të ulta se sa dukej në fillim.

Ulje e barrierave

Fondacioni Bertelsmann në studimin e tij arrin në përfundimin, se përpjekjet e politikë për të përmirësuar ardhjen e fuqisë punëtore kanë dhënë fryte. Për shembull përmes procedurës së përshpejtuar, përmes nxitjes së mësimit të gjuhës e përmirësimit të ofertës së informimit për njohjen e diplomave të huaja janë arritur rezultate. Por “megjithatë pengesat për përftimin e fuqisë punëtore mbeten megjithë progresin e dukshëm”, paralajmëron Matthias Mayer, ekspert i migracionit në Fondacionin Bertelsmann.

Në studim 67% e sipërmarrjeve presin që vitin e ardhshëm të kenë më pak fuqi punëtore se sa kanë nevojë. “Mungesa e fuqisë punëtore do të ashpërsohet më tej dhe përfundimi i saj nuk duket. Si shoqëri kemi nevojë për zgjidhje të qëndrueshme për të përballuar ndryshimin demografik dhe transformimin social-ekologjik”, thotë Mayer.

Partneritete ndër-kombëtare

Vendimtare shihet se si do të zbatohet ligji për ardhjen e fuqisë së kualifikuar punëtore.Këtu bën pjesë, sipas ekspertëve të migracionit që të bëhen më të kuptueshme kompetencat e fituara jashtë dhe njohja e tyre. Një ide është krijimi i partneriteteve të shkollimit mes Gjermanisë dhe vendeve të tjera, që mund të kontribuojnë për përmirësimin e tërheqjes së fuqisë punëtore që dëshiron të vijë. Në këtë drejtim 57% e sipërmarrjeve janë shprehur pozitivisht për më shumë ujdi ndër-kombëtare për ndërmjetësimin dhe shkollimin e fuqisë së kualifikuar punëtore./DW

LEXO TE PLOTE

Sociale

Foto-Liqeni i Tiranës drejt betonizimit/ Deputeti akuza Bashkisë

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Disa ditë më parë CNA.al publikoi foto nga rrethimi i Liqenit të Tiranës, ku po përgatitej kantieri për ndërtim.

Sot këtë shqetësim e ka sjellë edhe deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, i cili ka shpërndarë në rrjete sociale, disa foto, nga zona e Liqenit, ku po bëhet gati një ndërtim.

Parkun i Liqenit po shqyhet e shkatërrohet nga Bashkia. Shihni fotot e bëra dje te Parku i Liqenit dhe do t’ju dhembë në zemër.

Mbasi shkatërruan qendrën e Tiranës, që është shndërruar në geto vrastare betoni tani nuk po lënë centimetër gjelbërim pa shkatërruar, pa kursyer as Parkun e vetëm të Liqenit Artificial të Tiranës”, shkruan Vasili në rrjete sociale.

LEXO EDHE:  “Na morët në qafë”/ Ramës i dështon propaganda, “masakrohet” nga qytetarët

LEXO EDHE:  Rama publikon videon për Rrugën e Kombit/ Qytetarët japin alarmin, akuza të forta kryeministrit

Më tej Vasili lëshon akuza ndaj Bashkisë së Tiranës, e cila sipas tij të vetmin park të qytetit po e zë me ndërtime.



“Qytetarët e Tiranës vijnë nga pjesë të ndryshme edhe të largëta të qytetit për të kaluar disa çaste në këtë të vetmin Park të Tiranës.

Po edhe këtë park, që është reduktuar, pakësuar e dëmtuar dhe që është shumë larg Parkut të Liqenit, që qytetarët mbajnë mend dikur, Bashkia me klientët e vet po e hanë përditë.

Dhe Bashkia-bandite e Tiranës flet pacipësisht e paturpësisht për “bukuritë” që po bën në Tiranë”, shkruan më tej Vasili./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE