Connect with Us

BOTËRORI 2022/ Fiton Brazili, ndalet Argjentina e Messit

Sport

BOTËRORI 2022/ Fiton Brazili, ndalet Argjentina e Messit

Publikuar

-

Kanë përfunduar pesë ndeshjet e fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022” në Amerikën e Jugut. Brazili ka fituar me përmbysje ndaj Venezuelës në transfertë me rezultatin 1-3. Ishin fillimisht vendasit që e nisën shumë shpejt në avantazh në minutën e 11′ me anë të Ramirez. Në pjesën e dytë skuadra “Seleçao” barazoi me anë të Markinjos në minutën e 71′, përmbysi me Gabigolin ose ndryshe Gabriel Barbosën nëm minutën e 85′ me penallti dhe i vuri kapakun sfidës me Entoni në minutën e 90+5′. Me këtë fitore Brazili renditet e shkëputur në krye në kuotën e 27 pikëve, ndërsa tabelën e mbyll pikërisht Venezuela duke grumbulluar 4 pikë.

Argjentina ka barazuar pa gola 0-0 ndaj Paraguajit në transfertë, në një takim ku Lionel Mesi luajti përgjatë gjithë 90 minutëshit, por pa bërë asgjë më shumë. Me këtë ndalesë skuadra “Albiceleste” renditet në vendin e 2 në kuotën e 19 pikëve. I njëjti rezultat vlen edhe për duelin Uruguaj-Kolumbi e cila u mbyll pa asnjë fitues me rezultatin e bardhë 0-0. Ekuadori mposhti në shtëpi 3-0 Bolivinë, ku të gjitha golat u realizuan në fraksionin e parë të lojës. Peruja ka marrë tre pikë me vlera ndaj Kilit, ku arriti një sukses në shtëpi me rezultatin 2-0.

SFIDAT E PËRFUNDUARA –

VENEZUELË 1-3 BRAZIL

Ramirez 11′ / Markinjos 71′, Gabigol (p) 85′, Entoni 90+5′

PARAGUAJ 0-0 ARGJENTINE

URUGUAJ 0-0 KOLUMBI

EKUADOR 3-0 BOLIVI

Estrada 14′, E. Valencia 17′, 19′

PERU 2-0 KILI

Kueva 36′, Pena 64′

RENDITJA E PLOTË

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Gatuzo mund të marrë drejtimin e kombëtares greke

Publikuar

-

Nga

Federata Greke e Futbollit po shikon mundësinë e uljes në pankinën e kombëtares helene, ish-trajnerin e Milanit dhe Napolit, Ivan Xhenaro Gatuzo.

Sipas mediave greke, tekniku italian është një ndër të parët në listën e Federatës Greke pas dorëheqjes së Xhon Van Shipit në stolin e përfaqësueses ballkanase.



Nëse 43-vjeçari do të udhëtojë drejt Greqisë, atëherë do të jetë aventura e tij e dytë në atë vend, pasi në sezonin 2014/2015 ai stërviti skuadrën e Kretës.

Përveç Milanit, Napolit dhe Kretës, Gatuzo gjithashtu ka qenë trajner i skuadrës së Pizës, Palermos dhe Sionit.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Manchester United tenton Roberto Mancinin, gjithçka varet nga “Play-Off”-i i Botërorit

Publikuar

-

Nga

E kishin provuar që pas shkarkimit të Solskjaerit sipas “Bild”, por Roberto Mançini e kishte refuzuar. Tani, sipas “Telegraph”, Mançester Junajtidi do të rikthehet sërish në verë për të bindur teknikun e kombëtares italiane për t’i ofruar stolin që do të lërë bosh Ralf Rangnik pas 6 muajsh, për të marrë rolin e një konsulenti për dy vitet e ardhshme.

Por, gjithçka do të varet nga rezultati i “play off”-it të Botërorit. Në rast se Italia nuk do të shkojë në Katar vitin e ardhshëm, atëherë tekniku mund të lërë stolin e kampionëve të Europës, pavarësisht kontratës deri në vitin 2026 që ka me federatën italiane.



Me një të shkuar në stolin e Sitit, Mançini është në listën e kandidatëve të “Djajve” bashkë me Poçetinon, Roxhersin dhe Ten Hagun.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Anglezët të dashuruar me Armando Brojën, ja reagimi i tyre kur futet në fushë shqiptari

Publikuar

-

Nga

Armando Broja është kthyer brenda pak kohësh në një prej emrave më të dashur për tifozerinë e Sauthempton dhe kjo shihet qartësisht ndeshje pas ndeshje, edhe kur sulmuesi nuk dhuron ndonjë nga shpërthimet e tij të zakonshme duke krijuar panik në mbrojtjet kundërshtare.

Dashuria e tifozëve të Sauthempton për lojtarin e huazuar nga Çelsi, u pa qartësisht në duelin e djeshem ndaj Leisterit. Broja e nisi takimin nga stoli dhe më pas u aktivizua në minutën e 65 të takimit, në atë që ishte ndeshja e tij e 50 mes profesionistëve.

Në momentin kur emri i tij u lexua nga spikeri i stadiumit, nisi një duartrokitje e gjatë. Sinjal se sa besim kanë te aftësitë e djaloshit, por edhe për trajnerin Hasenhutl, i cili vazhdon që ta shohë si zëvendësues sulmuesin shqiptar.



Kthimi ne fushe i Brojes on Vidnews.

LEXO TE PLOTE