Connect with Us

Berisha paralajmëron protesta të fuqishme/ ‘Nuk do shqitemi nga rruga!’

Politikë

Berisha paralajmëron protesta të fuqishme/ ‘Nuk do shqitemi nga rruga!’

Publikuar

-

cna lajme politike

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha ka paralajmëruar protesta të fuqishme në ditët në vijim.

Nga foltorja e Elbasanit, teksa foli për krizën e paralamëruar nga Rama, ai e paralajmëroi këtë të fundit të mos luaj  me bukën e shqiptarëve.

“Edi Rama u ra borive të fatkeqsisë, krizës dhe terroit. Si një njeri që ka një trashëgimi jashtëzakonisht problematike, ai beson se terrori ndaj qytetarëve është mënyra më e mirë për ti qeverisuar ata.

Para një jave alarmoi njerëzit me krizën që do i përpijë ata. Kjo është një krizë e bërë me dorën e tij,në mënyrë absolute.

Ne do behemi gati për protestat me të fuqishmë që ka njohur vendi.

Edi Rama duhet ta dish mire se kur të ngihemi në protestë, nga rruga nuk shqitemi pa të hedhur ty aty ku e meriton.

Mos luaj me kafshatën, se shqiptarët paguajnë kafshatën 80 herë më shtrenjtë se qytetarët e BE-së. Në do të ngrihemi në këmbë si opozitë e vërtetë, që do i tregojmë vendin siç ja treguam në ’90. 

Ftoj demokratët të përgatitemi për një betejë gjer në fitoren tonë të plotë, të merituar” tha Berisha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Do rrëzojmë çdo mur”/ Mesazhi i fortë i Metës: Të triumfojë demokracia

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot përvjetorin e shembjes së Murit të Berlinit.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se çdo mur që na ndan sot nga Europa e Bashkuar, është i destinuar të shembet.

Çdo mur, që na ndan sot nga Europa e Bashkuar, është i destinuar të shembet!



Liria, të drejtat dhe dinjiteti njerëzor, demokracia dhe shteti i së drejtës do të triumfojnë padiskutim!

Të bashkuar rreth këtyre vlerave do të afrohemi më shpejt drejt Europës!

Gëzuar përvjetorin e Shembjes së Murit të Berlinit!”-shkruan Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Në Shqipëri mungon sundimi i ligjit”/ Përfaqësuesit e PD ankohen tek eurodeputetja

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Në takimin me raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabelle Santos, përfaqësuesit e Partisë Demokratike shprehën shqetësimin për mungesën e sundimit të ligjit të Shqipëri dhe aktet autoritariste të qeverisë.

Sipas PD, një nga treguesit është shpërfillja e rekomandimit të institucioneve të BE për ligjin antidemokratik të mediave online, të cilin qeveria vazhdon ta risjellë në Kuvend.

Nënkryetarët e PD, Alfred Rushaj dhe Jorida Tabaku njohën raporteren për Shqipërinë në PE me nismat reformuese të ndërmarra nga PD, duke nisur me vetingun e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, reformën zgjedhore dhe reformën administrative territoriale. “Të treja nismat janë në shërbim të qytetarëve për të arritur standardet europiane të zgjedhjeve të qeverisjes dhe të shërbimit ndaj qytetarëve”- u shprehën përfaqësuesit e PD.



Gjatë diskutimit, ata argumentuan se vetingu përbën një akt jetik për pastrimin e politikës nga pjesa e korruptuar dhe e lidhur me krimin e organizuar. Nënkryetarët Rushaj dhe Tabaku siguruan përfaqësuesen e Parlamenit Europian se procesi është parashikuar të kryhet sipas propozimeve të Komisionit të Venecias.

Raporterja per Shqipërinë, Isabelle Santos u shpreh se procesi i integrimit për Ballkanin Perëndimor është në fokusin e Parlamentit Europian dhe se hapat e ndjekura nga vendet kandidate do të ndiqen me imtësi. Ajo shprehu kënaqësinë për këtë takim me opozitën dhe përgëzoi PD për nismat parlamentare të ndërmarra.

LEXO TE PLOTE

Politikë

 “Do hapim akademi barinjsh”/ Ministrja tenton të justifikohet: S’e shpikëm, e kemi parë në Zvicër

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka reaguar për herë të parë pas deklaratës së bujshme, ku tha se do të hapet një akademi barinjsh.

Gjatë fjalës së saj sot në Komisionin e Ekonomisë, ministrja Krifca tentoi të justifikohet, duke thënë se deklarata e saj është keqkuptuar.

Më tej, ajo shtoi se kjo është një eksperiencë që “e kemi parë  në disa vende, Zvicra, Anglia Spanja e kanë  një qasje drejt zgjidhjes së problemit të migrimit të njerëzve nga profesioni i bujkut të cilët po përpiqen ti adresojnë duke dhënë mbështejte në formimin e tyre”.

Mund të bëj një sqarim në keqkuptimin e ndodhur në mbledhjen e kaluar. Një keqkuptim i ndodhur dhe me artikulimin e fjalës akademi, në vijim të komisionit i kam kërkuar ndjekësë koleges time për mënyrën si u shpreha.



Në lidhje me fjalën akademi kjo është një eksperiencë që nuk e kemi shpikur, por e kemi parë në disa vende. Zvicra, Anglia, Spanja e kanë një qasje drejt zgjidhjes së problemit të migrimit të njerëzve nga profesioni i bujkut të cilët po përpiqen ti adresojnë duke dhënë mbështejte në formimin e tyre për ti angazhuar në këtë profesion.

E kemi konsultuar dhe me donatorët, që si drejtoreshë e AZHBR  jam konsultuar dhe me Universitetin Bujqësor, që në 2018 kemi filluar të mbështesim stanet.

Është një program që do të vazhdojmë ta përforcojmë dhe ta ndihmojmë për të ruajtur traditën në fusha të tilla. Kjo jo e shprehur vetëm në blegtori dhe zanatin e barinjve por dhe në zanatin e fermerëve të rinj që i bashkohen trupës së bujqësisë.

Ky ishte sqarimi që doja të bëja.”-tha ministrja./CNA.al

LEXO TE PLOTE