Connect with Us

Berisha mesazh Bashës/ “Të tërheqë deklaratat e tij se s’ka Kuvend Kombëtar”

Politikë

Berisha mesazh Bashës/ “Të tërheqë deklaratat e tij se s’ka Kuvend Kombëtar”

Publikuar

-

/
cna lajme politike

Ish kryeministri Sali Berisha nga “Foltorja” e Elbasanit i ka përcejllë mesazh kryetarit Lulzim Basha.

Berisha i kërkon Bashës të mendohet thellë dhe të reflektojë  duke tërhequr deklaratat kur shprehet se nuk do të lejojë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD.

Ai  (Basha) duhet të largohet. Ai të reflektojë thellë, të mendojë thellë për deklaratat e tij se nuk ka Kuvend, nuk lejoj Kuvendin, nuk lejoj referendumin. Këto duhet t’i mendojë dhe t’i tërheqë menjëherë. Pastaj ai bën zgjedhjen e vet. Unë vërtetë i kam thënë ktheu andej nga erdhe, por ai mund të rrijë...”, u shpreh Berisha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

52 milionë euro për luks qeveritar/ Basha akuza “oligarkëve”

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kreu i PD, Lulzim Basha ka akuzuar ashpër dhe me shifra konkrete kryeministrin Rama.

Ai thekson se në 52 milionë eurot që shpenzohen për luksin qeveritar, bëjnë pjesë edhe milionat që Rama shpërdoron për fluturimet e tij me avionin privat, me flatrat korruptive të një kompanie ajrore të ekspozuar edhe nga Transparency International.

“Në 52 milionë eurot që shpenzohen për luksin qeveritar, bëjnë pjesë edhe milionat që Rama shpërdoron për fluturimet e tij me avionin privat, me flatrat korruptive të një kompanie ajrore të ekspozuar edhe nga Transparency International.



LEXO EDHE:  Meta provokon sërish debat/ Në 26 vjet vetëm retorikë e egër politike

LEXO EDHE:  Video-Opinion/ Baton Haxhiu: Ja si do i bashkohet LSI, PD-së

Ky shpërdorim i taksave të qytetarëve më të varfër të Europës, tregon pse vettingu në politikë është i domosdoshëm për të pasur politikanë që punojnë për familjet shqiptare, jo për veten, krimin e organizuar dhe oligarkët”, shkruan Basha në rrjetin social twitter./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-11 Dhjetori/ Berisha thirrje demokratëve: Të bashkohemi në Ditëlindjen e PD-së!

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-kryeministri dhe lideri historik i demokratëve, Sali Berisha i ka shprehur sot falenderimin e tij, ndaj delegatëve demokratë të qarkut të Fierit që kanë mbrojtur procesin e mbledhjes së firmave për Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha i ka bërë thirrje të gjithë delegatëve të bashkohen në këtë Kuvend Kombëtar, që e cilëson si “ditëlindja e PD-së”.

“Falenderoj nga zemra delegatët firmëtarë të degëve Fier, Patos, Mallakastër dhe Roskovec, – shkroi Berisha në Fb, –  për guximin dhe dinjitetin në administrimin dhe mbrojtjen e procesit të mbledhjes së firmave për Kuvendin e datës 11 Dhjetor, sikundër u bëj thirrje të gjithë delegatëve të bashkohen me ne në Ditëlindjen e Partisë Demokratike! Të bashkuar drejt Fitores!”-shkruan Berisha./CNA.al



LEXO EDHE:  Video-Opinion/ Baton Haxhiu: Ja si do i bashkohet LSI, PD-së

LEXO EDHE:  Partia Demokratike nuk është Lega Nord/ Basha po e kthen në parti orientale dhe ylberiste

Zbulohet “hileja” e Gazment Bardhit/ Si po tenton të manipulojë numrin e delegatëve

LEXO TE PLOTE

Politikë

Skandali-Basha shkel statutin/ Shndërron në “nul” degët e Partisë Demokratike

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha ka reaguar në lidhje me zëvëndësimin e kryetarëve të disa degëve të PD.

Në një postim në rrjetet sociale, Lisandër Hoxha akuzon Bashën se po shkel statutin e PD duke bërë që çdo akt i këtyre degëve dhe veprimtaria e tyre të bëhen nul.

Sipas tij, zëvëndësimi i kryetarëve të degëve pa zhvilluar mbledhje të Kryesisë, është shkelje e Statutit të PD dhe për pasojë, të gjithë janë të paautorizuar nga PD për të zëvëndësuar ata që janë dorëhequr.

Miq, në Partinë Demokratike vazhdon shkelja e statutit çdo ditë.

Zëvëndësimi i kryetarëve të degëve teë PD, pa zhvilluar mbledhje të Kryesisë, është shkelje e Statutit të PD dhe për pasojë, të gjithë janë të paautorizuar nga PD për të zëvëndësuar ata që janë dorëhequr.

Kjo shkelje bën nul të gjithë veprimtarinë e tyre dhe aktet e nxjerra nga ata.



LEXO EDHE:  Berisha të rinjve: Nuk u kursyet, u përballët me narkoshtetin

LEXO EDHE:  Meta provokon sërish debat/ Në 26 vjet vetëm retorikë e egër politike

Modeli autokratik i Lulzim Bashës është zhvlerësim për demokratët dhe sakrificat e panumërta të tyre për PD.

Hallet e tua, Luli, për karrigen e Kryetarit nuk i zgjidh duke vazhduar të tallesh me Kushtetutën e demokratëve“.-shkruan Lisandër Hoxha.

Më poshtë keni Nenin 42 të Statutit, i cili tregon rrugën e ligjshme të zevendesimit të tyre.

Neni 42

E drejta e ndërhyrjes

1. Në rast se Kryetari dhe/ose Kryesia e Degës thyejnë rëndë ose në mënyrë të përsëritur Statutin, dhe aktet e tjera të nxjerra nga organet qendrore në zbatim të tij, ose kur paralizohet veprimtaria normale e Degës, Kryesia e PDSH-së me propozim të Kryetarit të PDSH-së, ka të drejtën e ndërhyrjes dhe, në raste të veçanta, të shkarkimit, pezullimit të tyre, apo të komandimit të organeve drejtuese vendore respektive deri në mbledhjen e Kuvendit të Degës.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE