Connect with Us

Arben Malaj: Justifikim se kriza energjetike vjen nga jashtë, Rama krijoi panik

Aktualitet

Arben Malaj: Justifikim se kriza energjetike vjen nga jashtë, Rama krijoi panik

Publikuar

-

Arben Malaj, president i Institutit për Politika Publike dhe Mirëqeverisje, thotë se në botë ka aktualisht krize energjetike, mirëpo tregu shqiptar nuk preket drejtpërdrejt nga kjo, por është në krizë për arsye të menaxhimit të brendshëm.

“Justifikimi se çdo gjë vjen nga jashtë, është i pabazuar. Në rastin e gazit nuk varemi, në rastin e ushqimit, për shkak të deficitit tregtar që ne kemi, ndikimi është i drejtpërdrejtë”, u shpreh Arben Malaj.

Këtë deklaratë Arben Malaj e bëri në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania, teksa theksoi se kur në botë ndodh një krizë ekonomike, detyra e çdo qeverie dhe politikë-bërësi është të reduktojë panikun. Ndërsa Edi Rama, sipas z, Malaj, kur deklaroi se ndodhemi në krizë energjitike ngjalli panik te populli.

LEXO EDHE:  “Tani ka ardhur momenti”/ Basha sqaron zërat për një marrëveshje PD-PS

“Qeveria e paraqet situatën sikur kriza po vjen vetëm nga tregjet ndërkombëtare. Plani për menaxhim duhet të ishte shpallur që ditën që në vend të kësaj, krijoi panik. Ndjellja e panikut është keqdashëse. ”, tha z. Malaj./Euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Foto-Nis puna për tunelin e Llogarasë/ Rama: Do sjellin turistë elitarë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ditën e sotme ka nisur puna për ndertimin e tunelit te Llogarasë.

Nga 55 minuta që bëhet aktualisht Qafa e Llogarasë, përmes ndërtimit të tunelit të Llogarasë do të bëhet vetëm për 7-10 minuta.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama tha se jetësimi i projektit të tunelit të Llogarasë bëhet pas 3 dekadash në sirtarë dhe do të plotësojë të gjithë gjerdanin e infrastrukturës në zonë  e Labërisë duke shkurtuar  ndjeshëm kohën që do të përshkruhet e gjithë pellgu i jugut.

Po ashtu, Rama tha se këto investime do të sjellin turistë të nivelit “A”, që do të thotë më shumë para për banorët, duke shtuar se kjo forcon ekonominë e vendit tonë.

Rama theksoi se këto investime po rrisin vlerën e tokave dhe provane, duke u bërë për banorët e zonës një rrugë e re zhvillimi të bujqësisë dhe blegtorisë.

“Duke mos lënë mënjanë pjesën tjetër e cila lidh Milicën poshtë me Tepelenën, pastaj drejt Përmetit, që ndërkohë po lidhet përmes një rruge të re me Leskovikut, për të kaluar në Kolonjë, që po punohet për lidhjen e shumëpritur me Korçën. Kjo do t’i japi mundësi turistëve dhe udhëtarëve, që në një kohë shumë të shkurtër të qarkullojnë në të gjithë këto territore që më parë ishte e pamundur, pasi duheshin shume ditë për t’u kaluar.



Sot flet vete, rritja e menjëhershme e vlerës së pronës dhe tokës në të gjithë pjesën e brendshme, jo vetëm në bregdet. Flet vete për faktin se tani i gjithë ky zhvillim i ka hapur rrugën, një realiteti të ri për prodhimin bujqësor dhe blegtoral të zonës, që nuk do të jetë më një prodhim mbijetese. Ky realitet i ri është pak vite përpara nesh, për të parë një rritje të natyrshme të prodhimit, në bregdet dhe me thellë.

Aktualisht është gati një investim fantastik në maje të Nigicës, diçka e paimagjinuesme pak vite më parë, që ka pasur vetëm rrënoja. Sot kemi investim që është vetëm një dallëndyshe e parë i një zinxhiri qe sjell një investim të shtuar.

Këto investime që do të sjellë turistë të nivelit A, turizëm elitar, me shumë para për banorët. Shpesh dëgjomë ata që ankohen se Shqipëria nuk ka nevojë për investime të tilla, nuk ka nevojë për porte dhe aeroport, dhe më pas vjen ajo fjalia “populli po vuan për bukë”. Në fakt, pikërisht të gjitha këto rezultojnë në një ekonomi më të fortë, në të ardhura shumë më të larta, që do të thotë shumë më tepër për njerëzit, që do të thotë paga më të larta.”-u shpreh Rama.

LEXO EDHE:  Meta reagon për krizën politike/ Pasoja të rënda në ekonomi, të reflektohet urgjentisht

LEXO EDHE:  Video-“E ka zotin në What’s up”/ Rama tallet me Nora Malajn

Në mbyllje të fjalës, lidhur me inaugurimin e nisjes së punimeve, Rama tha se nuk pret shirita pasi është i fokusuar tek fundi, por ia ka lënë nderin një vajzë, që siç tha ai u bë ikonë e këtij ndërtimi të shtypte butonin.

“Unë nuk pres shirita, nuk besoj tek gërshërët sepse jam shumë i fokusuar tek fundi, jo tek fillimi i punëve, por meqë këtë rast nuk është shirit, por buton dhe dikush duhet ta shtypë këtë buton, kërkova që ajo vajza që u bë ikonë e këtij ndërtimi ta shtypë butonin”, tha Rama.

Kujtojme ketu se për ndërtimin e tunelit të Llogarasë ka fituar Konsorciumi turk, (bashkimi i kompanive Kompanitë turke Intekar Yapi Turizm Elektrik Insaat Sanayi Ticaret Limited Sirketi dhe Asl Insaat Taahhut Ve Sanayi Ticaret Limited Sirketi, ndërsa do të kushtojë 140 mln €!/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kryeshkencëtari shqiptar”/ Eksperti i shëndetit publik “masakron” Ramën   

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Eksperti i shëndetit piublik, Erion Dasho ndërsa komenton një deklaratë, ku thuhet se “nxitja për të bërë teste është e lidhur me interesa financiare të lobeve të industrisë farmaceutike”, ka hedhur kritika të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Dasho shkruan se pikërisht këto deklaronte edhe Rama, në kulmin e pandemisë.

Sipas tij, nuk është çudi që besimi tek institucionet sot është zero dhe është vetë Rama që I bëri jehonë të njëjtave teori konspirative që sot i promovojnë Çakot me shokë.



As më shumë, as më pak, por këto ynere deklaronte vjet në kulmin e pandemisë, kryeministri ynë. Ndërkohë që gjithë bota aplikonte përafrimin Testim, Gjurmim, Trajtim, “kryeshkencëtari” shqiptar i bënte jetonë të njëjtave teori konspirative që sot i promovojnë Çakot me shokë!

Nuk është çudi që besimi tek institucionet sot është zero! Nuk është çudi që në nëntor 2020 nisi një katastrofë me shëndetin dhe jetën e shqiptarëve që rezultoi në 16 mijë të vdekur!

Fatkeqësisht, ende shohim politikanë që bëjnë protagonistin, në vend që të kërkojnë falje dhe të shkojnë para drejtësisë për dëmet e pallogaritshme që shkaktuan gjatë pandemisë me paditurinë dhe, shpesh, me makutërinë e tyre…”-shkruan Erion Dasho.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Conte zgjedh sulmuesin, nis “lufta” mes Tottenham dhe Juventusit

Publikuar

-

Nga

Antonio Conte ka zgjedhur Dusan Vlahovic për sulmin. Tekniku italian i cili pak ditë më parë mori drejtimin e Tottenham, u ka bërë të ditur drejtuesve se dëshiron me çdo kusht sulmuesin serb të Fiorentinës, për ta vendosur në qendër të projektit.

Vlahovic ka vetëm 22 vite mbi supe dhe po bën mjaft mirë në Serinë A, ndërsa transferimi i tij është i lehtë për faktin se ka refuzuar rinovimin me Fiorentinën dhe klubi vjollcë është gati ta shesë, për të mos rrezikuar ta humbë me parametra zero.

Për Vlahovic kanë shfaqur interes edhe skuadra të tjera, me Juventusin në krye, megjithatë Tottenham është e vetmja që mund t’i lejojë vetes një ofertë prej 60-70 milionë eurosh për kartonin e serbit, shifër kjo që bardhezinjtë nuk mund ta arrijnë.

LEXO EDHE:  Tërmeti dhe politika/ Tre arsye pse Basha nuk do takojë Ramën

LEXO EDHE:  Çfarë turpi/ Rilindasi Edi Rama kundër socialistit Arben Malaj!?



Nga ana tjetër, edhe vetë Conte është vënë në lëvizje për të kontaktuar personalisht Vlahovic dhe për ta bindur të transferohet në Londër, aty ku e pret një fanellë titullari dhe sigurisht një rol mjaft i rëndësishëm në projektin e klubit.

Synimi i Tottenham është që ta marrë Vlahovic që në muajin janar, ndërsa Fiorentina është gati t’i japë duart dhe po kërkon për alternativa, teksa ka çuar përpara negociatat me spanjollin Borja Mayoral, i cili nuk po gjen hapësira te Roma.

LEXO TE PLOTE