Connect with Us

Vrasje, trafik ndërkombëtar droge, e krijim grupi kriminal/ Gjykata jep vendimin për Domart Konjarin

Kronika

Vrasje, trafik ndërkombëtar droge, e krijim grupi kriminal/ Gjykata jep vendimin për Domart Konjarin

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Gjykata e Posaçme e Apelit ka dënuar me 15 vite burg ne mungese Domart Konjarin.

Konjari akuzohet për një sërë veprash penale në Francë si, “trafik ndërkombëtar droge” “krijimi i organizatave kriminale” por edhe një seri vrasjesh.

Emri i Konjarit përmendet si i përfshirë direkt ose indirekt në disa vrasje për trafikun e drogës. Në dosjen e tij përmendet vrasja e 29 gushtit të vitit 1998, kur është ekzekutuar Gentian Dervishi, i njohur ndryshe me nofkën “Gent Kadaifi”.

LEXO EDHE:  1 milion dollarë fajde/Rrezikon 15 vite burg

Vrasja ndodhi pranë “Shkollës së Kuqe”, në Tiranë. Më pas, emri i Konjarit del në vrasjen e ndodhur në vitin 2003, në qytetin Rene të Francës, ku u vra Erion Murati për një mosmarrëveshje për trafikun e drogës. Lista e atentateve ku dyshohet se ishte përfshirë Konjari, vijon me ngjarjen e 3 gushtit të vitit 2005 në Tiranë, ku u ekzekutua Fatjon Naxhaku./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

E rëndë në Durrës/ I riu var veten në banesë, gjendet i pajetë nga babai

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një 24 vjeçar është gjendur i pajetë në banesë nga babai i tij.

24 vjeçari dyshohet se ka varur veten, pasi vuante nga depresioni.



Me datë 17.11.2021, rreth orës 16:40, në banesën e tij dyshohet se ka varur veten shtetasi F. K., 24 vjeç, banues në lagjen Nr.13, Durrës, të cilin e ka gjetur  pa shenja jete babai i tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, paraprakisht dyshohet se vuante nga depresioni”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Apartamenti në zonën e “Thesarit” përfshihet nga flakët/ Zjarrëfikëset në vendngjarje

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një apartament në zonën e “Thesarit” në Tiranë është përfshirë nga flakët.

Mësohet se zjarrëfikëset ndodhen në vendngjarje. Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e zjarrit.

Me datë 17.11.2021, rreth orës 18:20 në rrugën “Fadil Deliu”, ka rënë zjarr në katin e dytë të një pallati, ku ka vetëm dëme materiale.Sherbimet e Policisë bënë evakumin e menjehershëm të banorëve të pallatit.



LEXO EDHE:  U dënua për shpifje/ Përgjigjet “dhëmb për dhëmb” Berisha

LEXO EDHE:  Imoraliteti publik dhe abuzimi mediatik i Henri Çilit

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit“, njofton policia. / CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Mbante thikë në dorë, kërcënonte gratë”/ Flet psikologu: Mund të jetë pedofil

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Psikologu Edmond Dragoti, ka folur rreth ngjarjes së rëndë në Fier, ku një 8 vjeçar u vra në mënyrë makabre. I ftuar në studion e News 24 , psikologu theksoi se njerëzit me çrregullime mendore sillen në mënyrë bipolare. Dragoti shtoi se autori mund të jetë një pedofil i mundshëm.

Për mua është një abuzues, mendoj se mund të jetë edhe një pedofil i mundshëm. Krimi i tij është i një niveli të lartë. Ai është edhe një person i rrezikshëm edhe në nivelin e edukimit. Jeton i vetëm, i braktisur nga familja nga të gjithë këta persona që mund të ishin përgjegjës për të. Ai është një potencial rreziku në çdo kohë edhe në periudha të qeta edhe në periudha krize. Ai duhet të ishte monitoruar , duhej vëzhguar sepse vazhdimisht ka mbajtur në terror fshatin. Mbante thikë në dorë, kërcënonte gratë, pra ka qenë i rrezikshëm në çdo kohë. Ndaj strukturat përgjegjëse duke filluar nga ato vendore, duhet të bashkëpunonin , strukturat policore duhet të ishin më të ndjeshme. Strukturat e mbrojtjes sociale po ashtu duhet të jenë bashkëpunuese me komunitetin. Duhet të jesh i aftë të përballosh dhe të parandalosh situatat”, ka thënë psikologu Edmond Dragoti.

LEXO EDHE:  Pse na duhet ky intelektual?/ Të gjitha rastësitë e drogës i ndodhin Ylli Ndroqit

LEXO EDHE:  Imoraliteti publik dhe abuzimi mediatik i Henri Çilit



Gjithashtu ai shprehets e spitalet psikiatrike ligjore janë të domosdoshme për të mos pasur më raste të tilla të rënda në vend.

Unë shpresoj që fshatrat e qyteteve tona të mos kenë më raste të tilla. Edhe shoqëria, strukturat e tjera, mbrojtja sociale, pushteti vendor, policia nuk duhet ta neglizhojnë një sjellje problemore mendore të një individi. Por theksoj që trajnimet janë të domosdoshme. Janë të domosdoshme spitalet psikiatri ligjore. sepse i izolon personat me precedent penal dhe problem të shëndetit mendor dhe nuk i jep mundësinë për të kryer krime, nuk e çon atë në komunitet. Shpesh edhe fshati vetë, apo lagja i njehe persona të tillë , por ngaqë jeton çdo ditë me ta familjarizohet, por këto raste duhet të referohen”, tha ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE