Connect with Us

Vërshëllima dhe ofendime pa fund, Donarumën e bënë tabelë qitjeje ndaj Spanjës

Seria A

Vërshëllima dhe ofendime pa fund, Donarumën e bënë tabelë qitjeje ndaj Spanjës

Publikuar

-

Nuk ka paqe mes Xhanluixhi Donarumës dhe tifozëve të Milanit. Kuqezinjtë nuk ia kanë falur transferimin në Paris në merkaton e verës numrit 21 të portës së Italisë dhe kanë shfrytëzuar rikthimin e tij në Milano, me fanellën “Axurre”, për të shfryrë ndaj tij. As lutjet e vetë portierit dy ditë përpara sfidës nuk kanë pasur efekt. Banderola ofenduese, pankarta kundër tij dhe simfoni vërshëllimash janë adresuar pa limite ndaj Xhixhos.

Sinjalet ishin dhënë që në vigjilje të ndeshjes, kur tifozët e Milanit patën vendosur një banderolë gjigande përpara hotelit ku qëndronte kombëtarja italiane me mbishkrimin: “Nuk do të jesh kurrë i mirëpritur në Milano. Donaruma, burrë m..”. Xhixho në fakt ishte munduar të qetësonte situatën, teksa në një intervistë para ndeshjes nënvizonte se do të ndihej i zhgënjyer nëse do ta ofendonin në Milano. Apeli i tij nuk ia ka vlejtur aspak, pasi kontestimet ndaj tij janë transferuar në “San Siro”. Në një nga hyrjet e stadiumit të Milanos, mediat kanë fokusuar një tjetër pankartë kundër Xhixhos.

“Mysafir i padëshiruar”. Por çfarë është më e keqja, figura e tij u poshtërua jo vetëm gjatë 90 minutave, në çdo moment që ai prekte topin, por vërshëllimat dhe ofendimet nisën që në momentin që tabela elektronike nxori pamjen e tij, por edhe gjatë nxehmjes koret ishin të pafundme. E gjithë kjo ndikoi psikolgjikisht edhe gjatë lojës, ku në një moment ai pa një top të lehtë t’i rrëshqiste nga duart, teksa shtylla dhe më pas spastrimi i Bonuçit e shpëtuan nga një gol flagrant.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

Mesias: Mos flisni më për përralla, jam te Milani se e meritoj

Publikuar

-

Nga

Zhunior Mesias ka qenë padyshim protagonisti i javës së fundit te Milani. Sulmuesi brazilian shënoi në suksesin e jashtëzakonshëm ndaj Atletiko Madrid që mbajti në garë kuqezinjtë në Ligën e Kampioneve e këtë mesjavë shënoi edhe në kampionat dy herë, për t’u siguruar që të shkurtohej diferenca me Napolin kryesues.

Historia e tij e veçantë ka bërë mjaft bujë, pasi ai kishte punuar murator e punëtor ngarkim-shkarkimi, e tashmë shënonte në Ligën e Kampioneve. Por vetë braziliani ka bërë të qartë se nuk dëshiron më që të flitet për përrallë që bëhet realitet, por për një lojtar si të gjithë të tjerët, edhe pse në fakt ndaj Xhenoas shënoi dy gola. Ndonëse te Milani kanë kaluar shumë brazilianë në këto vite, askush nuk kishte mundur të shënonte dy gola në një ndeshje që kur Ronaldinjo e bënte një gjë të tillë në maj 2010.



“Jam te Milani pasi e kam merituar, ka kaluar koha që të flitet për përralla, tani duhet të mendoj për të tashmen dhe për atë që duhet të bëj në fushën e lojës. Unë mundohem gjithmonë që të jap më të mirën në fushë, për të punuar sa më mirë për skuadrën, por pastaj është trajneri ai që vendos në fund ku do të luaj.

Kur arrin në këto nivele duhet të mësohesh që të jesh i rrethuar nga njerëz që kanë shkruar historinë e futbollit, Sigurisht në një klub të madh është ndryshe kur shkon në fushë pasi ndoshta prek më pak topin meqë ka më shumë lojtarë të fortë. Unë në kombëtare? Jo, nuk mund të luaj pasi nuk kam pasaportë”, tha Mesias, i pyetur në fund nëse mund të ndihmonte Italinë që të kualifikohej në Botëror.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Milani rikthehet te fitorja në Serinë A, ndalet Napoli

Publikuar

-

Nga

Milani ka arritur të marrë një fitore të lehtë kundër Genoas 0-3, në transfertë duke u kthyer kështu te fitorja pas 2 humbjeve rradhazi.

Serinë e golave e hapi Zlatan Ibrahimovic që shënoi një eurogol nga goditja e dënimit në min e 10′,  Junior Messias realizoi në min 45+2′ për rezultatin e pjesës së parë 0-2.

Edhe pjesa e dytë ishte pothuajse e njëjtë me kuqezinte që dominuan në tërësi. Messias shënoi golin e dytë personal në min 61′ për të trefishuar rezultatin në 0-3, që ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi.

Milani tani rikthehet në vendin e dytë me 35 pikë, ndërsa Genoa mbetet me 10 pikë në pozitën e 18-të.



Në ndeshjen tjetër, Napoli është ndalur në barazim 2-2 nga Sassuolo.

Golat për ‘Napolitanët’ i shënuan Fabian Ruiz dhe Dries Mertens, kurse për vendasit realizun Gianluca Scamacca dhe Gian Marco Ferrari.

Napoli tani ka 36 pikë në vendin e parë, ndërsa Sassuolo ka 19 dhe mban vendin e 12-të./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Seria A

Luajti ndaj Interit, ja si u vlerësua Rey Manaj pas ndeshjes

Publikuar

-

Nga

Rei Manaj sot ka luajtur një ndeshje shumë speciale, pasi është vënë përballë skuadrës së Interit, ku u rrit si futbollist e bëri debutimin në Serinë A. Një tifoz i deklaruar i zikaltërve, sulmuesi i përfaqësueses shqiptare sot u mundua që të ndalte kampionët në fuqi të Italisë, por pa arritur të bënte shumë gjëra ndaj një ekipi që është pretendent për titull, teksa luan me Specian e cila në këtë sezon duket në vështirësi të mëdha.

Dy ishin momentet ku ai ra në sy, për një karton të verdhë në pjesën e parë dhe për një gjuajtje të bukur nga jashtë zonës në pjesën e dytë të duelit. Kjo bëri që për të pas ndeshjes të kishte njëlloj kritika dhe vlerësime.



Portali i “Eurosport” ka vendosur notën 5 për sulmuesin shqiptar. “Bën shumë faulle, është me vonesë, gjithmonë i paraprijnë. Nuk jemi aty ku duhet. Vetëm një gjuajtje e pritur mirë nga Handanoviç”, shkruhet në këtë portal në notat pas ndeshjes.

Ndërkohë, “Tuttomercatoweb” vë theksin te përkushtimi i lojtarit, ndaj i ka vënë notën 6. “Një ndeshje speciale për shqiptarin, luan kundër skuadrës që e bëri të debutonte dhe përplaset gjatë të gjithë ndeshjes. Tregon shumë dëshirë, vë në provë edhe Handanoviç në fund të ndeshjes”, shkruan “TMW” për sulmuesin kuqezi.

LEXO TE PLOTE