Connect with Us

Tritan Shehu ashpërson tonet/ “Ju akuzoj të gjithëve..”

Politikë

Tritan Shehu ashpërson tonet/ “Ju akuzoj të gjithëve..”

Publikuar

-

cna lajme politike

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka ashpërsuar tonet gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend.

Shehu ka lëshuar akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës se është përgjegjëse për 16 mijë jetë të humbura.

Kryeministri nuk është këtu sot. Dhe unë do të them se e akuzoj sot atë. Ju akuzoj ju të gjithëve për faktin se mbi subkoshiencën tuaj rëndojnë mbi 16 mijë të vdekur.

Mbi 16 mijë shpirtra, mbi 16 mij njerëz që kanë humbur jetën, nga kjo epidemi në Shqipëri, shumë larg standarteve botërore, duke na renditur ndër vendet e para në botë për humbjen e jetës së njerëzve. Për 50 mjekë që humbën jetën duke qenë vendi i tretë në botë për humbjen e jetës së mjekëve.

Për varfërimin e popullsisë me 150 milion euro nga pagesat nga xhepi kurrë të rimbursuara”, ka thënë Shehu.

LEXO EDHE:  Kush është deputeti që Prokuroria pritet të kërkojë arrestimin

Shehu u shpreh se askush nuk është kujtuar të hetojë nga strukturat përkatëse ashtu siç ndodhi në Itali në muajt e pare kur filloi të përhapej virusi.

Sipas të njëjtit Qeveria nuk ka asnjë strategji vaksinimi, asnjë kalendar vaksinimi dhe se po sillen në Shqipëri vaksina dhe medikamente të paçertifikuara.

Kjo që të mos rimbursohen nga shteti.Një pacient shqiptar u trajtua ambulatorisht 1000 euro juve nuk i keni rimbursuar as 40 euro.

Keni nxitur tregun e zi.Keni bërë që dhe tamponet të mos kryhen nëpër farmaci por në laboratoret private prandaj një tampon kushton 80 euro, ndërsa në Itali dhe Gjermani kushton 2,5 euro”, ka thënë ndër të tjera Shehu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Nga Shqipëria për në Korenë e Jugut/ Audimet për largimin e Yuri Kim

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Mediat e huaja kanë përmendur sërish emrin e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, si një kandidatet potenciale për ambasadore në Korenë e jugut, duke e lidhur këtë aludim edhe me origjinën e saj.

Nga ana tjetër, Seuli zyrtar ende nuk ka një të diplomat amerikan, që nga dorëheqja e Harry Harris.

“Rreth nëntë muaj në presidencën e tij, Presidenti i SHBA Joe Biden nuk ka emëruar ende një ambasador të ri në Korenë e Jugut, pavarësisht nga rëndësia e postit në marrëdhëniet dypalëshe, si dhe rëndësia e Seulit si një aleat i rëndësishëm në gjeopolitikën e Azisë Lindore”, shkruan The Korea Times.

“Amerika është kthyer, diplomacia është kthyer,” tha Biden në shkurt, duke u distancuar nga paraardhësi i tij Donald Trump, i cili e bëri “Amerika e para” politikën e tij kryesore. Megjithatë mesazhi nuk është zhytur ende pasi rreth gjysma e posteve të ambasadorëve të SHBA-së mbeten ende vakante – me Korenë e Jugut që është një prej tyre.

LEXO EDHE:  Këlliçi nxjerr dokumentin/ Si anëtarët e DSIK po rekrutohen në PS në kundërshtim me ligjin

LEXO EDHE:  Përzgjedhja e kandidatëve në PD/ Topalli: U votua për inat më i keqi

Sipas Shoqatës Amerikane të Shërbimit të Jashtëm, 95 nga 189 pozita ishin vakante që nga 4 nëntori.



Vetëm shtatë nga të emëruarit për ambasadorë të presidentit Biden janë konfirmuar, që nga koha kur ai mori detyrën.

Ish-ambasadori në Seul, Harry Harris, i cili u emërua nga Trump, dha dorëheqjen më 20 janar pasi Biden mori detyrën.

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, gruaja e parë koreano-amerikane që u bë ambasadore e SHBA-së, është përmendur për këtë post./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bashën e braktis një tjetër sekretar

Publikuar

-

Nga

Arben Kashahu ka dhënë dorëheqjen nga posti i Sekretarit për Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Demokratike.

Sipas burimeve të CNA.al, Kashahu ka dhënë dorëheqjen e parevokushme. Ai ka njoftuar Bashën dy javë më parë, duke theksuar se nuk mund të bashkëpunonte më me të.



Kashahu e ka mbajtu për 4 vite postin e Sekretarit për Marrëdhëniet me Jashtë, ndërsa tashmë është larguar përfundimisht duke braktisur Lulzim Bashën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Për të qeshur e për të qarë”/ Spaho-Bashës: Ia kalon edhe ‘Ali Komikut’

Publikuar

-

Nga

Deputeti i PD, Edmond Spaho ka sulmuar ashpër kreun e PD, Lulzim Basha, pas deklaratës së këtij të fundit kundrejt ish-kryeministrit Berisha.

Ai ka theksuar se PD-ja e Lulit, nëse ka një të tillë, është bërë për të qeshur e për të qarë dhe e ka cilësuar ate me nofkën “Ali Komiku.

“Hajde mos u gajas!!!

Ne kohen e luftes se dyte te Gjirit, ne Bagdad ishin dy Ali.



I pari ishte Ali Kimiku, emrin e kishte marre nga programi i armeve kimike qe drejtonte.

I dyti ishte Ali Komiku. Ai ishte zedhenesi i rregjimit te Sadamit. Emrin ja vune gazetaret nderkombetare sepse sa me shume avanconin trupat e koalicionit drejt Bagdadit, aq me shume dilte Aliu i propogandes dhe njoftonte “fitoret” e trupave te Sadamit.

PD e Lulit, ne se ka nje te tille, eshte bere per te qeshur e per te qare. Le kur thote qe koha e Berishes ka mbaruar dhe do prese tubin e oksigjenit qe Berisha i jep Rames!!! Ja kalon edhe Ali Komikut”, shkruan Spaho në një status në facebook./CNA.al

LEXO TE PLOTE