Connect with Us

Si po kërkon Kraja i SPAK të fshihet pas gazetarëve

Aktualitet

Si po kërkon Kraja i SPAK të fshihet pas gazetarëve

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Pas publikimit të të dhënave për pronësitë e kompanive off-shore, të gjithë mund të prisnin një deklaratë publikë nga SPAK për nisjen e hetimeve mbi të dhënat e publikuara.

Kjo gjë nuk po ndodh ende.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme kronikeNe vend që SPAK të BENTE DETYRËN PASI gazetarët përfunduan detyrën e tyre duke publikuar të dhënat për politikanë dhe biznesmenët shqiptarë që kanë dalë në skandalin e “Pandora Papers”, ajo që mësuam është se SPAK po kërkon të përdorë gazetarët si persona që ngrenë akuzat.

Nuk është gjë e re që prokuroria e vjetër, kërkonte që çdo “gështenjë të nxehtë” ta nxirrte nga zjarri duke përdorur dëshmitë e personave që kishin dijeni mbi faktet.

Është në stilin e prokurorisë së vjetër që prokurorët formulonin dëshmitë e dëshmitarëve që ti përplasnin ata me personat për të cilët ngriheshin akuzat.

Prokurorët e vjetër bënin ekzaktësisht këtë:

Kur gazetarët publikonin akuza, thërrisnin në prokurori gazetarët, dhe nuk ndiqnin zbulimin e të vertetës nëpërmjet fakteve, dokumentave apo dëshmive që kishin mbledhur paraprakisht gazetarët.

Në stilin e prokurorisë së vjetër prokurorët justifikoheshin tek të akuzuarit me dëshmitë e gazetarëve.

Kjo tentativë ka ndodhur midis Arben Krajës dhe Besar Likmetës.

  Gazetari Besar Likmeta

Kryeredaktori i BIRN, Besar Likmeta në “Open” deklaroi se është kontaktuar nga kreu i SPAK, Arben Kraja, pas publikimit të të dhënave si pjesë e një investigimi global.

LEXO EDHE:  SPAK tremb Opozitën/ Ngjela: "Revolucionarët" antireformë po flasin me vete

Likmeta deklaroi:

Kam pasur një telefonatë nga zoti Arben Kraja, na ka kërkuar informacion. Unë i kam dhënë kontaktet e IJCI. Por nuk është në natyrën tonë që të ndajmë dokumente, këto duhet të merren nga SPAK në mënyra ligjore. Kam përshtypjen që është zbatimi i ligjit dhe detyra e prokurorisë t’i vlerësojë ato. Është për t’u parë në vazhdimësi

Me sa duket Arben Kraja po vazhdon me stilin e vjetër.

Për fatin e tij, kësaj rradhe ka përballë Zotin Likmeta që ka pas 299 gazetarë të tjerë.

Në total 300, që e kanë përmbyllur detyrën e tyre.

Zotni Prokurori tani duhet të fillojë detyrën e vet.

E përfytyrojmë që nuk e ka të lehtë që të bëhet prokuror.

Por ka gjithmonë një herë të parë që Arben Kraja të mësojë çdo të thotë “nisje e hetimeve KRYESISHT”.

Me krahë të lehta megjithëse kësaj radhe nuk duket fort e lehtë që SPAK t’ja hedhë me stile të vjetra!/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Vrasja e ish-deputetit/ Gjykata jep vendimin për dy të arrestuarit

Publikuar

-

Nga

Dy të arrestuarit, si të dyshuar për vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka, janë lënë në burg.



Gjykata e Shkodrës vendosi sot masën e sigurisë, “arrest me burg” për Kristjan Kelmendi dhe Marjan Kola…vijon

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-11 Dhjetori/ Berisha thirrje demokratëve: Të bashkohemi në Ditëlindjen e PD-së!

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-kryeministri dhe lideri historik i demokratëve, Sali Berisha i ka shprehur sot falenderimin e tij, ndaj delegatëve demokratë të qarkut të Fierit që kanë mbrojtur procesin e mbledhjes së firmave për Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha i ka bërë thirrje të gjithë delegatëve të bashkohen në këtë Kuvend Kombëtar, që e cilëson si “ditëlindja e PD-së”.

“Falenderoj nga zemra delegatët firmëtarë të degëve Fier, Patos, Mallakastër dhe Roskovec, – shkroi Berisha në Fb, –  për guximin dhe dinjitetin në administrimin dhe mbrojtjen e procesit të mbledhjes së firmave për Kuvendin e datës 11 Dhjetor, sikundër u bëj thirrje të gjithë delegatëve të bashkohen me ne në Ditëlindjen e Partisë Demokratike! Të bashkuar drejt Fitores!”-shkruan Berisha./CNA.al



LEXO EDHE:  “Mbushe shpejt tani makinën me '3 teta', është çuni i shefit”/ Zbardhen përgjimet që fundosen Fatos Tushen

LEXO EDHE:  Kristaq Kume: Politika e vonuar për reformën zgjedhore, futja e teknologjisë e pamundur

Zbulohet “hileja” e Gazment Bardhit/ Si po tenton të manipulojë numrin e delegatëve

LEXO TE PLOTE

Kronika

Transportonin emigrantë të paligjshëm/ Arrestohet “çifti” në Tiranë

Publikuar

-

Nga

cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme, cna kronike,

Policia e Tiranës, bën të ditur se në kuadër të operacionit të koduar “COUPLE”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, janë vënë në pranga dy persona.

Sipas uniformave blu, dy shtetasit në fjalë, u kapën në flagrancë duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm.

Po ashtu, janë proceduar penalisht edhe 4 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me mjete të marra me qira, kryenin transportin e emigrantëve të paligjshëm, nga Korça drejt Tiranës, e më pas në drejtim të Kosovës dhe me destinacion final vendet e BE-së, organizuan dhe finalizuan operacionin “COUPLE”, për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. U., 41 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe i shtetases D. L. (Xh)., 35 vjeçe e dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”



LEXO EDHE:  Hetimet mbi lobimin rus të Bashës/ Mbërrijnë dy letër porosi në Prokurori

LEXO EDHE:  “Nëse SPAK nuk vepron për inceneratorët, Reforma në Drejtësi është e dështuar”/ Bozdo: Provat janë ulëritëse

Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë, në dalje të tunelit të “Krrabës”, duke transportuar me një mjet të marrë me qira, 4 emigrantë, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së kundrejt shpërblimit monetar.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dhe 4 shtetasit e huaj, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.-thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE