LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shirat mbërthejnë vendin/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

7 Tetor 2021, 06:12, Sociale CNA
Shirat mbërthejnë vendin/ Njihuni me parashikimin e motit për

Vijon dominimi i një sistemi të dendur vranësirash për gjatë gjithë 24 orëshit.

Vranësirat do të sjellin reshje shiu në të gjithë vendin, ku reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar dhe lokalisht intensive.

Gjithashtu në orët e mesditës parashikohet të ketë intervale të shkurtra pa reshje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 23°C.

Era do të fryejë e forte me shpejtësi 70 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke sjelle në brigjet e detare dallgëzim mbi 6 ballë./CNA.al

Lajmet e fundit nga