LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Seria e vrasjeve në Elbasan, krime ‘pa autorë’ për pazare droge

7 Tetor 2021, 16:38, Aktualitet CNA
Seria e vrasjeve në Elbasan, krime ‘pa autorë’ për

Elbasani prej vitesh është kthyer në një prej qyteteve ku përplasja mes grupeve kriminale ka shkaktuar dhjetëra viktima. Vetëm në 5 vitet e fundit në këtë qytet janë bere 7 atentate mafioze pa autor ku shkak dyshohet të jenë bërë konfliktet e vjetra për prishjen e pazareve të drogës.

Vrasja e Lulzim Bitirit dhe Ardian Çollakut riktheu dhe njëherë në vëmendje përplasjet mes grupeve kriminale në qytetin e Elbasanit. Ekzekutimi i dyfishtë mbrëmjen e 4 tetorit për hetuesit shihet si vazhdim i sagës së hakmarrjeve mes grupeve kriminale që veprojnë në këtë qytet.  Shkak është bërë prishja e pazareve të drogës. E megjithatë, identifikimi i autorëve duket një mision i vështirë.

Vetëm në 5 vitet e fundit, 7 atentate me 10 viktima janë ende pa autor, ngjarje këto që kanë rënduar akoma më shumë situatën kriminale në Elbasan.

Mes vrasjeve pa autor është dhe ajo e 3 shkurtit të 2016, e konsideruar si masakra e Elbasanit, ku humbën jetën Agron Çapja, Ardit Sinakolli, Eno Bedalli si dhe u plagosën 9 të tjerë.

Por, përplasja mes grupeve kriminale në këtë qytet nuk ka përfshirë vetëm anëtarët e tyre, por dhe personat e konsideruar si të afërt me ta. Mes tyre është vrasja e 22 marsit të 2019 e Ravik Gurrës, avokat i fisit Çapja, të konsideruar si një prej grupeve më me influencë në këtë qytet.

Saga e hakmarrjes mes bandave në qytetin e Elbasanit është e njohur për autoritetet, ndërsa qytetarët ndjehen gjithnjë e më të pasigurt për jetën.

Më herët për përplasjet e bandave emisioni ?Unpublished? në Euronews Albania i ka kushtuar dy puntata zanafillës së konfliktit mes grupeve si dhe elementëve kriminalë që janë ende aktiv./euronews

Lajmet e fundit nga