Connect with Us

Sekuestrohen 35.6 kg kanabis/ Arrestohet çifti i armatosur

Kronika

Sekuestrohen 35.6 kg kanabis/ Arrestohet çifti i armatosur

Publikuar

-

cna lajme kronike

Një çift përkatësisht 38 dhe 31 vjeç në Sarandë është prangosur për trafikim të lëndëve narkotike.

Policia njofton se ka sekuestruar 35.6 kg kanabis si dhe armë zjarri automatik dhe një sasi tjetër municioni luftarak.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet nga Policia e Sarandës operacioni policor i koduar “Likojani”, sekuestrohen 35.6 kg kanabis, teksa janë arrestuar një çift bashkëshortësh nga Konispoli.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, armëmbajtjes pa leje dhe dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, u finalizua operacioni i koduar “Likojani”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

L. F., 38 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe Sh. F., 31 vjeçe (bashkëshortë me njëri-tjetrin), të dy banues në Konispol, Sarandë.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Dajt/ Shoferi humb kontrollin e mjetit, 2 të plagosur

Në bazë të informacioneve të grumbulluara se këta shtetas ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndës narkotike kanabis, të cilën synonin ta trafikonin jashtë vendit, si dhe aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve, forcat e Policisë organizuan veprimet dhe bënë të mundur ndalimin e automjetit me drejtuese shtetasen Sh. F., e cila në bashkëpunim me shtetasin L. F., po transportonte 2 emigrantë të paligjshëm, kundrejt shpërblimit monetar, drejt qytetit të Sarandës, me qëllim tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 35.6 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 1 armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Pjesë e hetimit/ Cili ishte roli i Belës në atentatin e Erigers Mihasit

Publikuar

-

Nga

Një 20-vjeçare nga Lushnja, studente e arkitekturës është thirrur nga prokuroria si pjesë e hetimit për vrasjen e Erigers Mihasit mbrëmjën e 13 tetorit në kryeqytet.

Në emisionin “Opinion”, ndërsa është diskutuar pikërisht roli i vajzave të ndryshme në botën e krimit, gazetarët e pranishëm thanë se në rastin e Belës është ende i paqartë roli i saj.

“Shumë të dhëna i çuan prokurorët të besonin që ishte informatore pasi atentatorët nuk qëlluan në momentin që në makinë ishte vajza. Në atentatin e Erigers Mihasit janë përdorur edhe dy automjete të tjera dhe dy motorrë që janë përdorur si stafetë”, u shpreh gazetari Spartak Koka.

LEXO EDHE:  Shtëpia e Lil Wayne konfiskohet nga policia

LEXO EDHE:  Grabitje me armë në qendër të Kavajës/Ja çfarë bën policia



Ndërkohë, gazetarja Etleva Delia tha se vajza nuk rezulton të ketë qenë në dijeni të ndjekjes. “Vajza në fjalë nuk rezulton që të ketë qenë e vetëdijshme. Është përdorur nga autorët si person më i lehtë për t’u ndjekur se sa vetë preja”, tha gazetarja.

“Ajo është pjesë e hetimit, ka dhënë dëklarime, por deri në këto momente nuk mund të flasim për një rol aktiv të saj në këtë ngjarje”, tha gazetari Armand Bajramaj.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Merr flakë makina në mes të Tiranës/ Dyshimet e para

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Tiranë në rrugën “Gramoz Pashko”.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në motorr.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 30.11.2021, rreth orës 18:15, në rrugën “Gramoz Pashko”, ka marrë flakë në pjesën e motorrit, mjeti në pronësi të shtetasit M. C., të cilin sapo e kishte parkuar.

LEXO EDHE:  Grabitje me armë në qendër të Kavajës/Ja çfarë bën policia

LEXO EDHE:  Ishte kthyer në makthin e qytetarëve/ Arrestohet 41-vjeçari në Tiranë



Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në motorr.

Nuk ka dëme në njerëz.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Fitoi lotarinë amerikane, por paraqiti diplomë false/ Dënohet me burg 40 vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një 40 vjeçar nga Gjirokastra e ka pësuar keq, pasi dorëzoi një diplomë të falsifikuar në dokumentet e lotarisë amerikane, ku edhe është dënuar me burg në Gjykatën e Tiranës.

I pandehuri Marsel Mera është shpallur fajtor për akuzën e “falsifikimit të dokumenteve shkollore” dhe dënuar me 4 muaj heqje lirie. Rasti i tij u zbulua nga Shërbimi Diplomatik i Sigurisë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, gjatë filtrimit të dokumenteve të paraqitura nga 40 vjeçari si fitues i lotarisë amerikane.

Numri i tij i amzës, i përkiste një tjetër personi në regjistrat e gjimnazit të Memaliajt, nga pretendohej të ishte lëshuar dëftesa e pjekurisë. Referimi i rastit nga Ambasada Amerikanë në Prokurorinë e Tiranës, e çoi si të pandehur Merën.

LEXO EDHE:  Video-Bëri kërdinë në Durrës/ Arrestohet në flagrancë “tmerri” i banorëve

LEXO EDHE:  Video-Bëri kërdinë në Durrës/ Arrestohet në flagrancë “tmerri” i banorëve



Gjatë hetimit 40-vjeçari ka pranuar se nuk e kishte kryer shkollën e mesme dhe se ishte i ndërgjegjshëm që diploma ishte e falsifikuar, por ishte dëshira e tij e madhe për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që e bëri ta dorëzonte atë.

Ai ka treguar për hetuesit se dëftesa ishte blerë nga babai i tij në vitin 2004 kundrejt një shumë prej 4500 lekësh./CNA.al

LEXO TE PLOTE