LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rritja e çmimit të ushqimeve në botë/ FAO: Niveli më i lartë në 10 vjet

7 Tetor 2021, 15:56, Kosova & Bota CNA
Rritja e çmimit të ushqimeve në botë/ FAO: Niveli më

Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë me bazë në Romë, FAO, ka deklaruar rritjen e çmimeve në të gjithë botën gjatë muajit shtator, duke arritur kulmin 10-vjeçar.

Sipas FAO-s shkak janë bërë kushtet e furnizimit dhe rritja  e kërkesës për produktet kryesore, grurin dhe vajin.

Në raport me një vit më parë, FAO raporton se Indeksi i Çmimeve të Ushqimit është rritur me 32.8%.

“Ndër drithërat kryesore, gruri do të jetë fokusi në javët e ardhshme pasi kërkesa duhet të testohet kundrejt rritjes së shpejtë të çmimeve”, ka deklaruar ekonomisti i lartë i FAO -s, Abdolreza Abbassian.

Sipas FAO-s çmimet e drithërave u rritën me 2% krahasuar me muajin gusht, ndërsa çmimet e grurit në tregjet ndërkombëtare janë rritur deri në 41% krahasuar me një vit më parë. Sa i takon çmimit të misrit ai është rritur me 0.3%.

Gjithashtu është shtrenjtuar me 1.7% çmimi i vajit vegjetal në raport me muajin gusht, ndërsa në krahasim me shtatorin e 2020, çmimi i vajit është rritur me rreth 60%.

Ndërsa çmimet globale të sheqerit u rritën me 0.5% në shtator, për shkak të shqetësimeve për motin e keq në Brazil, që është eksportuesi kryesor.

Kjo është kompensuar pjesërisht nga ngadalësimi i kërkesës për import dhe një perspektivë e favorshme e prodhimit në Indi dhe Tajlandë, sipas FAO-s./ CNA.al

Lajmet e fundit nga