Connect with Us

Republika anti-demokratike e 17 majit

Opinione

Republika anti-demokratike e 17 majit

Publikuar

-

/
cna lajme aktuale

Nga Erion Piciri 

Në pranverën e 2017-ës opozita shqiptare nisi një protestë kundër kanabizimit, minimit të demokracisë dhe shtetit ligjor nga qeveria Rama 1. Ajo u paketua si përpjekje për lindjen e një Republike të Re, ku demokracia, drejtësia dhe mundësitë e zhvillimit për çdo qytetar do ishin themelet ku do modernizohej shteti shqiptar.

U thërritën t’i jepnin frymë këtij aksioni politik dhjetra intelektualë dhe pedagogë, u bënë pjesë e luftës për ndryshim mijëra qytetarë, u kërkuan për ndërmjetësim politikanë e diplomatë të lartë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, për arritjen e një klime, që do t’i çonte palët në zgjedhje dhe shoqërinë drejt një ndryshimi të pritur prej vitesh. Asgjë nuk ia arriti qëllimit.

                                        Erion Piciri

Dukej se dallimi midis opozitës dhe pozitës ishte aq i madh sa duhej të shembej sistemi i vjetër për t’u ngritur një sistem i ri, bazuar në vlera dhe ndershmëri. Kur shpresat ishin të pakta dhe opozita do bojkotonte zgjedhjet parlamentare ndodhi befasia.

Në orët e vona të 17 majit 2017, në skutat e godinës ku dikur dhunonte republikën Enver Hoxha, pasi i larguan të gjithë përfaqësuesit e spektrit politik të kohës, lindi republika e 2 individëve, që në dukje ishin në konflikt të hapur, por në thelb u bënë partnerë në seritë e reja të projektit “Shqipëria e Re”.

Ndër vite u kuptua se atë natë, pa transparencë, larg syve të medias dhe opinionit publik, u vijëzua Shqipëria politike e dekadave që do vinin, derisa këta 2 individë do kishin jetë fizike. Një marrëveshje e ngjashme si Putini me Medvedevin, tandemi i një Cari dhe një oportunisti politik, që priste t’i jepnin hisen e tij të pushtetit.

Ajo që u nis si lëvizje përfundoi në pazar dhe në vend të një pranvere politike hymë në një dimër antidemokratik. Për këtë duhet t’i njohim meritat Carit të qeverisë.

Në politikë fiton më shumë ai që ia njeh mirë karakterin tjetrit, ia di forcën dhe dobësitë, vlerat dhe ambiciet. Në këtë pikë kreu i qeverisë doli i fituar. Ai e kuptoi të ngjashmin e tij dhe e dinte se përballë nuk kishtë një politikan idealist, parimor dhe demokrat, por një njeri që spekullon moralin publik për interesa personale. Si në shumë raste të tjera, ide të mira në dorë të njerëzve të gabuar të çojnë drejt dështimesh të përsëritura.

Republika e Re, një koncept idealist, i kopjuar si slogan, por jo si përmbajtje modernizuese, u adoptua nga kreu i opozitës dhe i qeverisë dhe u deformua si karakter për të prodhuar një regjim hibrid në të dyja anët e spektrit politik.

Këtu nisi zhdukja e pluralizmit dhe pastrimi i territorit politik sipas anëve që u përkisnin. Këtu ra koncepti i partisë politike si institucion demokratik, me vendimmarrje kolektive për çështje të rëndësishme, duke u kthyer në mjet të dominimit të një njeriu.

LEXO EDHE:  Basha: Shteti i Edi Ramës, me trafikantë dhe drogë

Me këtë sistem të kapur nga 2 individë është në rrezik inkurajimi i lidershipit të ri brenda partive historike, në të gjitha nivelet e aktivizimit dhe përfaqësimit. Njerëz me potencial do fshihen që në start, ata që duhen për fasadë përdoren përkohësisht dhe pastrohen me një algoritëm në stade të mëvonshme apo i detyrojnë të heshtin, tjetërsohen dhe diskreditohen për të vijuar të mbeten në skenë.

Kjo dëmton interesat e vendit për të pasur një klasë politike personalitetesh, jo të frikësuarish dhe marionetash. Shqipëria ka nevojë të mbledhi të ndryshmit, në përvoja, mendësi, formim, sjellje dhe interesa, të prodhojë shkëndija që japin energji, mos vendosi dikush korniza dhe t’i mbajë strukur nga frika dhe interesi, por t’u krijojë kushte për rritje dhe liri, që ta çojnë vendin lehtësisht drejt destinacioneve inovative që prodhojnë zhvillim. Fjala e Lincoln-it, “nuk mund të ndërtosh karakterin dhe shpirtin kurajoz të njerëzve duke u marrë iniciativën dhe pavarësinë”.

Aty ku përjashtohen njerëzit pa debat dhe votim, kur daljet mediatike centralizohen tek një njeri, kur listat e përfaqësimit dhe promovimit janë ekskluzivitet i 2 individëve me lidhje të shkurtra me njëri-tjetrin, ka mbaruar demokracia dhe pluralizmi politik. Në këtë lloj republike të drejtat e çdo njeriu janë në rrezik, mbrojtja mungon se aty ku duken dy palë në fakt është një, e ndarë në dy llogore fiktive.

Në këtë situatë, zhbërja e Republikës së Re të 17 Majit, përmes çlirimit të njërës, në mos të dy partive historike është detyrë sa qytetare dhe politike, sa europianizuese dhe patriotike. Perëndimi u ngrit mbi diversitetin politik, mbi liritë dhe individualitetet, mbi shumësinë e pushteteve dhe jo mbi centralizimin dhe aleancat e fshehta midis pak njerëzve. Diversiteti politik, lidershipi i përhapur deri në çdo qelizë të formacioneve politike nxit pjesëmarrjen, forcon mobilizimin shoqëror duke i dhënë legjitimitet pushtetit të ushtruar nga partitë dhe qeverisja e një vendi.

Për këtë epokë të re lirie, shpërqëndrimi të pushtetit, të krijimit të elitave dhe hierarkive permisive ku njerëzit ulen dhe ngjiten përmes garave të ndershme kemi nevojë më shumë se kurrë. Kushdo që investon tek ky gjakim, duhet përkrahur dhe vlerësuar për kurajon e të qënit një ushtar i modernizimit kombëtar./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Opinione

Me çmontimin e Uzinës së Naftës në Ballsh, merr fund edhe lufta kundër komunizmit

Publikuar

-

Nga

Nga Mentor Kikia

Rafineria e Naftës në Ballsh po çmontohet, po shitet për skrap. Po shkrihet. Nga privatizimi i parë, në 2008, prej “manjatit” të naftës Taçi, ajo u shit nga njëri maniak tek tjetri, ku secili zhvati sa mundi, nga nafta e nëntokës sonë, taksat që duhej ti paguanin shtetit e deri tek pagat e papaguara të punëtorëve. Miliarda Euro…

Tashmë, po i jepet dora e fundit. Po e shesin me “kile” në Metalurgjinë e Elbasanit. Ky është edhe fundi i industrisë së përpunimit të naftës në Shqipëri. Afera e Ballshit, është një histori që, nëse hetohet me themel, çon në burg dy qeveri.

Por tani për tani kemi halle të tjera…

Çmontimi dhe shkrirja e kësaj uzine i jep fund edhe kapitullit të çmontimit dhe asgjësimit të pasurisë publike vënë në regjimin komunist. Uzina e Ballshit shkon atje ku shkoi para saj Azotiku i Fierit, që u çmontua në kohë rekord, për vetëm dy javë. Atje ku shkoi Uzina e Naftës në Cërrik, atje ku shkoi Uzina e Superfosfatit në Laç, atje ku shkoi edhe vetë Metalurgjiku, me një pasuri teknologjike të paimagjinueshme, edhe Kombinati i Tekstileve në Tiranë e Berat, edhe Uzina e Telave në Shkodër… Atje ku shkuan edhe fabrikat e përpunimit të mineraleve, edhe fabrikat e konservimit dhe përpunimit të frutave e perimeve. Më herët kishim çmontuar e shitur edhe shinat e linjave hekurudhore, edhe shtyllat e linjave të telefonit…

LEXO EDHE:  Basha: Shteti i Edi Ramës, me trafikantë dhe drogë

LEXO EDHE:  Foto-Basha në Paskuqan/ Socialisti gris teserën e PS-së dhe i bashkohet PD-së

Në kuadër të luftës kundër komunizmit, në fillim të viteve ’90 ne shkatërruam edhe vreshtat, palantacionet me pemë frutore, plantacionet me agrume, mijëra pemë ulliri, mijëra hektarë pyje…



Dhe ja, më në fund e hoqëm edhe uzinën e përpunimit të naftës. Tani nuk ka më asgjë në këmbë nga ajo që ndërtuam me djersë e me gjak për gjysmë shekulli komunizëm. Në këmbë kanë mbetur vetëm komunistët e shndërruar në kapitalistë, me pasuritë e komunizmit.

Për tri dekada punojmë jashtë dhe me paratë e fituara blejmë nga jashtë edhe bukën, ushqimet, frutat, rrobat, këpucët, çorapet, çikmet e llastikut, portokallat, plehrat kimike, salcën e domates, llampat, celësat e dritave, gozhdët, kovat dhe legenat, stilolapsat, letrën, lugët e pirunat,….

Padyshim, industria e rëndë, shpesh jo rentabël, nuk mund të mbahej në këmbë. Por industria ushqimore, industria e plehrave kimike mund të ishin efektive… padyshim edhe ajo e naftës.

Tashmë nafta thjeshtë do të shitet nga kompanitë e huaja që e thithin nga nëntoka, të cilat në bashkëpunim me qeverinë do të vazhdojmë të mos i paguajnë taksa shtetit.

Ndërsa ne do të vazhdojmë të emigrojmë, duke lënë pas vetëm politikanët dhe maskarenjtë, që u pasuruan me pasurinë kombëtare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Ambasadori i parë shqiptar në Australi

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Per here te pare Shqiperia hapi Ambasaden e saj ne Australine e larget ne vitin e mbrapshte 2020. I derguari me pune i Republikes se Shqiperise, Dr Edmond Trako dhe bashkeshortja e tij zonja Iris Trako kishin mberritur ne Kanberra ne Maj 2020, disa dite perpara se Australia te mbyllej si rrjedhoje e Covid-19. Ekzaltimi i Shqiptareve qe jetojne ne Australi per hapjen e Ambasades ishte i papershkrueshem.

Megjithate veshtiresite per hapjen e Ambasades se pare Shqiptare ne Australi ishin te shumta. Per ne Shqiptaret qe jetojme ketu ishte shume e dhimbshme te shihje Ambasadorin Shqiptar te udhetonte me taxi neper Kanberra dhe Australi, madje edhe ne kembe. Nuk na vinte mire te shihnim ambasadoret e tjere te levizin me mjete te reja dhe shofere personale, madje edhe me shoqerues.

Po perse Ambasadori yne duhej te ishte kaq i ndryshem nga te tjeret kur ne kerkojme qe Shqiperia te jete e barabarte me shtetet e tjera? Bashke me veshtiresite e krijuara nga Covid, distancat e gjata dhe mungesa e nje mjeti udhetimi bene ate qe Shqiptaret te mos takoheshin shume shpesh me Ambasadorin e tyre. Nje gje i lehtesonte punet: Ambasadori pergjigjej ne cellularin e tij ne c’do kohe dhe dite te javes, perfshire ketu edhe te djelat.

Por keto veshtiresira nuk ishin asgje perpara asaj te hapjes se Ambasades. Shqiptaret e Australise jane shume te indinjuar me ate qe ka ndodhur gjate procesit te hapjes se Ambasades. Nje incident midis ministrise se jashme Shqiptare dhe asaj Australiane u shnderrua pothuajse ne incident diplomatik dhe rrezikoi mos hapjen e Ambasades Shqiptare. E gjitha per shkak te papjekurise se Ministrise se Jashtme Shqiptare qe kishte publikuar nje “joint Embassy” me ate te Republikes se Kosoves. Edhe ketu diplomacia e Ambasadorit Shqiptar fitoi dhe gjakrat u qetesuan.

LEXO EDHE:  Foto-Basha në Paskuqan/ Socialisti gris teserën e PS-së dhe i bashkohet PD-së

LEXO EDHE:  Foto-Basha në Paskuqan/ Socialisti gris teserën e PS-së dhe i bashkohet PD-së

Ambasadori Trako mori pjese per here te fundit ne festimet e festes se Flamurit ne Melbourne ne 29 Nentor dhe dashuria e komunitetit Shqiptar per te dhe zonjen Trako ishte me te vertete mbreselenese. Ikja e parakohshme ka lene me te vertete nje boshllek te madh, po ne te njejten kohe ka konfirmuar se Dr Trako ishte i afte te krijonte nje ure te forte ne nje kohe record dhe gjate pandemise. Mbas nje periudhe te gjate ne diplomaci Dr Trako nuk mund te ishte ndryshe.



Po ajo qe eshte me e rendesishmja, Dr Trako i perket asaj plejade intelektualesh qe farketuan Partine Demokratike por qe u perjashtuan nga Sali Berisha si “mocionista” ne 1992. Njerez te tille kane 30 vjet e kusur qe jane zhdukur padrejtesisht nga skena nga ai sistem i kalbur “demokracie” qe akoma jeton. Ne realitet keta intelektuale i kane te gjitha kapacitetet per te udhehequr denjesisht popullin Shqiptar.

Eshte momenti i fundit qe intelektuale te ketij kalibri te kontribojne ne Politiken Shqiptare per t’ja kaluar stafeten brezit te ri te pa korruptuar. Politikaneve aktuale, qofshin ata blu, te kuq, mavi apo te te gjitha ngjyrave ju ka dale boja! Te pakten keshtu duket nga Australia e larget. Lamtumire ambasadori i pare shqiptar ne Australi! Shqiptaret e Australise nuk do te harrojne kurre per sherbimin qe u bere dhe krenarine qe u dhurove!

Kind regards,

Dr Perparim Xhaferi (PhD)

LEXO TE PLOTE

Opinione

Politikës së dinakërisë dhe besimit të verbër i ka ardhë fundi!

Publikuar

-

Nga

cna, lajme politike

Nga Paulin Marku

Është koha që Partia Demokratike dhe anëtarësia e saj të qartësojnë vizionin e tyre dhe përcaktojnë se cila është rruga reale e përfaqësimit politik.

Janë shumë probleme që Partinë Demokratike duhet ta lëvizin, ta motivojnë, për t’u përgatitur për zgjedhjet, ndryshe freskimet joreale apo zëvendësimet në politikë mbi bazën e luftës për të marrë privilegjet që realisht nuk i përfaqësojnë janë të dëmshme dhe pa interes për elektoratin e djathtë.

Drejtuesat e kësaj partie politike i kanë borxh anëtarësisë së saj t’i përgatisin një ambient të sigurtë për të realizuar synimin që në zgjedhjet e ardhshme të hyjë me freskim e reformim dhe një program për t’i fituar këto zgjedhje.

Kryetari i PD-së duhet të krijojë hapësirën, pasi ka ardhur koha që politika reale t’i lërë vendin arsyes e racionalitetit, për të mbyllur shtegun për dinakët e të pabesët, kur gjendet në mes dinakërisë dhe besimit të verbër.



Jetës politike në Shqipëri nuk i duhen zëvendësimet apo freskimet në emra, por i duhen freskime që i sjellin cilësi politikbërjes, në baza programore dhe përfaqësuese, në ndërtim të një shteti demokratik, i cili zbret deri në elektoratin e ndershëm kudo në bazë, si dhe në shpërndarjen e pasurisë elektorale e zgjerimin për të gjithë njerëzit e jo vetëm tek të privilegjuarit partiakë.

LEXO EDHE:  Basha: Shteti i Edi Ramës, me trafikantë dhe drogë

LEXO EDHE:  Foto-Basha në Paskuqan/ Socialisti gris teserën e PS-së dhe i bashkohet PD-së

Objektivi i qytetarëve të këtij vendi është për të ecur drejt integrimit në BE i cili po cenohet nga bërja e hapave false politike, nga moskonsolidimi i demokracisë, shtetit të së drejtës, zhvillimit ekonomik dhe reformave në të gjitha fushat, me një sistem gjyqësor të brishtë e në shumë raste edhe të korruptuar, me arsim ku dija blihet e nuk fitohet, ku për  çdo ditë shkelet shtresa e mesme dhe e varfër e shoqërisë.

Në një vend ku çdo ditë ngrihen apo publikohen të dhëna se ky zyrtar apo ai zyrtar dyshohet për shpërdorim të detyrës zyrtare është e vështirë të arrihet edhe besimi i qytetarëve.

Partia Demokratike duhet ta qartësoj vullnetin e saj në gatishmërinë për të ndryshuar këto gjëra dhe me këtë qartësi fitoren në zgjedhjet e ardhshme, nuk do ta ketë të vështirë.

*Anëtar Këshilit Kombetar të PDSH-së./CNA.al

LEXO TE PLOTE