Connect with Us

REPORTAZH-“Benvenuti in Calabria”/ Erion Lame sjell shijen e kuzhinës italiane në Korçë

Në QYTETIN tim

REPORTAZH-“Benvenuti in Calabria”/ Erion Lame sjell shijen e kuzhinës italiane në Korçë

Publikuar

-

/

Kulinaria korçare prej vitesh ka tërhequr vëmendjen e turistëve vendas e të huaj. Ky qytet i kulturës, traditës dhe mikpritjes, ka në tërësi një numër të madh baresh dhe restorantesh por javën e fundit, qytetit i është shtuar një tjetër restorant tepër i veçantë dhe që përcjell një risi për të gjithë qytetarët korçarë dhe vizitorët.

“Benvenuti in Calabria” është restoranti më i ri në qytet, të cilit sapo i dëgjojmë emrin menjëherë mendojmë për Italinë. E ju do të pyesnit çfarë lidhje ka Italia me Korçën? Pikërisht, gatimin! Atë gatim të shumëllojshëm, me receta krejtësisht italiane, e me produkte italiane. Me pak fjalë, në këtë restorant do të gjeni shijen italiane që mungon në qytetin e Korçës.

Restoranti është tepër i lehtë për t’u gjetur, mjafton të kërkojmë në maps emrin e tij dhe menjëherë del vendndodhja e saktë. Mikpritësit tanë ishin çifti i bashkëshortëve, Edvina dhe Erion Lame, të cilët janë pronarët e restorantit.


Gjatë bisedës me ta, mësuam risitë e të veçantat e këtij vendi, që do të donim ti ndanim me lexuesit e CNA.al.  Ndryshe nga restorantet e tjera, “Benvenuti in Calabria” në mënyrën e arredimit, ka ndërthurrje të tradicionales me modernen, me ngjyrat e ngrohta që të bëjnë të ndihesh i qetësuar, një projekt ky i cili u realizua nga një arkitekt grek.

“Vendosëm që për projektin të merrej një arkitekt grek i cili jeton në Korçë, dhe padyshim që ambjenti ka dalë shumë i bukur dhe i ngrohtë. Jo vetëm për mënyrën e arredimit por edhe me ngjyrat e lehta që nuk të “lodhin” syrin. Në restorant janë gjithsej 12 tavolina, dhe kapaciteti i klientëve shkon deri në 70 persona. Të gjitha tavolinat janë të bëra vetë, me dru arre dhe karriget që kemi zgjedhur janë mjaft të rehatshme për klientin. Gjithashtu, ajo çka bie në sy në ambjentin e restorantit është druri i bamboo-së që kemi vendosur ta bëjmë pjesë të arredimit.” – shprehet Erioni.

LEXO EDHE:  “Fiks Fare”, skandal në Prefekturën e Korçës/ Ryshfeti, 90% e vlerës së tenderit

Edvina, bashkëshortja e tij është pjesë mjaft e rëndësishme e kuzhinës së restorantit, për vetë faktin se ajo përgatit pizzat për klientët.

“Kuzhina është pasioni im, prej vitesh jam munduar që të mësoj receta të ndryshme, por si specialitet i imi mbeten picat. Në menunë tonë kemi 16 lloje picash, të gjitha napolitane, dhe jemi restoranti i vetëm me këto lloje. Ajo çka e bën të veçantë picën, është përgatitja me dorë, pra në mënyrë artizanale, me salca të ndryshme nga të cilat janë emëruar edhe picat. Ne përdorim vetëm mozzarella, jo djathin guda që përdoret zakonisht në pica, po ashtu salcat i përgatisim vetë, ndërsa proshutat janë të gjitha italiane. Disa nga picat më të veçanta janë Sos Pesta, Sos Pikante, Burata, Sos Crema Rosa etj. Krahas picave, primare mbetet edhe përgatitja e pastave në mënyrë artizanale, po ashtu edhe gatimet e kafshëve të egra dhe peshkut.” – tregon Edvina.

Inagurimi i restorantit u bë pak ditë më parë në qytetin e Korçës, ku të ftuar në fundjavë ishin këngëtarët e mirënjohur korçarë Endri dhe Stefi Prifti, të cilët krijuan një atmosferë tepër festive. Klientët kanë ngelur tepër të kënaqur nga mbrëmja fantastike, pjesë e tyre kanë qenë edhe turistë nga Tirana e Shkodra,  dhe më kryesorja është se organizimet do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavave pasardhëse. Çdo fundjave në këtë restorant do të ketë organizim të muzikës live me këngëtarë të ndryshëm, dhe me dhjetra lloje verërash italiane që do t’iu shoqërojnë gjatë mbrëmjeve. Ndër të tjera, ky restorant do të ofrojë edhe shërbim delivery për të gjithë banorët e Korçës.

Adresa : Lagjia 7, Rr. “Don Gjon Buzuku” (pallati I Xhengove)

Nr tel 082211070 / 0695515020.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Në QYTETIN tim

FOTOT-Pamje për të mos u humbur/ Kolonja nën petkun e dëborës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kolonja prej kohësh është bërë një nga vendet me atraktive të juglindjes. Një nga vendet që me ‘mburrje’ mund të të reklamojë vlerat, njerëzit e mençur, fisnikë, qytetarët punëtorë si edhe bukuritë e jashtëzakonshme të natyrës.

Sot, Kolonja është zgjuar nën petkun e bardhë të dëborës e cila i ka shtuar akoma më shumë bukurinë dhe nxit turistë të shumtë ta vizitojnë.

LEXO EDHE:  “Fiks Fare”, skandal në Prefekturën e Korçës/ Ryshfeti, 90% e vlerës së tenderit

LEXO EDHE:  E rëndë në Korçë/ Makina shpërthen në flakë në mes të rrugës



Për më shumë ndiqni galerinë e mëposhtme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Në QYTETIN tim

Nga Andon Grazhdani/ Liqeni i Ohrit më i vjetri në Europë, mban gjurmët e klimës mesdhetare të 1.4 milionë vjetëve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Liqeni i Ohrit i cili konsiderohet si liqeni më i vjetër në Europë, që është i famshëm për një biodiversitet të jashtëzakonshëm me më shumë se 300 specie, kafshësh e bimësh endemike dhe unike, shumë prej të cilave nuk gjenden në asnjë vend tjetër të botës.

Këto liqene janë: liqeni Baikal në Rusi (që konsiderohet si shumë i ngjashëm me liqenin e Ohrit dhe që përmendet në cdo studim), liqeni i Tanganikës në Afrikë, liqeni Maracido në Venezuelë, liqenin Issy- Kul në Kirkisan, etj. Liqeni i Ohrit, duke qenë në kufi te dy shteteve, shumë problemeve të tij që do kërkonin një studim unik të të gjithë liqenit te cilat fatkeqesisht kanë mbetur të pa humultuara dhe të pa sqaruara, si nga ana e ndërtimit gjeologjik, tektonik, dhe hidrologjik.

Po kështu edhe disa lloje të kafshëve dhe bimëve mbeten jo të qarta. Por, pavarësisht nga shkalla e njohjes ai njihet si liqen i vecantë në disa karakteristika tipike që e vendosin në-tre liqene tipike të botës.

Liqeni i Ohrit, ka sipërfaqe prej 2.393 km2, me gjatësi 30 km dhe gjerësi 15 km, me kuotën 693 m mbi nivelin e detit, me thellësi maksimale të ujit   293 m. Liqeni furnizohet nga ujrat e karstik që perfaqësojnë 55% të furnizimit  edhe nga burimet  e Shën Naumit dhe Tushemishtit në pjesën jugore të liqenit dhe burimet e Bilanes ne Oher. Keto janë burimet e dukshme e që dalin në sipërfaqe.

Por si këto mund të ketë dhe burime nënujore që shprehen me rrjedhjet e ujit që dëgjohen midis gëlqerorëve në thellësi dhe mbas rrugës automobilistike që kalon drejt grykës së Prespës. Duhet theksuar që në furnizimin e liqenit të Ohrit një rol të rëndësishëm nëpërmjet karstit luan dhe uji i liqenit të Prespës që ndodhet në nivelin 155 m mbi liqenin e Ohrit.

Burim tjetër i furnizimit janë rreshjet e përvitshme, lumenjtë dhe përrenjtë në gjithë pellgun e liqenit të cilat përbëjnë 45% të furnizimit me ujë.

Studiuesit e liqeneve botërore, e kanë vlerësuar këtë liqen me shumë karakteristika të vecanta që nuk janë në vendet e tjera e që kanë interes për studim. Por krahas anëve pozitive, ata gjithashtu theksojnë disa dukuri të paqarta që kërkojnë një studim më të plotë në këtë basen.

Nismën e këtij studimi e ndërmorën profesorët dhe studentët e Insitutit të Gjeologjisë dhe Mineralogjisë të Universitetit Colonge të Gjermanisë nën drejtimin e Prof. Bernd Wanger, nga Instituti i Enkologjisë së Kafshëve dhe Sistematitikës, Justus Liebeig të Universitetit Giessen, Gjerman, me Prof. Thomas Wilke dhe Insututi i të Ardhmes së Oqeaneve, Leibniz Kiel, Gjermani.

Pedagogët dhe studentët gjerman, që në fillim, duke patur si domosdoshmëri nevojën e një bashkëpunimi më të gjerë shkencor, kërkuan lidhje më të gjerë nga gjithë vendet. Bashkëpunuan me pedagogët e studentët e Universitetit të Pizës në Itali, me drejtuse Prof.

Giovani Zanchetti, me Universitetin e Sapienzes ne Rome, Universitetin Gdansk Poloni, CNPS i Sedimentologjise France, Universiteti Izotopeve te Qendrushme Angli, Universiteti i Paleomagnetizmit Kaliforni SHBA etj.  Në vecanti qysh në fillim kërkuan një bashkëpunim me pritësit e këtij studimi punonjësit shkencorë dhe studentët Shqiptarë të Fakultetit të Gjeologjisë dhe të Minerave të Universitetit të Tiranës me Prof. Andon Grazhdani dhe studentët: Ana Qori, Borana Disha, Arjola Karaj, Gjeta Ivanaj.



Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave duke vlerësuar teknikat e përdorura dhe vecanërisht teknikat e sondave të shpimit, bashkëpunuan me drejtuesit e projektit për zhvillimet praktike mësimore me grupet e gjera të studentëve në platformat mbi liqen. Studuesit gjerman bashkëpunuan me punonjësit shkencor të Institutit Hidrobiologjik të Ohrit të RMV dhe studentët dhe punonjësit pranë tij, që drejtoheshin nga Prof. Goce Kostov, Prof. Zlatko Levkov, Saha  Trajanovski etj.

LEXO EDHE:  Ekzekutimi i Ravik Gurrës/ Avokatët e Korçës në protestë

LEXO EDHE:  Parandalohet krimi në Korçë/Tentoi të vrasë 16 vjeçarin

Në pranverën e vitit 2019, në kuadrin e këtij studimi një ekip shkencor ndërkombëtar me 69 studiues nga gjithë vendet pjesmarrëse, mbas 10 vjet pune të përvitshme në terren, ku me gjithë studiuesit e huaj, këtu mori pjesë edhe grupi Shqiptar, ku u diskutuan punimet dhe rezultatet që po arriheshin në shpimet e thella me platformën.

Projekti shkencor me këto studime kishte si qëllim të përfitionte informacione të reja mbi moshën dhe origjinën e liqenit, historinë klimatike që ai ka kaluar dhe historinë biodiversitetin. Puna në terren filloi me shpime në 2013 pas një periudhe disavjecare përgatitje nga grupi gjerman, të shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tjerë.

Këto shpime ishin një nga fushatat më të suksesshme të shpimeve liqenore të kryera nga instituti i mirënjohur shkencor amerikan “Programi Shpimeve Shkencore Kontinentale Ndërkombëtare” (ICDP). Projekti gjithashtu u bashkëfinancua edhe nga disa fondacione gjermane shkencore dhe dy universitete gjermane. E vecanta e shpimeve ishte se ato arritën një thellësi maksimale në bazament prej 568 m, shpime në sendimentet në fund të liqenit në një thellësi të ujit prej 245 m.

Me marrjen e provave u deshen 5 vjet   per ti perpumuar  dhe analizuaeve realizuar  shpimeve, veçanrisht per percaktimin  e moshes apsolute, duke përdorur teknikat bashkohore të analizave që sot përdoren nga laboratorët e pavarur nga njëri- tjetri, në mënyrë që të përfitohen informacione të sakta e të besueshme të ndryshimeve klimatike  dhe ambjetale në historinë e liqenit.

Ekipi shkencor tashmë ka arritur në konkluzion që liqeni për herë të parë u formua 1,36 milion vjet me parë dhe ka ekzistuar në mënyrë të vazhdueshme që prej formimit të tij, duke u ndërprerë në mënyrë të pjesshme ose të përgjithshme nga pushimet stratigrafike të sedimenteve dhe duke ndërprerë përkohësisht funksionimin e tij si liqen/

Formimi i ultësirës së liqenit në të dy anët e kontaktit tektonik midis gëlqerorëve Triasik të Malit të Thatë me vazhdimin te Galacicës ne pjesën lindore dhe shkëmbinjve ultrabazik të Mokrës në pjesën perëndimore. Në këtë ambjent u formua liqeni me ulje-ngritje të njëpasnjëshme para 1,36 milion vjetë (ose duke vazhduar me ndërperje, ose sipas emërtimit gjeologjik me pushime stratigrafike mbas moshës relative gjeologjike gjatë Paleogjenit-Neogonit dhe Kuaternarit).

Shtresëzimet e njëpasnjëshme të sedimenteve, mundësuan të përshkruanin historinë klimatike të liqenit me detaje më të imta. Kështu, të dhënat gjeokimike dhe ato të polenet e gjetura në sendimentet, treguan që shirat dimërore u rritën në rajonin e Mesdheut të Veriut gjatë periudhave të ngrohta midis periudhës glaciale. Gjatë këtyre intervaleve, simulimet e këtyre modeleve klimatike tregojnë një ciklogjenezë të rritur në Mesdheun Perëndimor, vecanërisht gjatë vjeshtës.

Ciklogjeneza e shtuar ishte shumë më tepër shkak i temperaturave të ngrohta të siperfaqes së detit, të cilat çonin në sasi rreshjesh të rritura tepër të lartë mbi rajonin tokësor të Mesdheut Verior. Efekte të ngjashme mund të ndodhin në kohën tonë nga ngrohja globale e ndihmuar nga njeriu.

Parashikimet klimatike (IPCC) tregojnë një skenar të ardhshëm të paqëndrueshem për sa i përket ndryshimeve klimatike për këtë rajon, ndërsa gjetjet e reja në Liqenin e Ohrit të studimit tonë, do të ndihmojnë për të qënë të aftë të arrijmë në frenimin e të parandalojmë ndryshimet klimatike të së ardhmes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Në QYTETIN tim

FOTOT- Natyrë dhe art/ Kolonja “pushtohet” nga panelatat e piktorëve

Publikuar

-

Nga

cna lajm show

Këtë fundjavë Kolonja është “pushtuar” nga panelatat e piktorëve.

Më shumë se 40 artistë janë fotografuar duke pikturuar në zonat më të veçanta të kësaj treve, si Rehova, Borova etj.



Për më shumë ndiqni galerinë e mëposhtme./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: