Connect with Us

“Që ambasada amerikane të tolerojë këtë sikur kërcet pak”/ Të verbrit i ngatërrojnë të dhënat me person tjetër

Denoncim

“Që ambasada amerikane të tolerojë këtë sikur kërcet pak”/ Të verbrit i ngatërrojnë të dhënat me person tjetër

Publikuar

-

Emisioni “Stop” ishte këtë të enjte 1 kilometër larg Fierit, në fshatin Mbyet, pasi familja Hebeja ka një problem. Bledi Hebeja tregoi se është i verbër prej 30 vitesh dhe trajtohet me KEMP.

Por prej 8 muajsh nuk merr pagesën, pasi e ka bllokuar shërbimi social. I gjithë gabimi ka ardhur në vitin 2009, kur është paraqitur në zyrën e Gjendjes Civile dhe operatori i “Aleat”-it i ka dhënë të dhënat e një personi tjetër, që ka të njëjtin emër dhe mbiemër, pak a shumë një moshë dhe është nga fshati Hamilaj.

“Më kanë nxjerrë probleme me dokumentet e identitetit. Në Gjendjen Civile jam në rregull, por diku është përzier karta ime me kodin e kartës së dikujt tjetër. Unë jam 42 vjeç. Afërsisht edhe ai, nuk e di me saktësi”.

Por Bledi i dytë jeton në Amerikë, prej më shumë se 30 vitesh.

“30 vitet e fundit kam jetuar këtu. Ai jeton në Amerikë. Më ka pyetur policia kur u bë në vitin 2009, kaq. Kur mora kartën pastaj. Nuk e di kush e ka ngatërruar kartën. Më kanë ndërprerë pensionin derisa të sqarohet”.

LEXO EDHE:  Ky aplikacion ndan shumicën e të dhënave tuaja/ A e përdorni edhe ju?

“Që institucionet shqiptare bëjnë gabime ky nuk është lajm i ri për ne sepse i kemi trajtuar me dhjetëra herë. Por që ambasada amerikane të tolerojë këtë pasaktësi më duket sikur kërcet pak”, tha gazetarja e “Stop”.

Hebeja shprehet se adashi i tij nuk ia ka shfrytëzuar identitetin për të shkuar në Amerikë, pasi këtë ia ka konfirmuar policia.

Flamur Behari, përgjegjësi i Gjendjes Civile Portëz, tha se gabimi i operatorit që ka hedhur të dhënat gabim ka shkuar në prokurori.

“Operatori kur i ka lexuar të dhënat, kujdestari që ka qenë me të ka pranuar të dhënat që ka lexuar operatori. Ky problem doli në 2019. Pse ka ndodhur ngatërresa? Njëri është Bledi, njëri Bledar, kanë edhe të njëjtën ditëlindjen. Ky person i verbër ka marrë të dhënat e këtij. I janë dhënë. Kushdo që ia dha, ia dha të dhënat e tij. Drejtoria kërkoi sqarimin. Çështja duhej të shkonte patjetër në prokurori. Çështja ka mbetur në prokurori”, tha Behari./tvklan.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Denoncim

Dhuna seksuale ndaj fëmijëve/ Denoncimi i fortë i psikologes, çfarë ndodh në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Njerku abuzon me 14-vjeçaren në Durrës/ Dalin detajet tronditëse

Psikologia e njohur, Redina Sulstarova, ka bërë një denoncim të fortë lidhur me ngacmimet seksuale që ju ndodhin fëmijëve nëpër kurse të ndryshme private.

Në këtë kontekst ajo rrëfeu edhe një rast konkret në studion e emisionit “Quo Vadis”.



Ajo tregoi se si një vajzë e vogël në Tiranë që ndiqte një kurs noti, ishte prekur në pjesët intime nga profesori i saj i notit.

Një nënë e kishte çuar vajzën e vogël në kurs noti dhe profesori e kishte prekur në pjesën intime dhe më pas kishte tentuar ta puthë në qafë, një profesor me emër në Tiranë. Nëna ishte në mëdyshje a ta denonconte rastin apo jo. E vetmja zgjidhje që nëna kishte menduar ishte që të lidhej me një emision investigativ. Unë nuk e këshillova sepse nuk e quaj në asnjë lloj forme që të shoh një të mitur të ritraumatizuar në duart e abuzuesit, e vetmja zgjidhje është largimi nga këto kurse”,-tregoi psikologia.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Servisi nuk i rregullon makinën pronarit prej 3 vitesh, i shet pjesët e automjetit

Publikuar

-

Nga

Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar mbrëmjen e së hënës rastin e një qytetari në Lushnje, i cili prej 3 vitesh ka lënë makinën ‘Seat Toledo’ në servis pas një aksidenti dhe nuk po e merr dot akoma që prej vitit 2018.

Shkak, sipas tij, është bërë administratori i servisit, pasi i ka shitur pjesët e automjetit. Olsi Sulonjaku thotë se ka qenë në Greqi prej 3 vitesh dhe nuk kthehej dot për shkak të pandemisë dhe dokumenteve, por çështjen e makinës në Lushnje e ndiqte bashkëshortja e tij e cila jetonte aty.

Gjatë takimeve me administratorin e servisit, ky i fundit e zvarriste çështjen.

Olsi Sulonjaku: Kam pasur një aksident me makinë, kam dalë nga rruga, kam rënë. Në 28 Gusht 2018, ia kam çuar servisti makinën, tip Seat Toledo i 2002. Zotëria ka nga Gushti 2018 e deri më sot s’ma ka mbaruar makinën dhe ka shitur pjesë nga makina. Bëhet fjalë për servisin Andi, ndodhet në Saver. Këtu ndodhi aksidenti, nuk pata mundësi ta çoja në ndonjë servis të Tiranës a në ndonjë servis tjetër. Sa herë që vija, për makinën i jepja nga 100 Euro, nga 50 Euro, sa më gjendeshin në xhep. Për 10 ditë do ta mbaronte makinën nga momenti që do ta merrte në dorë. Dyer, parafango m’i kërkoi, vajta i bleva, pasqyrat, xhamin, vajta ia bleva. I ka montuar. Tani më ka humbur pasqyrat, më ka shitur katalitin, më kanë humbur edhe shumë pjesë të tjera të makinës. Kam qenë në emigrim, kam qenë në Greqi 3 vjet. Nuk mundeshim për shkak të pandemisë, jo puna, jo dokumentacioni dhe nuk mundesha të vija në Shqipëri. Bashkëshortja ime e ka ndjekur çështjen. E mori vesh që unë u ktheva nga Greqia, ma leu makinën, thjesht ma ka lyer dhe ma ka lënë pa kompletuar makinën.

Bashkëshortja e Olsit, tregon për gazetarin e Stop se çështjen e ka çuar në polici por asgjë nuk ndodhi dhe problemi nuk u zgjidh.

Yze SulonjakuJam interesuar unë këtu e 3 vite. Jam interesuar dhe në Komisariatin e Lushnjes. Nuk e kam marrë rrugëzgjidhjen që unë doja. Brenda afatit që u la nga Komisariati i Lushnjes që zotëria ta mbaronte makinën nuk ma ka mbaruar. Kaluan kohë më mbrapa, pas datës 28 Maj e deri tani kam vajtur lart e poshtë nëpër komisariate edhe atje nuk kam gjetur rrugëzgjidhje.

Andi, administratori i servisit, ka mbajtur kontakte me bashkëshortët dhe u ka premtuar se shërbimi do të mbaronte. Denoncuesit thonë, se ai i ka shitur pa leje pjesë të mjetit, dhe u ka dhënë të përdorin përkohësisht një automjet tjetër.

LEXO EDHE:  Dalin të dhënat/22 viktima gjatë korrikut, sa herë u përgjakën rrugët shqiptare

LEXO EDHE:  Vaksinat nga Kina dhe Rusia shpërndahen pa publikuar të dhënat e sigurisë

Administratori i servisit: Është hequr një pjesë. Ka kërkuar ajo, që ta heq dhe ka marrë lekët.

Denoncuesja: Të kam kërkuar unë ty, të shesësh kataliktin?

Administratori i servisit: Më ke thënë: “shite”!

Denoncuesja: Ti e shite pa dijeninë time.

Gazetari: Është në rregull?

Administratori i servisit: Do iki ta saldoj, t’i vë tubin, ku ka qenë katalikti dhe makina ka mbaruar.Kaq! Unë nuk kam punë më me makinën.

Gazetari: Po pse nuk po i dorëzohet?

Administratori i servisit: Të vijë ta marrë!



Gazetari: Është gati?

Denoncuesja: Po ku është gati? Nuk e sheh, se cfarë po thotë ai?

Administratori i servisit: Nuk do  vë unë kataliktin, që more ti lekët.

Denoncuesja: Pasqyrat!

Administratori i servisit: Pasqyrat! Shumë bukur! I ka gjetur Olsi, do t’i jap unë ato lekët e pasqyrave.

Denoncuesja: Makinën! Ma ke bërë zhgallë-zhgallë.Bojërat e të tjerave ia ke hedhur makinës sime.Të kam thënë, që makina do vejë në kontroll teknik për pjesët, që i ke shitur. Pa letra, nuk ka shance!

Administratori i servisit: Nuk do i paguaj unë letrat e makinës.

Gazetari: Po pse zgjati kaq?

Administratori i servisit: Po zgjati, se unë ika ca kohë.

Administratori i servisit: Merreni makinën e nxirreni jashtë! Për mua është e mbaruar.

Denoncuesja: Si? Për mua jo! Zgjidhja ime dhe jotja, turp i Zotit! Me mirëkuptim, ke vetë fëmijë, mbaro makinën, mbaro ato letrat, që më hyre në qafë dhe e mbyllim historinë bashkë!

Denoncuesi: Pasqyrat ku janë? Boja pse është kështu?

Gazetari: Kjo është makina?

Denoncuesja: Shikoje, se në çfarë gjendje!

Të ndodhura në kushte të tilla, denoncuesit bëjnë kallzim në polici dhe prokurori, por administratori i automjetit i kërcënon se do t’ua nxjerrë makinën në rrugë. /tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Skandali/ Kryetari i Gjykatës së Dibrës gjykoi një vendim të formës së prerë nga Gjykata e Lartë!

Publikuar

-

Nga

Fiks Fare denoncoi një skandal në Gjykatën e Dibrës, ku kreu i kësaj gjykate, Edan Veçani, ka gjykuar një vendim në shkallën e parë që ishte i formës së prerë nga Gjykata e Lartë. Sipas dokumenteve që disponon emisioni investigativ, z.Veçani lëshoi një urdhër ekzekutimi për një vendim të 2004-ës të ish-gjykatës së Bulqizës, që ishte ndryshuar nga Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartë.

Në redaksinë e Fiks Fare u ankua z.Sherif Duriçi, i cili thotë se familja e tij ka trashëguar një truall të trashëguar në Bulqizë. Ndërkohë, konflikti është për një dyqan, i cili i është dhënë me privatizim ish punonjëses së këtij dyqani. Z.Duriçi thotë se në vitin 2004 ish Gjykata e Bulqizës, e cila më pas u shkri dhe u transferua në Gjykatën e Dibrës, i dha të drejtë familjes së tij. Nga kjo gjykatë ai mori një vendim me një shënim nga mbrapa nga kancelari që “ishte i firmës së prerë”, nuk ishte apeluar.

Në vitin 2014, kërkoi nga Gjykata e Dibrës lëshimin e një urdhri ekzekutimi të këtij vendimi. Gjyqtari Edvan Veçani vendosi të pranojë kërkesën. Në vendim thuhet se “kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim”. Këtë vendim e çoi të përmbarimi. Filluan procedurat, por në vitin 2017 një tjetër gjyqtar i Gjykatës së Dibrës vendosi që të rrëzonte vendimin e Veçanit! Sipas qytetarit, janë bërë shumë vendime të dyshimta.

Pas kësaj ankese, gazetarët e Fiks Fare shkuan në Zyrën e Përmbarimit në Dibër. Dosjen e ka pasur kryetari i kësaj zyre. E pyesim përse janë dy vendime, cilin do të zbatojë, urdhrin e ekzekutimit të 2014-ës apo vendimin e 2017-ës?! Na tregon një detaj, sipas së cilit, edhe vendimi i 2004-ës i Gjykatës së Bulqizës nuk është i formës së prerë! Por, është apeluar madje ka shkuar edhe në Gjykatën e Lartë. E pyesim nëse është në dosjen e përmbarimit, ndërsa pas kërkimeve nuk e gjen.

LEXO EDHE:  Statistikat/ Shqipëria me vdekshmërinë më të lartë foshnjore në Rajon dhe Europë

LEXO EDHE:  Kamera e fshehtë/ 50 mijë Lekë për një dhomë konvikti në Qytetin Studenti



Ai urdhëron një punonjëse që të shkojë në Gjykatën e Dibrës, e cila vjen pas disa minutash, me vendimin e 2004-ës të Gjykatës së Bulqizës. Por, kësaj here nuk ka shënimin “i formës së prerë”, por “i ndryshuar nga Gjykata e Apelit Tiranë”. Madje, në faqen e fundit të vendimit thuhet se vendimi i Apelit është lënë në fuqi nga Gjykata e Lartë! Por, si ka mundësi që gjykata nxori urdhër ekzekutimi me një vendim që nuk ishte i formës së prerë? Përmbaruesi na thotë se kjo i takon gjykatës dhe se ai po priste të mbaronin të gjitha vendimet për ta ekzekutuar.

Fiks Fare shkon në Gjykatën e Dibrës, për të pyetur se si u lëshuan vendimet e shkallës së parë që gjykonin njëra-tjetrën. Kancelari i kësaj gjykate thotë se urdhri i ekzekutimit i lëshuar në vitin 2014 nga gjyqtari Veçani është marrë duke u bazuar nga dokumentet që i ka servirur qytetari. Ky i fundit, sipas kancelarit, i kishte servirur një vendim të 2004-ës të Gjykatës së Bulqizës, ku në fund shkruhej se “vendimi ishte i formës së prerë”. Kancelari shfletoi dokumentet në dosje dhe thotë se është edhe një dosje tjetër, ku ky vendim i Bulqizës është apeluar, madje ka shkuar në Gjykatën e Lartë, ku dhe është ndryshuar.

Fiksi i bën të njëjta pyetje edhe kancelarit: Përse nuk e verifikoi z.Veçani? Ndërkohë, kancelari thotë se në 2014-ën ka qenë ai kancelar, por në dosje nuk ka asnjë kërkesë nga gjyqtari Edvan Veçani për të verifikuar nëse ka qenë apo jo i formës së prerë. Sipas kancelarit, një vendim i tillë i takon vetëm trupit gjykues./tch

LEXO TE PLOTE