Connect with Us

“Policia e ka imazhin përtokë”/ Spahiu: Figurat e krimit kanë më shumë autoritet

Aktualitet

“Policia e ka imazhin përtokë”/ Spahiu: Figurat e krimit kanë më shumë autoritet

Publikuar

-

cna lajme aktuale

Analisti Kreshnik Spahiu ka komentuar dorëheqjen e Ardi Veliut nga posti i drejtorit të  Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

I ftuar në emisionin “Open”, Spahiu ka deklaruar se imazhi i policisë së shtetit ka rënë përtokë, ndërsa figurat e krimit janë ato që kanë më shumë autoritet.

“I emërojnë dhe shkarkojnë njerëzit jo kur është nevoja, por kur e kanë çelësin vetë që i heqin dhe i venë vetë. Ky është një sektor që ka një imazh përtokë. Në raport me krimin e organizuar, figurat e krimit kanë më autoritet se policia në Shqipëri. 

LEXO EDHE:  Publikoi skandalin e makinës luksoze/ Gazetari sfidon publikisht Sandër Lleshajn

Dikush që ka një hall në fshat apo qytet e ka më të thjeshtë t’i bëj një telefonatë më të fortit, sesa Ardi Veliut. Numrin e Ardi Veliut as unë se kam në telefon”, ka thënë ai./ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Boll më me iluzione”/ Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar numëron “bëmat” e Bashës, mesazhi për demokratët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri ka numëruar disa nga “bëmat” e kreut në detyrë të PD, Lulzim Basha, që kanë çuar në dështime të njëpasnjëshme.

Në një postim në rrjetet sociale, ai iu drejtohet edhe atyre që kanë mbështetur Bashën, ku shkruan se “Të gjithë këta në 9 shtator “u zgjuan” si me magji nga “ëndrra e keqe”!

Po ashtu, Kulluri iu drejton një mesazh demokratëve, ndërsa shkruan se duhet një PD e vërtetë, dhe fituese.

Prandaj, thekson Kulluri, edhe ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike.

Na thanë “të shitur”! Na censuruan në mediat e opozitës! E quajten statutin demokratizues të 2018 si “të parakohshëm”! Kur folëm për një PD konservatore uronin Bidenin të parët! Kur u bënë listat e turpit në 2017 folën me gjysëm zëri dhe pastaj hynë në rreshtin e Lul Bashes!

Kur thamë se nuk vihet në pushtet duke përcare partinë thanë “po e bëjnë për arsye personale”! Lanë bashkitë në duart e PS por na akuzonin “pse nuk dilnim në protesta”, megjithëse ne të parët ishim aty!



LEXO EDHE:  Prej 5 muajsh në kërkim/ Arrestohen të rinjtë, emrat

LEXO EDHE:  “Furtunë” në radhët e policisë/24 të larguar nga detyra për ryshfet

Futi njerëzit të votonin kundër njëri-tjetrit për kandidatët për deputetë, por ndërkohë shtyheshin për një vend në listë!

Vodhi zgjedhjet për kryetar partie por “nuk pati problem”! Përjashtoi 28 mijë demokratë nga e drejta e votës, por vetë u bënin presion strukturave për të votuar një humbës serial!

Të gjithë këta në 9 shtator “u zgjuan” si me magji nga “ëndrra e keqe”!

Nuk është se nuk e dinin apo nuk kuptonin se si u shkatërrua Partia Demokratike nga Lulzim Basha! Thjeshtë bashkëpunuan aktivisht apo në heshtje! Tani bëjnë heroin, duke ndjekur “revolucionin demokratik” a thua se mezi kishin pritur!

Prandaj kam shpallur kandidaturën për kryetar të PDSH për ti thënë “boll më me iluzione”!

Duhet një PD e vërtetë që të jetë fituese!”-shkruan Edvin Kulluri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

E zhgënjyer nga roli i saj/ Këshilltarja e zv. presidentes së SHBA Kamala Harris, jep dorëheqjen

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Symone Sanders, një këshilltare dhe zëdhënëse e zëvendës Presidentes së SHBA, Kamala Harris, do të japë dorëheqjen nga posti, në fund të vitit.

Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për shtyp nga Shtëpia e Bardhë, raporton CNN.



Mësohet se ajo që ka ndikuar në këtë vendim të dorëheqjes janë sërë thashethemesh rreth zhgënjimit të rëndë në ekipin e zëvendëspresidentit për rolin në hije të Harris në administratë deri më tani.

LEXO EDHE:  Nga Astrit PATOZI/ T’I JAPIM POLICIT, ATË QË I TAKON POLICIT

LEXO EDHE:  Prej 5 muajsh në kërkim/ Arrestohen të rinjtë, emrat

Gjithashtu CNN, raporton se Kamala Harris, zëvënëspresidentja mund të jetë vetëm një vit larg nisjes së një fushate presidenciale të saj, duke pasur parasysh dyshimet në të gjithë botën politike se Biden do të kalojë në të vërtetë me një ofertë për rizgjedhje në vitin 2024, diçka që ai është zotuar ta bëjë publikisht dhe privatisht./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nesër “Foltorja” e radhës në Bilisht/ Berisha ftesë demokratëve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-kryeministri Sali Berisha pritet që nesër të zhvillojë “Foltoren” e radhës me demokratët në Bilisht.

Mësohet se takimi do të mbahet në orën 16:30 ne Qendren e Kulturës të qytetit të Bilishtit.

Berisha I ka drejtuar një mesazh të gjithë demokratëve të marrin pjesë në “Foltore”, pasi sikurse e cilëson ai, vetëm të bashkuar mund të fitojnë.

LEXO EDHE:  Lleshaj i kthehet Metës për ligjin e Vettingut në polici/ Është për të ardhur keq

LEXO EDHE:  Lleshaj i kthehet Metës për ligjin e Vettingut në polici/ Është për të ardhur keq



Nesër ditën e premte me datën 3 dhjetor në ora 16:30 ne Qendren e Kulturës të qytetit të Bilishtit do mbahet “Foltorja: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”.

Ftoj të gjithë demokratet dhe demokratët e Devollit të marrin pjesë. Vetëm të bashkuar fitojmë!”-thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE